Maqedonia duhet t’i kërkoj falje El-Masrit deri në mars të vitit 2018

Monitorim të gjykatave nga ana e OJQ-ve. Foto: Vërtetmatësi.

Republika e Maqedonisë rrezikon dënimin nga Këshilli i Evropës nëse deri në mars të këtij viti nuk i kërkon fjale shtetasit gjerman me prejardhje libaneze, Kalid El-Masri.

 

Republika e Maqedonisë  rrezikon dënimin nga Këshilli i Evropës nëse deri në mars të këtij viti nuk i kërkon fjale shtetasit gjerman me prejardhje libaneze, Kalid El-Masri.

Kjo u tha në konferencën e sotme për shtyp në raportin e dytë monitorues për reforma në gjyqësor të cilin e mbajnë përfaqësuesit e tre orgnizatave joqeveritare të cilat e realizojnë projektin “Aksion i përbashkët për reforma urgjente në gjyqësor”.

Angella Shumkovska nga shoqata e juristëve te rinj qartësoi se vendimi i Gjykatës për të drejtat e njeriut ne Strasburg, në rastin El-Masri kundër Maqedonisë, është dërguar që nga viti 2012 dhe se ende nuk është ekzekutuar.

Masri ka qenë i arrestuar ne kufirin Tabanovcë nën dyshimin se është terrorist i Al Kaedës me 31 dhjetor të vitit 2004. Pas 23 ditë marrjeje në pyetje në një hotel te Shkupit, forcat e sigurisë ia dorëzojnë Masrin CIA-s, agjentët e të cilës e dërgojnë në Afganistan. Atje është  torturuar për pesë muaj rresht, deri sa agjentët e CIA-s kanë konstatuar se bëhet fjalë për njeri të gabuar. Masri më pas është transferuar në Shqipëri dhe prej ku edhe është liruar.

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës duke parë zbatimin e vendimeve gjyqësore të gjykatës për liritë dhe të drejtat e njeriut në dhjetor të vitit 2017, konstaton se deri ne mars te vitit 2018, shteti është i obliguar zyrtarisht t’i kërkojë falje El-Masrit. Në të njëjtën mbledhje të Këshillit të Ministrave është dhënë urdhër për përgatitjen e drafti-rezolutës kohore e cila u miratuar nga ana e ministrave të Këshillit të Evropës në mbledhjen e qershor, nëse Maqedonia nuk i përmbush detyrimet.

Shumkovska tha se në vendin tonë përgjithësisht ka probleme me ndërgjegjësimin publik te përgjegjësive në institucionet përkatëse për zbatimin e vendimeve të gjykatës së Strasburgut, por edhe përgjithësisht krijohen raste te klonuara, gjegjësisht të njëjtat shkelje të të drejtave ose të ngjashme, të cilat janë te garantuara dipsd KEDN.

Në periudhën e vëzhgimit nga tetori deri në dhjetor të 2017 janë dhënë edhe dy vendime nga gjykata evropiane për të drejtat e njeriut, e ato janë, Kryepeshkopata Ortodokse e Ohrit kundër RM dhe Kitanovski dhe të tjerë kundër RM. Nga ana tjetër Komiteti i Ministrave deri te i cili janë dorëzuar dy plane aksionare nga ana e RM-së (i përgatit Zyra për Avokimit e cila ka masa të përgjithshme dhe individuale që RM mendon ti merr sipas lëndëve) momentalisht në raport nën vëzhgim të rreptë janë lëndët e El-Masri dhe Hajrullahut kundër RM-së.

 

MBETET PROBLEMI GJYKIMIT NË AFAT TË ARSYESHËM

Sa i përket gjatësisë së dosjes të lëndëve gjyqësore me fokus “lëndë të vjetra” monitorimi nga shoqata tregon se Gjykata Themelore në Gostivar ka rritur numrin e kontesteve të pazgjidhura të vjetra prej  7 deri në 10 për 79 më shumë se sa në 3 mujorin e kaluar, derisa gjykatën penale dhe civile në Shkup numri i këtyre lëndëve është zvogëluar.

Në gjykatën e Kumanovës është zmadhuar për 6 lënde, kurse ne gjykatën e Manastirit ka vetëm një lëndë.

Megjithatë prej monitoringut del se mbetet i lartë numri i lëndëve të cilat nuk janë zgjidhur në periudhën prej 3-7 viteve në të gjitha gjykatat të cilat kanë qenë të mbikëqyrura.

 

VENDIMET GJYQËSORE NUK PUBLIKOHEN NË KOHË

Duke monitoruar publikimet e vendimeve gjyqësore, Instituti per Politika Evropiane (IPE) ka konstatuar se trendi negativ vazhdon edhe me vendosjen e të vetmit portal të gjykatës sud.mk.

Ne periudhën vëzhguese prej tetorit deri në dhjetor, më shumë gjykime ka shpallur Gjykata Administrative, pastaj Gjykata Civile në Shkup, kurse ajo penale ka shpallur vetëm 18 vendime gjyqësore. IPE duke treguar detyrimet prej Rregullores së gjykatës, në pajtime me Ligjin për menaxhimin me lëvizjen e lëndëve në gjykata, në momentin kur një punëtor i gjykatës merr të dhëna se vendimi i gjykatës është u dorëzuar palëve, në afat prej dy ditësh duhet të publikohet te portali i gjykatës.

Në të njëjtën kohë IPE konstaton se portali nuk është i përfunduar i tëri, sepse me klikimin e shumë linqeve arrihet deri në një procedurë më të komplikuar për kërkim, me çka nuk është përmbushur strategjia për funksionim të plotës të bazës gjyqësore.

KËSHILLI GJYQËSOR ME MËNYRË TË RE PËR ZGJEDHJEN E GJYKATËSVE

Instituti për të Drejtat e Njeriut, ka konstatuar se në periudhën e monitorimit ka trend në përmirësimin në aspektin e transparencës në Këshillin Gjyqësor, Këshilli për vërtetimin e fakteve, i cili në ndërkohë është shfuqizuar dhe Këshillit për Prokuror Publik.

Përkrah kësaj Këshilli Gjyqësor për herë të parë është konstatuar edhe ndryshimi i mënyrës së zgjedhjes së kryetarit të gjykatave dhe të gjykatësve nëpër gjykata më të larta me çka vëmendja më e madhe kthehet te vlerësimi cilësor. Konkretisht, është e braktisur praktika që të zgjedhet kandidati i cili ka fituar pikë, por për herë të parë emërohet dhe dispozitat prej nenit 41 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor që është miratuar ne vitin 2006, por deri më tani nuk janë emëruar dhe nuk bazohen në pikët.

Në ndërkohë është konstatuar, se nuk është kryer zgjedhja e anëtarëve të rinj në Këshillin Gjyqësor prej juristëve të shquar, as edhe nga gjykatësit aktual.

Në lidhje me Këshillin për Prokurorë Publik është konstatuar rritja e transparencës, edhe pse seancat e Këshillit sipas ligjit nuk janë të hapura për opinion edhe pse ueb-faqja e tyre rrallë azhurnohet, arsyeja ka qenë se nuk kanë inxhinier të informatikës.

Instituti për të Drejtat e Njeriut konstaton se në periudhën mbikëqyrëse është miratuar Strategjia për reformimin e gjyqësorit nga ana e Qeverisë, ndërsa nga ana e Ministrit të Drejtësisë është kryer kontroll dhe janë konstatuar parregullsi në punën me sistemin ACCMI për ndarjen elektronik  të lëndëve gjyqësore. (Vërtetmatësi)

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.