Kallxo.com: Premtimet e ministreve në Qeverinë e re në Kosovë

Kallxo (kallxo.com  – punon në verifikimin e fakteve dhe është prodhimit në mes BIRN Kosovë dhe Internews Kovosë) ndau me opinionin premtimet e ministreve në Qeverinë e re të Kosovës të dhëna në emisionin “Jeta në Kosovë”. Shtatë gra në pozicione udhëheqëse në Qeverinë e re dhanë premtimin për atë se çka do të realizojnë gjatë mandatit katërvjeçar.

Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, kryesisht premtoi se do të ruaj demokracinë parlamentare. Albulena Haxhiu, ministrja për Drejtësi, vlerëson se provokimi kryesor është vetingu në sistemin legjislativ. Ministrja për Administratë dhe vetëqeverisje lokale Emilija Rexhepi,  e cila rrjedh prej bashkësisë boshnjake, premtoi se do të kryejë kontroll më të madh mbi vetëqeverisjen lokale, dhe me këtë do të kërkojë që komunat të jenë më transparente, po ashtu, premtoi se do të shqyrtojë se si privatizohen dhe shfrytëzohen pronat publike. Rozeta Hajdari, ministre e Ekonomisë, premtoi se do të përkushtohet në pjesën e programit për punësim të të rinjve. Valona Dumoshi, ministre e Kulturës, premtoi se do të ndërtojë tre objekte kryesore në fushën që drejton: stadium të ri, teatër për opera dhe balet dhe muzeun e arteve bashkëkohore. Nga ana tjetër, Hikmete Bajrami, ministre e Arsimit, tha se nuk do të kryejë shtypje politike mbi arsimin dhe se do të bashkëpunojë me sindikatat. 

Në fund, zëvendëskryetarja e Kuvendit, Arberie Nagavci, premtoi kthimin e dinjitetit të Kuvendit dhe Kuvend më të hapur për qytetarët, si dhe monitorimin e qeverisë. 

Kabineti qeveritar i udhëhequr Albin Kurti arrit të ketë 30% të grave në përbërjen e re. Kjo qeveri ka numrin më të madh të grave deri më tani në funksione të larta shtetërore.

Kallxo njoftoi se do të vazhdojë të ndjek premtimet e funksionereve të larta dhe për realizimin e tyre do të informojë opinionin.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.