Recension: Filloi gjuetia pas votave për dhe kundër Zaevit

FireShot-Screen-Capture-278-Почна-ловењето-гласови-за-и-против-Заев-final-crop-resize

E përditshmja me koncentrimin më të madh për atë se çka ndodh në kampin opozitar viteve të fundit – “Dnevnik”-u, këto ditë publikoi një tekst me të cilin e paralajmëron Kongresin e ardhshëm të LSDM-së më 11 maj. Data gjithsesi është “detali” më pak kontestues i tekstit, për shkak se mund të verifikohet edhe në faqen zyrtare të partisë të cilës i kushtohet përmbajtjes. Por, gjithçka tjetër, të themi, sipas traditës, kur bëhet fjalë për “Dnevnik”-un dhe autoren që i nënshkruan tekstet për socialdemokratët, janë informata nga burime anonime, të cilat, që bindshmëria të jetë më e madhe, citohen në formë të të folurit që transmetohet në mënyrë të drejtpërdrejtë (mendimit, njohurive).

FireShot-Screen-Capture-278-Почна-ловењето-гласови-за-и-против-Заев-finalLinku deri te artikulli origjinal: Filloi gjuetia pas votave për dhe kundër Zaevit

Data dhe koha e publikimit: 03.05.2014, 14:56

Data e recensionit: 06.05.2014

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Anëtarët tashmë janë ndarë në dy rryma dhe secila heq në anën e saj. Prej pardje kanë filluar edhe lobimet te organet më të ulëta partiake të cilët megjithatë do të marrin pjesë në kongres (disa prej tyre janë edhe delegatë) që të votojnë kundër Zaevit. Nga ana tjetër, kryetari dhe zëvendësi i tij, siç pritet, do të lobojnë te njerëzit “e tyre”, veçanërisht nga brendia e vendit, të cilët pritet të votojnë për mbetjen e tyre në krye të LSDM-së – thotë një funksionar i lartë partiak”.

Ky është shembull tipik i shfrytëzimit tipik të burimit anonim, për të cilin thuhet se është “funksionar i lartë partiak”, por nuk theksohet se sa i lartë? Për shembull, a është anëtar i kryesisë së ngushtë, i Këshillit qendror ose kandidat për deputet në zgjedhjet e kaluara, apo pjesëmarrësh i ardhshëm i këtij tubimi? Tentohet të ruhet bindshmëria e burimit, por nuk jepet asnjë element se pse duhet t’i besojmë burimit të tillë, madje edhe atëherë kur vëndohet në mes reshtash se bëhet fjalë për shkupjan, për shkak se, vërehet aluzioni ndaj anëtarëve të Kongresit nga provinca te burimi, të cilët, “sipas refleksit” votojnë për të vetin, gjegjësisht për Zaevin. Vënia e Zaevit në fotografi në tekst gjithsesi ka funksion ilustrues, por edhe kjo është e imponuar për shkak se çfarëdo qoftë fotografie tjetër do të ishte “tradhëtare”, gjegjësisht do të mund të bënte me dije se kush është ai që gjoja është burimi. I tillë është edhe titulli, i cili tenton ta koncentrojë gjithë atmosferën para kongresot në kahjen “për ose kundër Zaevit”, edhe pse Kongresi edhe kur do të debatojë për fajin e dikujt, gjithsesi se ka diapazon të gjerë të temave dhe të personave për diskutim.

Edhe citimi i dytë, ndoshta nga bashkëbiseduesi i njëjtë, nëse ai ekziston, duhet të çojë në mendimin se ka konflikt në relacionin Shku – provincë, për shkak se niset nga fakti se ai (ajo) është e dëshpëruar që nuk japin dorëheqje edhe ushtruesit e funksioneve publike nëpër vetëqeverisjet lokale (nënkuptohet ato janë Strumica, Kumanova, Rankovca…), me çka një temë që askund nuk ka dalë në skenën publike, si mendim i anëtarësisë ose i udhëheqësisë, para së gjithash, në kuptim të deklaratës që është e pakontestueshme, në tekst në këtë mënyrë futet në kokat e lexuesve dhe – të atyre që më 11 maj do të vendosin për fatin e udhëheqësisë së “të kaltërve”.

Ajo që gjithsesi është e rrezikshme në burimet e këtilla anonime-të sigurta, është që tentohet të shkaktohen pasoja serioze mbi zhvillimin dhe përfundimet e këtyre tubimeve. Për shembull, konstatohet, se janë formuar dy rryma, pastaj thuhet se “sipas burimeve tona nga rruga e Bihaqit, në qoftë se kongresi zhvillohet në mënyrë të rregullt, ka gjasa të mëdha që në vendin e kryetarit aktual të LSDM-së të vijë lideri i ri”. Ose thënë ndryshe, nëse nuk ka lider të ri, kongresi nuk ka qenë korrekt dhe demokratik, me çka, pastaj do të vendosej shenja e barazisë ndërmjet zgjedhjeve të mëparshme presidenciale dhe parlamentare, të cilat LSDM-ja i shpalli mu si të tilla dhe i bojkotoi rezultatet, të cila t tani do të “kompensoheshin” me rezultatet nga votimi partiak! Edhe atje edhe këtu ato janë jokorrekte dhe jodemokratike!

Gjithsesi, problemi nuk qëndron në atë se a ka qëndrim profesional ndaj një teme, e pastaj shfrytëzohen burime të qarta dhe të padyshimta për partitë e opozitës ose më konkretisht për LSDM-në. Problem është nëse raportimi nuk është korrekt dhe në përputhje me standardet gazetareske në një fushë, si tani, pse kjo do të vlente për fushat e tjera? Në fakt, me artikujt e këtillë për opotzitën, njollë vihet në të gjitha faqet e një gazete!

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari