Gazetarët televizivë u frikësuan nga kamera?

ALFA-TV1-098876-098-crop-resize

 

[Recension: LSDM-ja i inçizon gazetarët ]

 

Informatë e paqartë e cila nuk jep përgjigje në pyetjen se pse kjo është me rëndësi? Aq më tepër befason fakti se kamera televizieve e cila është orientuar drejt të punësuarve në televizion shkakton shqetësim.

 ALFA TVTitulli i artikullit të analizuar: LSDM-ja i inçizon gazetarët

Data dhe koha e publikimit: 15.2.2015

Data e recensionit: 19.2.2015

Recensues: Аleksandar Peshev

Po çka? Kjo është pyetja kryesore që duhet të parashtrohet para çdo publikimi, për shkak se funksioni kryesor i gazetarisë është të ofrojë informata që janë me interes publik, më saktë lajme që do të ishin të dobishme për auditorin. Në këtë rast, kemi gazetarë që ankohen se janë të inçizuar. Pse është kjo me relevancë për publikun, nuk dihet.

 

LUFTË PËR PUBLIKIM

Inçizimi i konferencave për shtyp nga organizatorët nuk është ndonjë risi. Partitë më të mëdha politike, përveç televizioneve, i inçizojnë konferenca e tyre për shtyp që pastaj redaksive t’u ofrojnë link ose video-material të gatshëm, që e rrit mundësinë për publikim, veçanërisht nëse media nuk ka pasur mundësi ose interes inicial për ta inçizuar ngjarjen.

 

KUNDËRPLANI

Çdo gazetar televiziv e ka të njohur konceptin e kundërplanit: inçizimi nga këndi i kundërt, i cili përdoret gjatë montimit që të mbulohet prerja e deklaratës dhe të evitohet e ashtuquajtura “prerje e ndytë” – kërcim në kuadër që është inçizuar nga këndi i njëjtë. Mbetet e paqartë se pse për kolegët nga televizioni i cili e publikon këtë kontribut është i paqartë ky koncept. Ndoshta situata aktuale politike shkakton paranojë, ndoshta nuk ka simpati ndaj nikoqirit i cili e organizon konferencën për shtyp. Sidoqoftë kemi publikim i cili i ngjan gjuetisës së shtrigave, kur autori nga miza bën elefant. Nuk dihet se a bazohet teksti në fakte. Krijohet dyshimi për anshmëri politike, veçanërisht nëse merret parasysh se nga të gjitha partitë që i inçizojnë konferencat e tyre për shtyp, mu në konferencën për shtyp të LSDM-së ka ndodhur konfrontim për të cilin publikohet teksti. Dyshimi se ka spin gazetaresk lind me faktin se publikimi vjen në momentin kur është aktuale afera për përgjim. Fakte nuk ka – pohimet janë në parimin “për besë”.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.