Kundërspin: Pas asaj që ndodhi, a ka Gruevski ndonjë lidhje me kauzën maqedonase?

 Ndoshta Gruevski nuk e ka të qartë se çka është kauza maqedonase. Ndoshta ka mendim tjetër se si duhet të jetë ajo, dhe për këtë garazhet me kate i emëronte “Todo Aleksandrov” dhe “Solunski kongres”…Një gjë është e sigurt – ai rrejshëm prezantohet si luftëtar i kauzës maqedonase 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Nikolla Gruevski, ish-kryeministër, deputet dhe lider nderi i VMRO-DPMNE-së, në profilin e tij në Facebook publikoi një letër më të gjatë në lidhje me ikjen e tij dhe marrjen e azilit, gjë është përplot me spine, prej të cilëve ndajmë këtë:

Spin: …Kam vendosur që të vazhdojë luftën për kauzën maqedonase, për kauzën e Republikës së Maqedonisë, në të vetmen mënyrë që mund të bëj në këtë moment, në mënyrën në të cilën shumë personalitete nga histori kanë pasur mundësinë ta bëjnë. Dhe siç thash më herët në publikimin e mëparshëm, unë asnjëherë nuk do të heq dorë nga kjo kauzë. 

[Burimi: Statusi nga Facebook-u i Nikolla Gruevski – data: 20.11.2018]

Kundërspin:  Gruevski, i cili është dënuar për vepër të ngritur nga PSP, ndërsa është i akuzuar në disa procese dhe në disa është i dyshuar, kur i drejtohet opinionit spinon, për arsyet se pse ka vendosur që të ik prej Maqedonie.

Duke ju referuar tre-katër viteve të fundit, ai në fillim thotë disa të pavërteta prej të cilave më kryesoret janë këto në vazhdim: ka qenë viktimë e përndjekjes politike; ka pasur kërcënime me jetë, PSP është trup partiak i LSDM-së; LSDM ka ardhur në qeveri në mënyrë të padrejtë, dhe Zaev ka përndjekur atë dhe të akuzuarit e tjerë me qëllim që të tradhtojë interesat kombëtare dhe të shkel vendin; gjyqësori ka ecur mbrapa dhe pret prej Zaev ose prej PSP-së se çka të bëj me proceset…

Duke thënë gjithë këtë, Grevski më pas ka thënë spinin në vazhdim të cilin e justifikon me ikjen:

Kam vendosur që të vazhdojë luftën për kauzën maqedonase, për kauzën e Republikës së Maqedonisë, e vetmja mënyrë që mund ta bëj këtë,  është në mënyrën të cilën shumë personaliteti nga histori kanë pasur mundësinë ta bëjnë…

Ndoshta Gruevski nuk e ka të qartë se çka është kauza maqedonase. Ndoshta ka mendim tjetër se si duhet të jetë ajo, dhe për këtë garazhet me kate i emëronte “Todo Aleksandrov” dhe “Kongresi i Selanikut”…Një gjë është e sigurt -Ndoshta Grevski është personazh i cili rrejshëm prezantohet si luftëtar i kauzës maqedonase dhe i kauzës për Republikën e Maqedonisë!

Pas qeverisjes së tij dhjetëvjeçare, kur askush nuk e ka penguar që të zbatojë politikat vendore dhe ndërkombëtare, ai prapa vetes la “një shtet të robëruar” i cili dal ngadalë duhet të lirohet dhe në të cilin mbretëron korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Duke u nisur prej kësaj, ai në vend të spinimeve dhe prezantimeve të rrejshme, Nikolla Gruevski qytetarëve të Republikës së Maqedonisë ju ka borxh disa sqarime:

  • Çfarë ka të përbashkët “kauza maqedonase” me aspektet e shitjes së OKTA (letër me nënshkrim të Gruevsk-it në vitin 1999, si ministër i Tregtisë), për shkak se Maqedonia e Mamidakis, atëherë pronar i Mamid oli – Xhet oil, i ka paguar dëmshpërblim prej 40 milion euro me 31 dhjetor të vitit 2007?  
  • Çfarë ka të përbashkët kauza maqedonase me disa milion euro të humbura me kompaninë Karta kombëtare e pagesës (KKP), derivat i Entit të dikurshëm për pagesa, dhe që është pjesë e reformave të ish ministrit të dikurshëm të Financave Nikolla Gruevski në vitin 2001? 

 

  •  Çka ka të përbashkët kauza maqedonase me shitjen e Bankës maqedonase në vitin 2003, e cila gjatë dhe pas konfliktit të 2001 mbetet bank partiake e VMRO-DPMNE-së? (Rasti NINI).

 

  • Çka ka të përbashkët mes kuzes maqedonase dhe aferës Atlantiko -Telekom, kompani e cila ishte strehë e atyre të cilët sot janë akuzuar në rastet e PSP, shokë partiak të Gruevski-t para se të vijnë në qeveri në vitin 2006? 

 

  • Çka ka të përbashkët kauza maqedonase me mos përndjekjen e personave të aferës Telekom para dhjetë viteve? 

 

  • Çfarë kanë të përbashkët kauza maqedonase me amnistin e rasteve të Hagës dhe marrjen e parave personave të ushtrisë dhe policisë të cilët kanë marr pjesë në konfliktin e vitit 2001 përmes gjykatave dhe procedurave të zbatuara?

 

  • Çfarë ka të përbashkët kauza maqedonase me projektin “Shkupi 2014”, i cili filloi në vitin 2008/2009 me projektimin se do të kushtojë 80 milion euro, ndërsa përfundoi me skandale korrupsioni diku në vitin 2015/2016 dhe me bilanc final prej 800 milion euro?

 

  • Çfarë ka të përbashkët kauza maqedonase dhe përjashtimi i deputetëve nga Kuvendi në dhjetor 2012?

 

  • Çfarë ka të përbashkët kauza maqedonase dhe dhuna e organizuar para Komunës Qendër? 

 

  • Çfarë ka të përbashkët kauza maqedonase me akuzat për provizione rreth autostradave, në veçanti Kërçov-Ohër, për shkak të së cilës një kilometri qytetarëve të shtetit do të ju kushtojë mbi 11 milion euro, dhe si “mrekulli teknike”, që lexuam këto ditë, përmendet fakti se njëri prej dy tuneleve është është hapur pas 5 viteve”

 

  • Çfarë ka të për përbashkët kauza maqedonase me mashtrimet zgjedhore, për të cilat janë të gjykuar në vitin 2013? 

 

  • Çfarë kanë të përbashkët kauza maqedonas edhe përgjimi i mijëra qytetarëve maqedonas, personave publik, politikanëve…pa asnjë bazë ligjore? 

 

  • Çfarë kanë të përbashkët kauza maqedonase me organizimin e kundër protestave dhe mos dorëzimin e qeverisë, de fakto, e humbur prej fundit të janarit të vitit 2017?

 

  • Çfarë ka të përbashkët kauza maqedonase me organizimin e puçit në Kuvendin e RM-së në prill të vitit 2017, me çka u rrezikua vrasja e deputetëve të zgjedhur dhe luftë civile? 

  • Në fund, edhe pse nuk është koha për shaka, që ka të përbashkët kauza maqedonase me “zbukurimet” në plazhet e Ohrit,  që për fat të mirë asnjëherë nuk u ndërtuan, e cila ishe në rend dite në seancën e qeverisë me të cilën prezantohej si “Luftëtar i kauzës”? 

Për shkak të këtyre shembujve të përmendura dhe të atyre të papërmendur, të cilët janë të lidhur ngushtë me personazhin dhe me veprën e Nikolla Gruevsk-it si kryeministër, i njëjtë nuk ka të drejtë morale të thirret në “kauzën maqedonase” dhe në “kauzën e Republikës së Maqedonisë”. Përveç se paraqitet rrejshëm, pretendimi se ka ikur që të mund të vazhdojë luftën për “kauzë”, nuk është asgjë tjetër vetëm se një e vërtetë e shtrembëruar, gjegjësisht spin.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.