Ka filluar procedura për prokurim publik të helikopterëve

Foto: commons.wikimedia.org

 

Blerja e dy helikopterëve me pajisje bashkëkohore për ndihmë urgjente mjekësore 

 [BURIMI: Programi zgjedhor i LSDM-së „Plani për jetë në Maqedoni“, faqe 136 , data: dhjetor 2016]  

 

ARSYETIM:

Gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) LSDM premtoi prokurim të dy helikopterëve me pajisje bashkëkohore për ndihmë urgjente mjekësore. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve është dhënë në programin e tyre: Plani për jetë në Maqedoni, në pjesën e titulluar: “Reforma në ndihmën urgjente mjekësore” (faqe 136) dhe është duke u realizuar.

Me 29 tetor (2019) Qeveria mori vendim që të arrij marrëveshje për partneritet publiko-privat me të cilin dy helikopterë do të jenë në ndihmë për qytetarët dhe do të kryejnë operacione shpëtimi. Siç u komunikua në konferencën për shtyp të qeverisë, në seancën e 161 të seancës qeveritare u miratua informacione për zbatim të procedurës për zgjedhje të ofertës më të mirë për arritjen e partneritetit Publik publiko-privat (PPP) për formimin e organizimit bashkëkohor – platforma si bartëse efikase e sistemi mjekësor urgjent e helikopterëve në Maqedoni (SMUH) dhe shërbimet e kërkimit dhe shpëtimit me helikopterë (SHKSH). Po ashtu, u komunikua se Qeveria ka pranuar Propozim-Vendimin për zgjedhje të partneritetit privat për këtë veprimtari, kompania SARHEMS DOOEL Shkup, e cila përmbush kushtet e thirrjes publike.

Më së voni gjashtë muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes për partneritet publiko-privat, kompania do të vë në dispozicion dy helikopterë të pajisur për dhënien e shërbimit mjekësorë për ndihmën e parë dhe për kërkimin dhe shpëtimin e falas të qytetarëve të Maqedonisë, të cilët më së voni për 15 minuta duhet të jenë në vendin që duhet të kryhet intervenimi, shkruan në komunikatën qeveritare

Marrëveshja për PPP, partnerit privat i mundëson që të paguaj shërbimet në pajtim me modelin e tij biznesorë, ndërsa gjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëveshjes ka për detyrë që të paguaj kompensim për partneritet të arritur për rinovimin e kësaj veprimtari me lartësi prej 10.000 euro, në kundërvlerë në denarë nga Buxhet.

Dy helikopterë, heliodrome dhe pajisje të tjera për kryerjen e kësaj veprimtarie, në pajtim me PPP, pas skadimit të afatit të marrëveshjes në afat prej 8 vitesh, mbetet pronë e shtetit, komunikuan nga Qeveria. 

Duke pasur parasysh, se në periudhën e kaluar ka aktivitete konkrete në raport me realizimin e këtij premtimi, më saktë është realizuar partneritet publiko-privat dhe thirrje publike është zgjedhur kompania e cila kryen shërbime mr helikopterë, sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit”, premtimi merr notën “duke u realizuar”. 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.