Iniciativa qytetare “Jo në emrin tonë” kërkoi të mos ndryshohet Kodi Penal me procedurë të shkurtuar
I nderuar Kryetar i Kuvendit
Të nderuar propozues të Draftit për Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodi Penal me procedurë të shkurtuar,
Të nderuar deputetë,
Ne, organizatat e poshtë shënuara, kërkojmë që menjëherë nga rendi i ditës të hiqni Propozimin e ligjit për ndryshim dhe plotësim të Kodit Penal, me procedurë të shkurtër, të propouzar nga deputetët Artan Grubi, Snezhana Kaleska Vançeva, Sonja Mirakovska, Lidija Tasevska, Vesel Memedi dhe Rexhep Memedi.
Insistojmë në tërheqjen e propozimit, për shkak të ndryshimit të neneve në Kodin Penal, me të cilët do të mundësohet që lëndë që u udhëheq PSP të ju caktohen dënime më të ulëta ose veprat të vjetërsohen dhe me këtë të mos mbahet përgjegjësi për krimet.
Është e papranueshme që të ndryshojë Kodi Penal dhe çdo ligj që t’i iket drejtësisë dhe të vazhdojë robërimi i shtetit nga partitë politike. Në këtë mënyrë amnistohet krimi dhe korrupsionit, dhe vazhdon mosndëshkimi.
Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni
Fondacioni për internet dhe shoqëri Metamorphosis
OJQ Infoqendra
Qendra për strategji evropiane Eurotink
Forum – CSID
Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”
Instituti për demokrati “Soceitas Civitas” Shkup
Këshilli i Helsinkut për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë
Shoqata maqedonase e juristëve të rinj
Agora Qendra për promovimin e vlerave qytetare Shkup
CIVIL – Qendra për liri
Koalicioni MARGINI
Qendra për art bashkëkohorë
Institutit për politikë evropiane – Shkup
Instituti për të drejtat e njeriut
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari