“I Sorosit” – epitet që e pëlqen pushteti, mirëpo këtu “ka rënë nga qielli”

republika-09876-098-crop-resize

[Recension: SASHK-u e sulmoi Plenumin e arsimtarëve të Sorosit]

Kemi një artikull të shkurtër, i cili është dashur të paraqesë një transmetim të thjeshtë të komunikatës së Sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK), ku ajo reagon ashpër ndaj protestës së “Plenumit të arsimtarëve”. Mirëpo, puna dështon menjëherë në fillim, edhe atë te titulli. Është “ngjitur” një kualifikim, i cili krejtësisht e zhvendos tekstin dhe i jep një drejtim krejtësisht tjetër, do të thonim partiak-politik.

republikaLinku deri te artikulli origjinal: СОНК го нападна соросовиот Наставнички пленум

Data dhe koha e publikimit: 22.03.2015, 14:46

Data e recensionit: 23.03.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

KONSTRUKSIONI I TITULLIT PËR “TEMË MAGJISTRATURE” NGA MANIPULIMI

Preciz, i shkurtër, i drejpërdrejtë – këto janë vetëm disa nga karakteristika që duhet t’i ketë çdo titull gazetaresk. Në rastin konkret, kjo nuk është ashtu. Kemi keqpërdorim klasik dhe manipulim në konstruksionin e titullit, i cili është koncipuar në atë mënyrë që prej tij del se “Plenumi i arsimtarëve”, me të vërtetë, siç thuhet, është “i Sorosit” dhe se ky është qëndrimi zyrtar i Sindikatës për arsim,shkencë dhe kulturë (SASHK). Të nisemi nga teza e parë që është plasuar – që të thuhet se ndonjë iniciativë, në këtë rast plenumi, është “i Sorоsit”, иsipas një organizate joqeveritare, të cilën pushteti nuk e pëlqen aspak, duhen shumë dëshmi, e jo vetëm një pohim që nuk është argumentuar me asgjë. Domethënë, duhet pak më tepër hulumtim gazetaresk dhe fakte. Në fund, projektet e Fondacioni “Shoqëri e hapur – Maqedoni” ose i ashtuquajturi “Soros”, janë në dispozicion publik dhe në to shihet se çka dhe kush ndihmohet financiarisht. Në ato dokumente nuk gjendet “Plenumi i gazetarëve”. Prandaj, ku bazohet akuza se plenumi është “i Sorоsit”?! Me gjasë, sqarimin dikuhs e ka gjetur në atë se gjithçka që është kundër politikave qeveritare patjetër të jetë e Sorosit – sinonim i pranuar për element “antishtetëror”. Pra, kemi akuzë të paargumentuar.

Teza e dytë që del nga titulli, është se SASHK-u bën insinuatë se “Plenumi i arsimtarëve” është“i Sorоsit”. Por, nëse lexohet me kujdes komunikata e Sindikatës, do të shihet se në të, po, ka reagime të ashpra për plenumin, mirëpo askund nuk thuhet se është “i Sorоsit”. Kjo nënkupton se dikush dikujt i vë diçka në gojë, e ai këtë nuk e ka thënë. Është interesante se bëhet fjalë për epitet që e pëlqen pushteti dhe e shfrytëzon për gjithçka që nuk i shkon për shtati. Prandaj, kthehemi në fillim, ku përmendëm se në vend që vetëm të informojë, konstruksioni i titullit fiton dimension politik-partiak. Domethënë, kemi senzacionalizëm dhe tendenciozitet në vend të vërtetësisë së thjeshtë me një titull.

Kundrejt kësaj, duhet vetëm ta citojmë një pjesë nga qasja e BBC-së për atë se si duhet të duket konstruksioni i titullit:

“Shkathtësia në shkrimin e titullit është ta tërheqësh publikun pa qenë senzacional.”

Në fund, mund të thuhet se ky tekst është shembull për atë se si një fjalë në titull mund ta shëmtojë gjithë tekstin. E gjithçka, ka mundur të përfundojë kështu pa asnjë rrezik.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.