Kundërspin: Vendimi i Gjykatës së Lartë në të mirë të mosndëshkimit

Jovo Vangellovski. Foto: META

 

 Mendimi ligjor i  Gjykatës së Lartë për PSP-në, i cili ndikon edhe mbi PSP-në, edhe mbi prokurorinë e rregullt, dhe gjykatat më të ulëta, sigurisht se ndikon në parimin e ndëshkueshmërisë, që në Maqedoni është në deficit. Kjo është kështu, madje edhe pa marr parasysh vendimin e PSP-së dhe PTH-së që procedurat të vazhdojnë “në pajtim me procesverbalet ligjore pozitive”, sepse, në fund, të gjithë lëndët do të përfundojnë para gjykatës së Lartë. 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Jovo Vangelovski, kryetar i Gjykatës së lartë, duke komentuar vendimin e gjykatës në lidhje me PSP, shprehu pretendimin në vazhdim të cilin e vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruara, gjegjësisht spin:

Spin: Parimi i ndëshkimit dhe mosndëshkimi nuk ndikohet as një fije me një mendim të tillë ligjor, sepse për të gjithë veprat e kryera penale ekziston prokurori e rregullt me mandat të përhershëm, me të gjithë autorizimet të udhëheq të gjithë procedurat e mundshme. Ata janë përgjegjës që të veprojnë për gjithçka që është kryer si krim, dallimi i vetëm është në atë se prokuroria e rregullt nuk mund t’i propozojë “bombat” si fakt. Sipas bindjes sime personale, as PSP nuk mund t’i propozojë si dëshmi për shkak se sipas definicionit janë të siguruara në mënyrë të paligjshme. 

[Burimi: Nezavisen – Vangellovski dhe gjykimet e Janev-ësë – data: 31.01.2019]

 

Kundërspin: Edhe përkrah dilemave të mëdha të gjykatës së Lartë se ka të drejtë ligjore të mbajë qëndrime të përgjithshme të cilët de fakto janë interpretim i ligjeve, kryetari i Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski, pretendon se vendimin që kanë marr për mandatin e PSP pas 30 qershorit të vitit 2017, aspak nuk ndikon në parimin e ndëshkueshmërisë dhe mos ndëshkueshmërisë në vend, gjë që është e vërtetë e shtrembëruar ose spin.

Bëhet fjalë për vendimin e Gjykatës së Lartë që të merr vendim në seancën e përgjithshme të mbajtur me 30 janar, pas iniciativës së dy avokatëve.

Një deklaratë e tillë e Vangellovskit është e vërtetë e shtrembuar, për atë se shumë hetime bien në ujë dhe do të duhet gjithçka të fillojë prej fillimi. Edhe nëse merret parasysh komunikata e sotme e Prokurorisë Publike në të cilën thuhet se prokurori kryesor Ljubomir Jovevski dhe prokurorja speciale Katica Janeva kanë konstatuar se qasja ndaj këtyre lëndëve do të vazhdojë në pajtim me rregullat pozitive ligjore. Sepse, pranimi i rregullave ligjore janë edhe ato për të cilët diskutoi Gjykata e Lartë dhe mori vendimin të cilin e mori. Edhe sikur të vazhdojnë procedurat e Gjykatës së Lartë Shkup 1, kur do të merr vendim, ai vendim ndoshta që në gjykatën e Apelit do të bie, ndërsa ne Gjykatën e Lartë sigurisht se do të bie, sepse pikëpamjet e përgjithshme të Gjykatës së Lartë janë të detyrueshme për vendim që i marrin gjykatësit në këtë gjykatë. Gjë që përsëri çon drejtë mondëshkueshmërisë.

Tani, sipas interpretimeve dominante, lëndët janë në fazë të hetimeve, prej të cilëve sipas deklaratës së prokurores speciale në pjesën më të madh janë përgatitur aq mirë gjë që mund të vlerësohet se janë në nivel të aktit të prokurorisë, duhet të kthehen në gjykatën e rregullt, konkretisht në Prokurorinë për ndjekje penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Por, së pari, materialet e përgjuara në procedurën e mëtejme nuk mund të shfrytëzohet, gjë që e vërteton edhe vet Vangellovski, edhe pse ka mendime të ndryshime ligjore, siç është ai i prokurores Vilma Ruskoska.

Së dyti, pjesa më e madhe e lëndëve janë në fazën e hetimeve. Përderisa zgjat transferimi, nëse vjen deri aty, mund të vjetrohen, gjë të cilën e thekson edhe profesori në Fakultetin Juridik pranë UKIM, Gordan Kalajxhiev, në diskutim me akademinë maqedonase për shkenca dhe arte të organizuar për pozicion e mëtejshëm të PSP-së:

 Ajo që PSP i mori lëndë të cilët filloi t’i punojë rregullisht, dhe i ka vendosur në sirtar, ka qenë problem që prokurori i ri t’i nxjerr prej sirtari dhe ato lëndë të fillojnë të punohen. Nëse nuk i merr PSP. Tani vim në situatën PSP me atë që i mori, praktikisht do t’i vjetrojë. A është kjo me qëllim ose jo, do të spekulonim. (burimi: Sakam da kazham)

Por, nuk është vetëm vjetrimi. Siç thotë avokati i cili mori iniciativën Elenko Milanov, nuk është vetëm ky transferimi, dhe përkrah asaj, faktet e mbledhura në një hetim të tillë nuk do të kenë vlerë, sepse kanë qenë të siguruara pas afatit të 30 qershorit të vitit 2017, me urdhër ose jo të organit të autorizuar për realizimin e hetimeve – PSP. Pretendimet e qarta të Milanov mund t’i shihni këtu, rreth minutës 1.30 prej fillimit të videos.

ОPrej personit të njëjtë opinioni mori edhe një konstatim – se përfitim më të madh me këtë vendimin të gjykatës së lartë momentalisht do të ketë “Imperia”, përkatësisht personat e dyshuar Jordan Kamçev  dhe Sasho Mijallkov. Kjo mund të shihet në raportin e ngjarjeve të lajmeve në TV 24, mes minutës 34 dhe 35 të Dnevnik (Ditari).

Mendimet e këtilla, se vendimi i Gjykatës së Lartë do të reflektojë ndëshkimin, gjegjësisht mosndëshkimin si parim – shumë herë është theksuar si vërejtje për funksionimin e shtetit ligjor në Maqedoni – ka shumë dhe mjafton që të hapen titujt nëpër mediume rreth kësaj teme, të cilët mund të gjenden në përmbledhësin e lajmeve Tajm.mk

Sipas asaj që u tha më lartë, është shumë e qartë se vendimi i Gjykatës së Lartë për PSP si dhe ato se si do të ketë lidhje me zbatimin e parimit të ndëshkimit në Republikën e Maqedonisë, pa marr parasysh pretendimet e Vangellovskit. Për këtë, një pretendim i tillë mund të vlerësohet si e vërtetë e shtrembëruara, gjegjësisht spin, me të cilin dezinformojnë opinionin.

Por, që të mos mbetet e pambështetur fjalia e partë e kundërspinit, rreth dilemave nëse Gjykata e Lartë ka mundur të diskutojë, edhe diçka: është e vërtetë se vendimi i Gjykatës së Lartë është miratuar mbi baza të ndryshimit të dispozitës ligjore të Ligjit për gjykata. Një ndryshim i tillë, i vendosur në nenin 6, është miratuar në 2 maj të vitit 2018 në Kuvendin e RM-së.

Me këtë ndryshim, si parashtrues i iniciativës për diskutim për respektimin e barbararësisë së ligjeve në gjykata, janë edhe avokatë. Kjo, siç mund të shihet prej materialit parlamentare të asaj dite, nuk është është paraparë në tekstin bazë të ligjit të ndryshuar, por është pranuar në diskutimin rreth amendamenteve para votimit të tij.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.