Komuna Qendër secilin vit shpërblen edukatoret dhe kujdestaret më të mira

Komuna Qendër në vit ndan 22 çmime për edukatoret dhe kujdestaret më të mira Foto: opstinacentar.gov.mk

Çmimi vjetor për edukatoren më të mirë në Komunën Qendër, në vlerë prej tre pagave mujore mesatare.

 

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, në programin parazgjedhor më të cilin doli në zgjedhjet lokale të vitit 2013-2017 premtoi çmim vjetor për kujdestaret dhe edukatoret më të mira në Komunë. Ky premtim i tij është përmendur edhe programin zgjedhor të titulluar si: “E ardhmja tani! Është koha! Andrej Zhernovski për Qendrën” (faqe 16), është realizuar.

Me 25.05.2016 mediumet informuan se Komuna Qendër për të tretën radhë ndau çmime për edukatoret dhe kujdestaret më të mira në këtë Komunë.

Njëzet e dy edukatore dhe kujdestare nga kopshtet e fëmijëve në Komunë Qendër, sot u vlerësuan me çmime si më të dalluarat, më të përkushtuarat dhe më përgjegjëset në punën e vet. 

Këtë projekt Komuna Qendër e realizon për të tretën vit radhazi, ndërsa kryetari Zhernovski kumtoi se nga viti i ardhshëm Komuna Qendër do të vlerësojë me çmim punën e të gjithë personelit në kopshte.  

Në ueb-faqen zyrtare të Komunës Qendër mund që të lexohen informacionet për ndarjen e çmimeve të edukatoreve më të mira dhe kujdestareve në vitet 2014, 2015, dhe 2016.

Ky projekt përmendet edhe në Llogaridhënien e Zhernovskit për të realizuarën në katër vitet e fundit, “Qendra 2013-2017” (faqe 41), ku thuhet:

Kujdestaret dhe edukatoret në kopshtet e komunës secilin vit marrin çmim për përkushtimin e vet, përgjegjësinë, origjinalitetin dhe kujdesin për fëmijët. Çdo vit ndajmë 22 çmime. 

 

19206217_10210218135395444_516278091_n
Llogaridhënia Qendër (2013-2017), faqe 41

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.