Hulumtim: Shtyllat e antikorrupsionit në Maqedoni janë pranë kolapsit

Tunden shtyllat e sistemit nacional të integritetit. Foto: Matt/flickr

Сеопфатно и длабоко истражување на Tранспаренси интернешнл – Македонија покажа дека имаме растечка корупција и дека институциите кои треба да ја спречуваат немаат интегритет во практиката, иако во ресурсниот капацитет, во што спаѓа и законската рамка, оценките не се лоши. Меѓу најслабите алки во системот се медиумите, додека тој се крепи, практично, само на Народниот правобранител и на Државниот завод за ревизија

 

 

Hulumtim gjithëpërfshirës dhe rrënjësorë i Transparency International – Maqedoni tregoi se kemi korrupsion në rritje dhe institucionet që duhet ta parandalojnë nuk kanë integritet në praktikë, edhe pse në kapacitetin e resurseve, në të cilën bën pjesë edhe korniza ligjore, vlerësimet nuk janë të këqija. Një ndër zinxhirët më të dobët të sistemit janë mediumet, derisa ai mbështetet,praktikisht, vetëm tek Avokati i Popullit dhe tek Enti Shtetëror i Revizionit

 

Shkruan: Теofil Bllazhevski

 

Lufta sistematike kundër korrupsionit në Maqedoni është përpara kolapsit, nëse urgjentisht nuk merren masa në drejtim të forcimit të integritetit të të gjithë institucioneve kryesore të obliguara për parandalimin e korrupsionit. Ky përfundim u nxor gjatë prezantimit të rezultateve të këtij hulumtimi thelbësor të kësaj teme që e ka realizuar gjatë tërë vitit Transparency International Maqedoni, në kuadër të projektit rajonal të quajtur “Përforcimi i sistemit Nacional për integritet në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë dhe ndjekja e zhvillimit të përpjekjeve kundër korrupsionit”, i përkrahur financiarisht nga Unionit Evropian dhe Mbretëria Holandeze.

Gjatë hulumtimit ishte përfshirë korniza e institucioneve kryesore që e përbëjnë shtetin, të ashtuquajtura të gjitha degët e shtetit, pastaj sektori privat dhe publik, si dhe mediumet dhe shoqëria civile. Në këtë kornizë ishin të përfshira 15, të ashtuquajtura shtylla të sistemit nacional të integritetit (SNI), me ç’rast përdoret për analizë shumë të detajuar metodologjike e përgatitur nga Transparency International, e cila përmban rreth 1000 pika për hulumtim, u bë vlerësimi i gjendjes aktuale të sistemit të integritetit. Me ç’rast, për të gjithë shtyllat u dhanë rekomandime.

 

Оценките за сите столбови на интегритет. Фото: принтскрин
Vlerësimet për të gjitha shtyllat e integritetit. Foto: printskrin

 

Rezultatet janë të këqija dhe ne nuk duhet ti ikim këtij realiteti. Sipas këtij hulumtimi shtyllat janë në atë gjendje sa që nëse nuk merren masa urgjente, do të vij deri në kolaps të integritetit të institucioneve të obliguara për luftë kundër korrupsionit, – tha d-r. Sllagjana Taseva, kryetare e TI-M, gjatë prezantimit, në prani të ambasadorëve të BE-së dhe Holandës, si dhe ambasadorë të shteteve me rëndësi të BE-së dhe mysafirë të lartë të të gjithë sferave shoqërore në Maqedoni.

Në mbështetje të gjetjeve dhe ilustrimeve për shkallën e vullnetit për luftë kundër korrupsionit, Taseva tha që hulumtuesit e këtyre shtyllave shumë shpesh kanë hasur në kundërshtime për bashkëpunim nga institucionet ose me frikë, kështu që burime të caktuara është dashur të takohen me përfaqësuesit e TI-M pothuajse inkognito, jashtë institucioneve.

 

KORNIZA JURIDIKE PËRBALLË PRAKTIKËS

Konkluzioni i përgjithshëm i dalë nga mesatarja e vlerësimeve e dhënë për çdo shtyllë të SNI-së, tregojnë që ligjet janë relativisht të mira dhe në një pjesë më të madhe me pajtueshmëri me ligjet e BE-së. Përkundër kësaj, praktika, e zbatimit të ligjeve është shumë e keqe, me ç’rast edhe gjendja e tërë sistemit nacional të integritetit.

Edhe përkundër asaj që Maqedonia ka kornizë të mirë ligjore për luftë kundër korrupsionit, ka zbatim të dobët të ligjeve kundër korrupsionit. Institucionet kompetente të angazhuara për parandalim dhe luftë kundër korrupsionit nuk udhëhiqen me efikasitet dhe nuk janë mjaftueshëm të pavarura për të luftuar korrupsionin. Për më tepër u mungon edhe integriteti – thuhet në njërin nga vlerësimet.

 

Право добро-практика лоша. Фото: принтскрин
Drejtësia mirë-praktika keq. Foto: printskrin

 

Në to theksohet që “në përgjithësi ekzistojnë resurse të mjaftueshme dhe është relativisht i kënaqshëm niveli i pavarësisë formale, transparencës, llogaridhënies, dhe integritetit në shumicën e institucioneve, megjithatë, ka mungesa serioze në praktikat e institucioneve për sa i përket treguesve të integritetit, pavarësisë dhe llogaridhënies…”

Si shembull është marrë Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, e cila bashkë me elementet negative sjellin në rritjen e korrupsionit.

Madje edhe KSHPK, e cila është zgjedhur nga parlamenti dhe është e pavarur sipas ligjit, has në probleme të theksuara për sa i përket llogaridhënies, integritetit dhe transparencës, gjë e cila kontribuon për rol të parëndësishëm kundër korrupsionit. Bashkë me kufizimin e bashkëpunimit institucional, mungesën e sundimit të së drejtës, pavarësisë së pamjaftueshme të gjyqësorit dhe liria e kufizuar e mediumeve, vendosin kushte që në Maqedoni të ketë rritje të pakontrollueshme të korrupsionit.

Edhe një nga vlerësimet kryesore të këtij hulumtimi është që “sistemi nacional i integritetit karakterizohet me dominim të pushtetit ekzekutiv dhe dobësisë të institucioneve tjera kyçe”.

 

MEDIUMET NË MESIN E MË TË DOBËTËVE, REVIZIONI DHE AVOKATI I POPULLIT NË MESIN E MË TË MIRËVE

Kur do të analizohen qëndrimet për 15 shtylla, qartë shihet që mediumet, të cilat janë shtyllat kryesore për funksionimin e çdo demokracie, duke përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit në shoqëri, qëndrojnë në pjesën e poshtme të tabelës me integritet nga më i ulëti deri te më i larti. Në këtë hulumtim mediumet vlerësohen me integritet të përgjithshëm prej 36.1 në shkallën prej 0 deri 100. Si konstatime kryesore për mediumet, në të cilat janë të theksuara edhe Raportet e komisionit Evropian për përparim të Maqedonisë drejt BE-së thuhet:

Nëpërmjet reklamimit të pakufizuar qeveritar bëhet kontroll i fuqishëm shtetëror ndaj mediumeve… Agjencia Mediatike për Shërbime Audio dhe Audio Vizive dhe ndaj Shërbimit Publik Radio Difuziv ju mungon pavarësia… pronësia e mediumeve nuk është transparente… financimi i mediumeve nuk është transparent… gazetarët nuk mund ta bëjnë punën e tyre të liruar nga frika. Si rezultat i kësaj, në Maqedoni pothuajse nuk ekziston gazetari hulumtuese, ndërsa mediume të caktuara nuk informojnë objektivisht.

Edhe këtu, tek mediumet, shihet diskrepanca mes të drejtës dhe praktikës, kështu që për ligj vënien e mediumeve është dhënë vlerësim i lartë prej 50 deri 75 nga 100 të mundshme, ndërsa për praktikën, integriteti është vlerësuar me 25, ndërsa informimi i opinionit për korrupsionin dhe efektin e tij është vlerësuar me zero!

Nga shtyllat tjera i ka përmendur edhe ato që janë të lidhur drejtpërdrejt ose jo drejtpërdrejt me krizën politike, Raportin e Pribes dhe Marrëveshjen e Përzhinos, të cilat janë të domosdoshme për sundimin e të drejtës – gjyqësorit dhe Prokurorisë Publike.

Gjyqësori është në kufirin mes vlerësimit të dobët dhe të mesëm, me 51.3 nga 100 të mundshmet, ndërsa Prokuroria Publike vlerësohet me 42.3 nga 100, dhe vlerësohet si e dobët në raport me integritetin e përgjithshëm.

Gjyqësori vuan nga ndikimi joparimorë nga liderët politik dhe pushteti ekzekutiv në rastet penale, si dhe në raste në të cilat vihen në pyetje interesat e krerëve politik… zgjedhja dhe avancimi i gjykatësve është i politizuar… Këshilli gjyqësor është i dobët  – theksohet në konkluzionet e përgjithshme të kësaj shtylle.

Për sa i përket Prokurorisë Publike, edhe pse Ligji për procedurë penale është nga viti 2010 sistemi juridik në Maqedoni është shndërruar nga “inkuizitorë në prokurorë”, Prokuroria vepron keq në praktikë:

 Në praktikë sistemi prokurorisë nuk është i pavarur… ekziston mosbesim publik në integritetin e Prokurorit Shtetëror Publik dhe ka kërkesë për dorëheqjen e tij. Prokuroria akuzohet për zbatim selektiv të ligjeve, si dhe vendimet e prokurorisë janë pre e ndikimeve politike.

Nga institucionet tjera për zbatimin e ligjeve, notë pak më të mirë ka marrë MPB-ja, me vlerësim të përgjithshëm të shtyllës prej 51.3 nga 100 të mundshmet, ndërsa Komisioni Shtetëror Zgjedhor, është vlerësuar me 40.2 nga 100.

Praktikisht del që sistemi Nacional i integritetit bazohet vetëm në dy shtylla – Avokati i popullit me vlerësim prej 76.3 dhe Enti Shtetëror për Revizion me 73.6 nga 100. Pushteti ekzekutiv, edhe pse është i vlerësuar me notë të përgjithshme prej 65.2 nga të mundshme 100, kjo ka të bëj më shumë me resurset të cilët i disponon dhe për sa i përket pavarësisë (vlerësimi këtu është 100 nga 100), për sa i përket udhëheqjes të sektorit publik ka marrë vlerësimin me notën 50, ndërsa për llogaridhënien vetëm 25 nga 100.

Pjesë e rëndësishme e hulumtimit janë rekomandimet. Për secilën shtyllë ka nga dy rekomandime për atë se çfarë duhet të ndërmerret që të përmirësohet gjendja e integritetit nacional të institucioneve shtetërore.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.