LSDM premtoi që banesat sociale do të jepen vetëm për shfrytëzim, edhe pse kjo tashmë është e rregulluar me ligj

PREMTIM: Do të propozojmë ndryshime ligjore me qëllim të vendosjes së të drejtës për shfrytëzim të banesave sociale dhe jo të pronësisë. Banesat sociale do të rriten në banesa kolektive të cilat do të menaxhohet nga vetëqeverisja lokale. Të drejtë për shfrytëzim do të kenë qytetarët të cilët në sistemin e mbrojtjes sociale dhe qytetarë me të ardhura të ulëta, si dhe shoqëri të reja të partneritetit dhe persona me pengesa të cilët nuk zotërojnë asnjë pronë. 

[Burimi: LSDM –Plani për jetë në Maqedoni, faqe 54 – data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

LSDM premtoi se me ndryshimet ligjore do të mundësojë banesa sociale të cilat do të jepen për shfrytëzim, pa mundësi të pronësisë, edhe pse një vendim i tillë ekziston në ndryshimet e Ligjit për strehim, i cili ishte në fuqi në kohën kur socialdemokratët e dhanë këtë premtim. Duke marr parasysh këtë, këtë premtim zgjedhor të LSDM-së e vlerësojmë si jokonsekuent. 

Përndryshe, sipas planit të LSDM-së, duhej të ndryshonte edhe roli i komunave në menaxhimin e ndërtesave sociale, por kjo nuk u realizua. Gjëja e vetme që arriti të realizojë qeveria për këto dy vjet e gjysmë të mandatit është të ndërtojë disa ndërtesa të planifikuar, të destinuara për qytetarët të rrezikuar social.

Premtimi i LSDM-së është vendosur në faqen 54 të Planit për jetë në Maqedoni, ndërsa Qeveria e përfshiu në Programin e vet për punë për periudhën 2017-2020 (faqe 10), në pjesën për politikë sociale. Për realizimin e tij, qeveria duhej të bëj ndryshime të Ligjit për strehim, në pjesën e strehimit jofitimprurës, kur rregullohet edhe çështja për blerje të banesës në pronësi shoqërore. Deri më tani (04.03.2020) nuk ka informacion se Ministria për Transport dhe Lidhje ka përgatitur ndryshime të Ligjit për strehim ku edhe përfshihet edhe ky premtim. Në procedurë kuvendare, deri në shpërbërjen e Kuvendin, kishte ligj për ndryshime të Ligjit për strehim, të cilët miratohet me miratim të Ligjit për shkelje dhe ndryshime në pjesën e menaxhimit me banesat.

Megjithatë, çështja e shfrytëzimit të banesave sociale dhe pamundësia e blerjes së tyre nga ana e shfrytëzuesit është zgjedhur me ndryshimet dhe plotësimin e Ligjit për strehim nga viti 2011 dhe ndryshime të Ligjit në vitet e radhës 2012, 2013, 2014 dhe 2016, ku është rregulluar çështja e shitjes së banesave në pronësi të shteti. Ashtu, në nenin 42 të ligjit për ndryshime të Ligjit për strehim të publikuar në “Gazetën zyrtare nr. 36/2011) shihet se nuk mund të shiten banesat:

    • në objekt të karakterit kohor, i cili nuk i përmbahet planit urbanistik,
    • në objekt të shpronësuar,
    • objekt për strehim social;
    • në objekt të përfshirë në Ligjin për denacionalizim,
    • dhënë për shfrytëzim në pajtim me Rregulloren për mënyrën, kushtet dhe procedurën për dhënie me qira të banesave në pronësi të Republikës së Maqedonisë dhe
    • dhoma në objekte të cilat nuk vlerësohen si banesa, në kuptimin e këtij ligji.

Në nenin 145 të ndryshimeve të Ligjit për strehim të publikuar në Gazetën zyrtare numër 38 me 15.03.2012, shtohet paragraf i veçantë i nenit 42, i cili thotë: “(2) Me përjashtim të neni (1) alinea e 5 të këtij neni lëndë për shitje mund të jenë banesat për të cilat në aktin për ndarje dhe/ose në marrëveshje për qira është vërtetuar e drejta për blerje, thuhet në nenin 145.

Sipas këtyre ndryshimeve, blerja, gjegjësisht shitja e banesave sociale nuk është e lejuar, që do të thotë se ato mund vetëm të jepen për shfrytëzim. LSDM anashkaloi këto ndryshim kur u zotua që me ndryshimet ligjore do të miratojë të drejtën për shfrytëzim, dhe jo për pronësim të banesave sociale.

Qeveria, përsëri, caktoi disa kategori të reja të qytetarëve të rrezikuar social të cilët mund të aplikojnë në shpalljet për dhënien e banesave social. Ky vendim është rregulluar me Ligjin për mbrojte sociale, të miratuar në maj të vitit 2019, ndërsa filloi të zbatohet me shpalljen e dytë për ndarje të banesave sociale në Strumicë deri në fund të shkurtit të këtij viti. Sipas kësaj shpallje, për banesë sociale mund të aplikojnë:

    • Fëmijët pa prindër ose kujdes prindëror – persona mbi 18 vjet të cilët deri në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare kanë qenë nën përkujdes të institucioneve ose formave të tjera për kujdes të fëmijëve pa prindër;
    • shfrytëzuesit e të drejtës së ndihmës minimale të garantuar;
    • Persona të prekur nga pakënaqësitë elementare-natyrore pa dallim të statusit ligjor në vendbanimet e tyre ekzistuese (primare).
    • Persona me pengesa në zhvillim dhe familje me persona me pengesa në zhvillim.
    • Persona të bashkësisë së rrezikuar sociale rome (në pajtim me “Strategjinë për romët në Republikën e Maqedonisë”)
    • Prindër të vetëm me fëmijë të mitur.

Gjatë mandatit, Qeveria propozoi realizim të planit për ndërtim të banesave sociale të vitit 2009. Kjo vetëm se vërtetohet edhe nga informacionet e publikuara në mediume, por edhe në Programin qeveritare për ndërtimin, shitjen dhe mirëmbajtjen e hapësirës në pronësi të Republikës së Maqedonisë të vitit 2019 të cilin e zbaton Shoqëria aksionare për ndërtimin dhe drejtim me hapësirat banesore dhe me hapësirat biznesore me rëndësi në Republikë (SAHBB)

Sipas kësaj, në vitin 2019 duhej të ndërtohen 10 objekte me 722 banesa edhe atë: një objekt në Pehçevë me 34 banesa, një objekt në Vinicë me 36 banesa, një objekt në Shën Nikollë (Sveti Nikollë) me 48 banesa, një në Shkup – Komuna e Butelit me 312 banesa, një në Probishtim me 48 banesa, një objekt në Negotinë me 62 banesa, një objekt në Saraj me 58 banesa, një objekt në Dibër me 46 banesa dhe një objekt në Veles me 29 banesa. 161 banesat e mbetura në Shuto Orizari, Kumanovë dhe Tetovë do të duhet të realizohen në periudhën 2020-2021.

U njoftua edhe revizioni i ndarjes së banesave sociale nga qeveria e mëparshme, por raporte që kjo është bërë nga ana e institucioneve nuk mund të gjendet. Nuk ka as informacione për një gjë të tillë në mediume.

Duke pasur parasysh këtë argumentin, në veçanti faktin se LSDM në periudhën parazgjedhore në vitin 2016 premtoi “ndryshim me qëllim të zbatimit të të drejtës së shfrytëzimit të banesave sociale, dhe jo të pronësimit”, dhe përkrah asaj se këto ndryshime ligjore ekistojnë, sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit” premtimin e vlerësojmë si jokonsekuent. 

BURIME:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.