Ky artikull tregon se çka është sajesë klasike
[Recension i artikullit “Skandal i ri: Zaevi, Rilkovski dhe Duma në takim të fshehtë”]
Në kuadër të luftës aktuale dhe të hapur propagandistike ndërmjet partive të mëdha, e cila në pjesën më të madhe të mediave i ngjan “praktikës së përgjithshme”, madje edhe diçka si rutinë dhe gjimnastikë e mëngjesit, dallohet edhe ky artikull ku thuhet se udhëheqësia e opozitës ka pasur takim të fshehtë me anëtarët e KSHZ-së. Nuk tregohet e gjithë lista e pjesëmarrësve, vendi i takimit të fshehtë, kohëzgjatja e tij. Edhe pse në mbititull është vonë fjala “foto”, që do të thotë se para vetes kemi foto-lajm, teksti dalëngadalë shndërrohet në koment që e tejkalon shkakun e vizitës së fotoreporterit në kafenenë e fshehtë.
Përndryshe, u pa menjëherë pas kësaj, se shkaku i këtij artikulli është trilluar krejtësisht, ndërsa fotografia është e vjetër!
Linku deri te artikulli origjinal: “Skandal i ri: Zaevi, Rilkovski dhe Duma në takim të fshehtë
Data dhe koha e publikimit: 03-03-2015, 13:19
Data e recensionit: 09.03. 2015 13:55
Recensues: Ljubomir Kostovski
Skandal i ri, takim i fshehtë ndërmjet liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, kryetarit të KQZ-së, Nikolla Rilkovski dhe anëtares së KSHZ-së, Violeta Duma. Dje mbrëma, ata në periferi të Shkupit mbajtën takim në një kafene. Pas takimit të këtillë, bien në ujë deklaratat e LSDM-së se angazhohen deklarativisht për departizim. Ata e dëhmojnë të kundërtën me takimet e këtilla, se partizojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe se lideri i LSDM-së është ai që u jep atyre udhëzime dhe instruksione”.
Teksti është publikuar në ditën kur duheshte të mbahet nbledhja e KSHZ-së me rastin e elementeve nga bisedat e publikuara telefonike (të ashtuquajturat bomba të Zaevit), që kanë të bëjnë me shkelje e vrazhda të ligjit në një pjesë të zgjedhjeve. Mbledhja pastaj është anuluar, për shkak se në mbrëmjen e 10 marsit u zbardhën detaje të reja që ishin të rëndësishme për shqyrtuar paqëndrueshmërinë e rezultatave zgjedhore në Maqedoni dhe ekzistimin e, de fakto, pushtetit legjitim. Madje, spekulohet se “pas takimit të mbrëmshëm, kryetari i KSHZ-së, Rilkovski e anuloi mbledhjen e paralajmëruar për sot të KSHZ-së, me siguri duke luajtur sipas muzikës të ciën e luan Zaevi. Komentet në rrjetet sociale ku qarkullojnë fotografi nga ky takim flasin se pikërisht ky është kulmi i dyfytyrësisë së Zoran Zaevit”.
Në rrjetet sociale vërtet kishte shumë reagime, mirëpo në kahje të kundërt, se bëhet fjalë për manipulim klasik – një fotografi e vjetër paraqitet me “datë të freskuar”. Për këtë më gjerësisht është shkruar këtu. Në artikull konfirmohet gënjeshtra, ndërsa takimi është mbajtur në vit kur nuk ka pasur zgjedhje dhe kur nuk ka mundur të bëhet presion për asgjë. Në fakt, të pranishimit Duma dhe Rilkovski janë anëtarë të LSDM-së dhe nuk ka asgjë të keqe në atë se vitin e kaluar janë ulur diku për të bërë muhabet.
“Montimi” i këtillë i rrjeshëm (kjo quhet sajesë klasike, procedurë të cilën pushteti, përndryshe ia përshkruan opozitës), pastaj shfrytëzohet për shndërrimin e foto-lajmit të pretenduar në koment të poshtër për atë se LSDM-ja “flet një gjë, ndërsa bën diçka tjetër”, që pastaj është vetëm hapje e ndonjë kapixhiku për një lepezë të gjerë temash – kalohet në tezën se LSDM-ja ka ndarë mish të prishur gjatë zgjedhjeve (që nuk ka lidhje me titullin dhe temën), pastaj përmendet llokumi dhe kafja si “ryshfet” dhe çkamos, deri te ajo se si LSDM-ja ka liruar nga burgu njerëz të dhunshëm dhe shkohet prapa deri në vitin 2005… Kjo është vetëm edhe një dëshmi se deri ku bie gazetaria e dirigjuar.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari