Kundërspin: Nënvlerësimi i kërkesave dhe kërcënimeve të Rexhepit mund të çojnë në ndarje të shoqërisë

As Osmani, as Qeveria, para se bashkësitë fetare në vend të publikojnë buxhetet, nuk kanë të drejtë morale që të dëmshpërblehen për shkak të të hyrave të humbura sepse nuk kanë frekuentim të besimtarëve, që sipas Osmanit është“njëjtë si te restorantet”. Një spin i tillë i barazimit të sektorit ekonomik real dhe bashkësive fetare, me çka nënvlerësohet edhe kërcënimet reale, janë shumë të rrezikshme dhe de fakto mund të na çojnë në ndasi më të mëdha të shoqërisë 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski 

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani dha deklaratë në lidhje me kërcënimet dhe kërkesat e të parit të BFI-së, Sulejman Rexhepi, për ndihmën financiare nga shteti për shkak “të krizës korona”, në të cilën shihet spin:

SPIN: Mendoj se deklarata është nxjerr jashtë kontekstit. Nuk duhet të bëjmë dramë të asaj që ato kërkojnë ndihmë, sepse çdo kush në këto kushte është dëmtuar. Jam në komunikim të vazhdueshëm me kryesin. Sepse unë kërkova prej tyre që të mbyllin xhamitë gjatë kohës së pandemisë, ata mu drejtuan mua. Burimi bazë i financimit të BFI-së janë donacionet gjatë kohës së Ramazanit. Qëndrimi i tyre është se nëse ata nuk punojnë tani, nuk do të mund të paguajnë pagat e imamëve, hoxhallarëve dhe të tjera. Është i njëjti problem sikurse me restorantet, të cilat thonë se do të largojnë nga puna të punësuarit 

[Burimi :A1Оn – Deklarata e Bujar Osmani – data: 09.04.2020]

 

 

Kundërspin:

Relativizimi i një kërcënimi diskret të të parit të BFI-së, Sulejman Rexhepi, nga ana e zëvendëskryeministrit Bujar Osmani, është shtrembërim i të vërtetës edhe atë së paku në dy raste.

Së pari, Osmani thotë Rexhepi është nxjerr nga konteksti, gjë që nuk është e saktë, sepse, parë gjithë kontekstin e deklaratës së Rexhepit për këtë problem, është e qartë se ai thotë se mund që të mos respektojë rekomandimet e Qeverisë për shkak të rrezikut të “krizës së koronës” dhe mund t`ju bëj thirrje besimtarëve që të mblidhen në mënyrë masive në xhami, nëse nuk marrin ndihmën e Qeverisë.

Sot kam kërkuar nga sekretari i përgjithshëm Mirsad Jakupi që të kontaktojë me Bujar Osmanin, i cili është anëtarë u shtabit të krizës dhe zëvendëskryeministrit, nëse ka diçka? Ai thotë se deri më tani nuk ka asgjë. Të ju rikujtojë diçka, me këtë letër, mos dhëntë Zoti ne të suspendojmë vendimet, nuk ka forcë që do të mund të luftojë kundër epidemisë, këtë jua garantojë, atëherë këtu do të bëhet Banglladesh (360 Shkallë – shih gjithë deklaratën)

Këtu nuk ka asgjë për tu nxjerr ngakonteksti, duke parë tonin e qetë të Rexhepit kur kjo shihet drejtpërdrejtë në video. Por, spini i Osmanit nuk është vetëm për këtë.

Zëvendëskryeministri thotë “nuk duhet të bëjmë dramë prej asaj se ata kërkojnë ndihmë, sepse çdo kush në këto kushte është i dëmtuar” dhe në fund shton “është problem i njëjtë si me restorantet, të cilët thonë se do të largojnë të punësuarit”. 

Një qëndrim i tillë i Osmanit lidhet me një burim të paemëruar të Qeverisë mbrëmë (09.04.2020), e cili për 360 Shkallë deklaroi se masat duhet të respektohen, “ndërsa Qeveria do të vazhdojë të krijojë dhe realizojë masa për të ju ndihmuar të gjithë bashkësive, shoqërisë dhe qytetarëve”. 

Këtu, me një tezë të tillë çdo kush është i dëmtuar, dhe se imamët janë njëjtë të dëmtuar sikurse të punësuarit nëpër restorante, për shembull, si dhe ajo se qeveria do të ju ndihmojë “të gjithë bashkësive” (dhënë në kontekst të bashkësive fetare), shtrembërimi i të vërtetës është me të vërtetë i madh.

Së pari që “të gjithë janë të dëmtuar”, nuk është e saktë se të gjithë janë dëmtuar me madhësi të njëjtë dhe ndjeshëm, në veçanti, nuk mund të barazohen bashkësitë fetare me restorantet ose me turizmin dhe hotelierin. Sepse, nëse në restorante dhe hotele me të vërtetë nuk hynë askush përveç nëse shteti eventualisht vendos persona të cilët janë të detyruar të qëndrojnë në izolim, objektet fetare janë vazhdimisht të hapura. De fakto, vizita edhe pse është zvogëluar, ajo asnjëherë nuk është ndaluar prej kur ka filluar kriza-korona, sepse sot mund të shihet akoma se ka vizita në xhami dhe kisha.

Së dyti, as opinioni, as Osmani, as edhe Qeveria, nuk kanë shifra të sakta se sa kanë dëmtuar bashkësitë fetare në vend. Përse? Sepse as bashkësitë e vogla fetare as grupet religjioze nuk janë të detyruar të paguajnë tatime, para së gjithash, të pronës, ndërsa të hyrat e tyre trajtohen si të hyra të organizatave joqeveritare dhe jo përfituese, për të cilat, edhe pse janë të detyruara të dorëzojnë llogari përfundimtare, sipas disa mediumeve, këtë nuk e bëjnë me vite. (Edhe pse, këto çështje janë rregulluar me ligje përkatëse, atë të kishave dhe bashkësive fetare dhe atë të tatimit të pronës).

Në të vërtetë, as në socializëm, as edhe 30 vite më pas, opinioni nuk ka njohuri se sa është buxheti i bashkësive më të mëdha fetare në vend. Shteti di vetëm diçka rreth pasurisë së bashkësive sepse, për shembull, në fillim të vitit 2019 kreu disa kontrolle në KOM-DO, lidhur me bizneset e Kishës, dhe të njëjtin vit me BFI-në kishte diskutime rreth kthimit të pronës, por mund të shihet prej një pjese përmes çështjeve gjyqësore  të BFI-së, me çka i njëjti, Rexhepi edhe atëherë kërcënoi, me përdorim të gjuhës së urrejtjes, edhe pse Prokuroria nuk gjeti asnjë element për ndonjë vepër të tillë.

Sipas kësaj, nëse nuk dihen të ardhurat e BFI-së (e njëjtë vlen edhe për KOM-DO edhe për të tjerët), as Osmani e as Qeveria nuk kanë të drejtë morale të kompensojnë në këtë moment “humbjen e të hyrave të BFI-së prej të cilave janë ndarë pagat”. Një spin i tillë me barazimin e sektorit real ekonomik dhe bashkësive fetare, me çka spinohet me nënvlerësimin edhe të kërcënimeve reale të cilat i bën Rexhepi (ndërsa më parë në nivel të njëjtë e bëri edhe Ipeshkvi Agatangel nga KOM-DO), është shumë e rrezikshme dhe de fakto mund të çojnë në ndasi të mëdha në shoqëri.

Që do të thotë, para se të mendohet për të ndihmuar BFI-në (me çka me siguri do të duhet të bëhet e njëjta edhe për bashkësitë e tjera fetare në vend), Osmani dhe Qeveria le të kërkojnë dhe opinionit t`i shfaqen gjendjet reale të të hyrave të BFI-së dhe të të gjithë kishave, bashkësive fetare dhe grupeve religjioze.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.