Kallxo.com: Kurti e mbajti premtimin për CV-të e anëtarëve të ndërmarrjeve publike
Shërbimi për verifikimin e fakteve në Kosovë (KALLXO.com) analizoi premtimin e kryeministrit Albin Kurti dhënë në emisionin televiziv “Jeta në Kosovë”. Kryeministri Kurti publikisht premtoi se do të dërgojë CV-të e të gjithë anëtarëve të emëruar të bordeve të ndërmarrjeve publike.
Në emisionin “Jeta në Kosovë”, Kurti deklaroi:
Unë personalisht do të kujdesem që të jua dërgojë nesër CV-të.
Një ditë pas intervistës, ministja e Ekonomisë, punësimit, tregtisë, industrisë dhe investimeve strategjike, Rozeta Hajdari dërgoi deri te KALLXO.com CV-të e anëtarëve të shtatë bordeve të ndërmarrjeve publike.
KALLXO.com këtë premtim të Kurtit,e vlerësoi si të realizuar dhe njoftoi se në ditët në vazhdim do të publikohen CV-të e anëtarëve dhe përfaqësuesve të shtatë bordeve të ndërmarrjeve publike.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari