Kapitacioni për stomatologët është 48 denarë

Foto: pixabay.com

Rritje të kapitacionit të stomatologëve amë prej 40 në 70 denarë.

 [Burimi: Programi zgjedhor i LSDM-së, (2016), „Plani për jetë në Maqedoni“ ( faqe 139 dhe 253); data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

Gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) LSDM premtoi “rritje të kapitacionit për stomatologët amë prej 40 në 70 denarë”. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve është dhënë në programin e tyre: Plani për jetë në Maqedoni“, me të cilin dolën në zgjedhje në vitin 2016, dhe kjo është realizuar pjesërisht. 

Rritja e kapitacionit për stomatologët përmendet në dy vende në Programin zgjedhor, së pari në fillim të pjesës “Shëndetësi të mirë publike” (faqe 139), dhe më pas edhe në suaza të “Planit 24m – reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re në 2 vitet e para” në pjesën “Shëndetësi” (faqe 253). Sipas afatit zgjedhor të projektuar duhej të rritej në 70 denarë për pacient më së voni deri me një qershor (2019), duke pasur parasysh se Qeveria e udhëhequr nga LSDM u zgjodh me 31 maj të vitit 2017.

Së fundmi (30.10.2019) në konferencën për shtyp të përbashkët, në të cilën folën Zoran Zaev, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, si dhe drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Den Donçev dhe Orhan Ramadani, ishte komunikuar duke filluar prej një nëntorit.

Mjekët amë – të përgjithshëm, gjinekologët dhe stomatologët do të ketë rritje të kapitacionit për 8 denarë. Për këtë qëllim nga Buxheti do të sigurohen 465 milion denarë. 

Me këtë rritje të kapitacionit, siç u theksuan stomatologët me të cilët kontaktuam, prej 40 është rritur në 48 denarë.

Duke pasur parasysh se LSDM gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare premtoi se në dy vitet e para të mandatit në Qeveri, kapitacioni do të arrij në 70 denarë, sipas metodologjisë të “Vërtetmatësit”, sepse përsëri është rritur me shumë të caktuar kapitacioni, premtimin e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar. 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.