Kërcet Përzhino 2 apo ngjishet Përzhino 1?!
Не треба да бараме нов договор, туку треба да го реализираме постоeчкиот. Нема време за губење. Целта ни е да завршиме, а не да одложиме. Важно е да има фер и демократски избори со реформирани медиуми и прочистен избирачки список. Значи, да профункцинираат сите елементи од Договорот од Пржино – вели Радмила Шеќеринска за Вистиномер.
Nuk duhet të kërkojmë marrëveshje të re, por duhet të realizojmë atë ekzistuese. Nuk ka kohë për t’u humbur. Qëllimi është që të zbatohet, jo që të shtyhet. Me rëndësi është që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike me mediume të reformuara dhe listë zgjedhore të pastruar. Do me thënë, të funksionojnë të gjitha elementet nga Marrëveshja e Përzhinos – thotë Radmilla Sheqerinska për Vërtetmatësin.
Shkruan: Vllado Gjorgjev
LSDM kërkon departamente speciale nëpër gjyqe për rastet që do t’i procedojë Prokuroria Publike Speciale (PSP), këtë e vërtetoi edhe për Vërtetmatësin zëvendës kryetarja Rdmilla Sheqrinska. Ajo, përsëri, thotë se marrëveshja finale mes 4 liderëve të partive më të mëdha në Maqedoni: VMRO DPMNE, LSDM, BDI, PDSH është shumë larg realizimit.
Është e vërtetë se kemi kërkuar departamente speciale gjyqësore për rastet të cilat do të dalin nga PSP. Vetëm ashtu do të mund që e drejta të dalë në shesh në mes kësaj gjyqësie të korruptuar – tha Sheqerinska.
U bë gati një vit pas Marrëveshjes së Përzhinos (2 qershor dhe 15 korrik të vitit 2015), në mënyrë të fshehtë, pa shumë informata zyrtare, në të njejtin vend si më parë janë duke u mbajtë bisedime të reja. Tani për tani ato janë bilaterale, me përfaqësuesit e SHBA-ve dhe BE-së në Maqedoni, Xhes Bejlli dhe Aivo Orav dhe me takime të shkurtëra të grupeve punuese të formuara nga partitë politike.
TAKIME TË FSHEHTA
Pas takimit të fundit i cili u mbajt në 27.06.2016 asnjë nga përfaqësuesit nuk ishte optimist dhe asnjëri nuk dëshironte që të deklarohej për ndonjë zhvillim të ri të mundshëm.
Duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarit, se a bisedohet për datë zgjedhjesh, Sheqerinska tha se ende nuk është arritur deri në atë pikë, sepse që të gjithëve, veçanërisht përfaqësuesit e asociacionit ndërkombëtarë e kanë të qartë se gjëja e parë që duhet bërë është se si do të përmbushen kushtet, e më pas në cilën ditë do të mbahen zgjedhjet.
Ne gjykojmë se Maqedonia do të ketë zgjedhje për një periudhë të shurtër, të cilat do të jenë fer dhe demokratike. Zgjedhjet mund të mbaheshin edhe në prill dhe maj, por nuk ka pasur vullnet politikë – tha Sheqerinska
Arta Grubi nga BDI deklaroi se ka zhvillime vetëm faktin se janë ulur që të bisedojnë. Ai shtoi se është biseduar vetëm për listën zgjedhore dhe mediumet, dhe se kur do të ketë ndonjë marrëveshje konkrete, që të gjithë do të informohen.
Euro ambasadori Aivo Orav, përsëri, tha se shpreson që të mbahet edhe nje herë edhe një takim, por nuk u përgjigj në pyetjen se a është optimist.
Përfaqësues nga VMRO DPMNE dhe PDSH, Nikolla Todorov dhe Imer aliu, nuk deshën që të komentojnë asgjë në lidhej me takimin.
ÇKA MË SAKTË KËRCET NË PËRZHINO?
Formimi i departamentit special në gjyqësinë Penale të Shkupit, i cili do të veprojë sipas lëndëve të Prokurorisë Publike Speciale, pastrimi i listët zgjedhore dhe reformat në mediume. Këto janë tri tema, të cilat sipas informuesëve tanë, ju jepet më shumë hapësirë kohore nëpër takimet publike apo të fshehta të përfaqësuesëve të partive politike.
Nga BDI tashmë kanë deklaruar se do të përkrahin formimin e një departamenti special në gjykatën Penale. Zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani, në një deklaratë për Alsat M, tha se partia e tij nuk ka asgjë kundër ndaj këtij vendimi. BDI ka rezerva vetëm për mënyrën se si do të hapet biseda për atë pyetje.
Kjo është një temë serioze, e cila nuk mund të jetë një bisedë mediatike. Nëse ka vullnet të tillë, atëherë duhet të kalojë nëpër institucione, nëpërmjet bisedimeve të partive relevante nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos. Nëse në ato bisedime merret ajo iniciativë, BDI parimisht është për formimin e asaj zyre apo atij departamenti, i cili do të merret me rastet e PSP-së – thotë Osmani.
Përsëri partia e vetme kundër një ideje të këtillë është VMRO DPMNE.
Aspak, nuk është biseduar, as nuk ka nevojë dhe arsye logjike të bisedohet për këtë pyetje. Përse do të duhej të krijohej një departament special – thotë drejtori i qendrës për komunikim nga VMRO DOMNE, Ivo Kotevski.
PROFESORËT JANË PËR NJË DEPARTAMENT SPECIAL GJYQËSOR
Ashtu siç shkroi edhe Vërtetmatësi, profesoresha Mirijana Najçevsak, në profilin e saj në Facebook hapi dilemën për formimin e një departamenti special në suaza të gjykatës Penale.
Në nenet 12 dhe 23 prej Ligjit për gjyqe është paraparë formimi i departamenteve speciale për lloje karakteristike të rasteve gjyqësore. Nuk shohë se përse nuk formohet një departament i tillë për raste të Prokurorisë Speciale. Është e thjeshtë dhe ligjore. Me nenet 32 dhe 122 tanimë është formuar një departament për krim të organizuar. Apo? Në nenin 88 parashihet që këto departamente te kenë kryetarë dhe zëvendësues të tyre. Do me thënë nuk bëhet fjalë për asnjë gjykatë të jashtëzakonshme, por për një sektor të përbërë prej gjykatësve të zgjedhur – shkroi Najçevska.
Profesori i të drejtës penale, Gordan Kallajxhiev, thotë se nuk është i njoftuar me këto nene prej Ligjit për gjyqe, por thekson se formimi i një sektori special mund të shqyrtohet.
Problemi është se pyetja për gjykatë të veçantë nga nga Prokuroria Speciale nuk është parashtruar atëherë kur është formuar PSP, sepse ka pasur marrëveshje politike mes katër partive më të mëdhaja. Nuk besojë se nuk i është kujtuar askujt kjo, por, përsëri është heshtur. Për sa u përket neneve nga Ligji për gjykata të cilët i përmend profesoresha Najçevska, vlerësojë se duhet të shqyrtohen. Nuk mendojë se kur janë shkruar, është menduar për departamente speciale për lëndët e Prokurorisë Publike Speciale, sepse ajo atëherë nuk ka ekzistuar – shton Kallajxhiev.
Përsëri, në mungesë të më shumë informatave se për çka saktësisht është biseduar dhe për çka janë marrë vesh, Sheqerinska për Vërtetmatësin thotë që sa më parë te ketë një marrëveshje.
Nuk duhet të kërkojmë marrëveshje të re, por duhet të realizojmë atë ekzistuese. Nuk ka kohë për t’u humbur. Qëllimi është që të zbatohet, jo që të shtyhet, me rëndësi është që të kemi zgjedhje fer dhe demokratike me mediume të reformuara dhe listë zgjedhore të pastruar. Do me thënë, të prefunksionojnë të gjitha elementet nga Marrëveshja e Përzhinos – thotë Sheqerinska për Vërtetëmatësin
LINQET:
- Вистиномер (26.02.2016, 17:14) Формирање на специјален судски оддел за предметите на СЈО е легално и легитимно [Пристапено на 29.06.2016]
- МЕТА (27.06. 2016, 17:53) Завршија билатералните средби во Пржино, партиите далеку од договор [Пристапено на 29.06.2016]
- Алсат-М (26.06.2016, 22:39) ДУИ ќе поддржи формирање на специјално одделение во Кривичниот суд [Пристапено на 29.06.2016]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari