Kapitacioni i mjekëve amë akoma është 55 denarë
Do të rrisim kapitacionin e mjekëve amë në 90 denarë
[BURIM: Programi zgjedhor i LSDM-së „Plani për jetë në Maqedoni“, faqe 135 dhe faqe 253, data: dhjetor 2016]
ARSYETIM:
LSDM premtoi rritje të kapitacionit të mjekëve amë deri në 90 denarë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) duke u zotuar se do të realizojë këtë në dy vitet e para pas ardhjes në qeveri. Ky premtim parazgjedhor i socialdemokratëve deri më tani (25.06.2019) nuk është realizuar.
Premtimi është pjesë e programit parazgjedhor “Plani për jetë në Maqedoni” dhe përmendet në dy vende. Së pari në kapitullin “Shëndetësi e mirë publik” (faqe 135), dhe më pas është dhënë në suaza të “Plani 24m – reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re në 2 vitet e para” (faqe 253). Që do të thotë se, sipas afatit për realizim të përmendur në program, rritje të kapitacionit për kokë pacienti për mjekët amë duhet të bëhej më së voni deri në fund të muajit të kaluar, duke pasur parasysh se Qeveria e udhëhequr nga LSDM u zgjodh me 31 maj të vitit 2017. Përsëri, deri më tani (25.06.2019) kjo nuk ndodhi.
Përndryshe, zotim i i njëjtë për “rritje të kapitacionit të mjekëve amë në 90 denarë” e bëri Qeveria edhe në Programin për punë (2017-2020), në pjesën “Shëndetësi cilësore” (faqe 33).
Por, zotimet e tilla deri më tani (25.06.2019) nuk u realizuan. Kapitacioni i mjekëve akoma është 55 denarë, siç ka qenë edhe në vitin 2016 para se të ndryshojë qeveria. Në këtë moment ka vetëm njoftime prej ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe se kapitacioni i mjekëve amë do të rrite në nëntor, ndërsa muajin në vazhdim do të bëhet llogari se sa do të ketë rritje.
Në lidhje me këtë kryetarja e Shoqatës së mjekëve amë, doktor Lilija Pollakova Dervishova, këto ditë (20.06.2019) në deklaratën për TV Alfa tha:
Rritja e fundit ishe në vitin 2016. Kjo Qeveri premtoi se do të arrij në 90 denarë. Akoma jemi në rritjen e vjetër prej para tre vitesh me 55 denarë të kapitacionit. Kërkojmë që rritja e paralajmëruara minimum të jetë 20 përqind.
Duke pasur parasysh afatin për realizim të premtimit ka skaduar (31.05.2019), ndërsa për mjekët amë kapitacioni akoma nuk është rritur në 90 denarë, por vetëm ka njoftime për rritje deri në fund të vitit, ndërsa prej fillimi do të analizohet se për sa do të rritet, premtimin e vlerësojmë si të parealizuar.
BURIME:
- Изборна програма на СДСМ: План за живот во Македонија ( стр.258)[Пристапено: 25.06.2019]
- Влада на Република Македонија: Програма за работа на Влада(стр.33) [Пристапено: 2506.2019]
- Кирир (20.06.2019): Лекарите си заминуваат, власта анализира- ветените покачувања на „стенд бај [Пристапено: 25.06.2019]
- Инфомакс (20.06.2019): Само од почетокот на годината 200 дoktори си зamиhaле од Македонија: Лекapите се евакуиpaaт од Северна [Пристапено: 25.06.2019]
- Нетпрес (20.06.2019): Владата ветува в година 100 илјади денари плата за докторите за да не одат во странство [Пристапено: 25.06.2019]
- ТВ 21 (11.12.2015): Капитација од 50 на 55 денари за матичните лекари [Пристапено: 25.06.2019]
- МКД (11.12.2015): ФЗОМ: Зголемување на капитацијата за матични лекари [Пристапено: 25.06.2019]
- Алфа ТВ (20.06.2019): Лекарите си заминуваат, власта анализира – ветените покачувања на „стенд бај“ [Пристапено: 25.06.2019]
- Радио Слободна Европа (20.06.2019): Филипче најави зголемување на капитацијата на матичните лекари [Пристапено: 25.06.2019]
- Тајм.мк (20.06.2019): Филипче: Дополнително ќе се зголемат платите на лекарите специјалисти [Пристапено: 25.06.2019]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari