Fshati Ratevë nuk është kyç në sistemin e ujësjellësit të Berovës

Ratevo pret për ujin e pijshëm. Foto: Komuna e Berovës.

 

Kyçja e fshatit Ratevë në sistemin rajonal të ujësjellësit në Komunën e Berovës. (Afati: viti 2014)

 

ARSYETIM

Kyçja me ujësjellësin e qytetit të Berovës  për fshatin Ratevë premtoi para zgjedhjeve lokale të vitit 2013 Dragi Naxhinski, kryetar i Komunës së Berovës edhe atë në atë kohë kandidati i VMRO DPMNE-së për mandat të dytë si kryetar komune. Ky premtim është dhënë edhe në fillim të programit të tij zgjedhor, në listën e projekteve me prioritet për mandatin 2013-2017, si dhe në pjesën Punët Komunale, gjegjësisht në faqen 31.

Kërkuam dhe vërtetuam se deri më tani janë siguruar paratë dhe është përgatitur projekt dokumenti, por në terren nuk ka aktivitete konkrete për kyçjen e fshatit Ratevë me ujësjellësin e qytetit të Berovës. Prandaj sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit”, pasi janë ndërmarr disa hapa në realizimin e këtij projekti, përsëri, premtimi vlerësohet si pjesërisht i realizuar.

Premtimin për kyçje të Ratevës në sistemin e ujësjellësit të Berovës, Naxhinski e përsërit dhe në konferencë për shtyp para ciklit të dytë në zgjedhjet lokale.

Problemet me ujësjellësin në Ratevë janë të mëdha – uji nga ujësjellësi i fshatit nuk është i përshtatshëm për përdorim, këtë e kuptojmë nga lajmi i televizionit “Iris” me 28 nëntor të vitit 2014. Thuhet se kryetari i komunës Naxhinski në Gjykatën Kushtetuese e kazuar dorë vendimin e Këshillit të Komunës së Berovës me çka edhe detyron komunitetin lokal që të pastrojë rezervuarin dhe i njëjti të bëj klorimin e ujit. Për këtë projekt thuhet se tani më parat janë siguruar.

Sipas Naxhinskit, ky vendim i Këshillit nuk ka mbështetje ligjore, ndërsa vendbanimi ngelet dhe më tutje të furnizohet vetëm me ujë teknik, sepse analizat tregojnë se uji nuk mund të shfrytëzohet. 

Naxhiski vlerëson se ky vendim i këshilltarëve është dëmtues për 800 banorë të cilët jetojnë në fshatin Ratevë. Sipas atij, zgjedhja është që ujësjellësi i fshatit Ratevë të lidhet me ujësjellësin e rajonit dhe parat për këtë janë siguruar. 

Më parë për këtë pyetje ka dhënë mendim edhe Jovan Mateniçarski në pozitën e kryetarit të Organizatës së Komunës së LSDM-së në Berovë. Mateniçarski është edhe kryetari i Këshillit të Komunës së Berovës, Ai reagon edhe në lajmërimet për rritjen e tarifës së ujit për banorët e Berovës për shkak të problemeve me ujësjellësin në Ratevë.

Gjatë vizitës së kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevski në Berovë me 17 gusht të vitit 2015, thuhet se dokumentacioni i projektit për ndërtim të ujësjellësit të ri për Ratevën është përpunuar.

Në pjesën e ujësjellësit  lajmëroi se është bërë përgatitja e dokumenteve për këtë projekt dhe në periudhën e ardhshme pritet që të filloj ndërtimi i ujësjellësit të ri në Ratevë, ndërsa në këtë moment punohet edhe në dokumentet e projektit për ndërtim të ujësjellësit të ri për fshatin Dvorishte. 

Përpunimi i projektit është përmendur shkurt në konferencën për shtyp të kryetarit të Komunës së Berovës për atë çka është realizuar në komunë, të mbajtur me 27 gusht të vitit 2015. Naxhiski përgjatë asaj thekson se bëhet fjalë për projektin për ujësjellës në Ratevë.

Gjatë qasjes së planeve të kryetarit të komunës së Berovës për vitin 2016, nuk gjejmë informacion konkret për realizim të këtij premtimi.

Herën e fundit që hasëm në informacion rreth premtimit të Naxhiskit për kyçje të fshatit Ratevë, linja atmosferik e gjatë 3 kilometra  nga qytetit i Berovës, në sistemin për furnizim me ujë të Berovës është informacioni i publikuar me 5 shkurt të vitit 2016 në ueb-faqen e Komunës së Berovës, e cila është polemikë më vete me kryetarin e Këshillit të Komunës së Berovës, Mateniçarskin. Në publikim thuhet se janë siguruar paratë për kyçjen e tubave për Ratevën, nga Banka Investuese Evropian nga Ministrisë për Transport dhe Lidhje.

Është fakt se mjetet për realizim të projektit “Furnizimi me ujë i f. Ratevë – Kyçur e tubave nga sistemi i ujësjellësit të rajonit në Komunën e Berovës” janë siguruar që nga viti i kaluar përmes Ministrisë për Transport dhe Lidhje nga të gjitha procedurat institucionale morri “vendim” që mjetet prej 1.580 000 denarë nga normat të cilat janë të programuara për punën e institucionit i transferoi në normën – Ndërtim i sistemit të furnizimit me ujë të fshatrave Ratevë dhe Dvorishte. 

Në informacionin e 28 qershor të këtij viti, kuptuam se pritet që punët të fillojnë në periudhën e ardhshme.

Përgjatë këtij viti do të fillojnë aktivitete për ndërtim të ujësjellësit në fshatin Ratevë…

Nga qershori i vitit 2016 deri më tani në ueb-faqen e Komunës së Berovës nuk është publikuar informacion i ri për aktivitete e kyçjes së Ratevës në ujësjellësin e Berovës. Në buxhetin e Komunës së Berovës për vitit 2016 nuk gjetëm normë për vendosje të tubave në fshatin Ratevë, por vetëm për projektin për furnizim me ujë të lagjes Liqeni i Berovës (faqe. 35).

Kërkimet në ueb-faqet e gazetave lokale dhe rajonale nuk na dërgoi deri te informacioni se është ndërmarr diçka konkrete.

Afati për realizim të premtimit (viti 2014) ka skaduar tashmë, por duke pasur parasysh se janë siguruar mjetet dhe projekti është duke u realizuar, sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit” premtimi i Dragi Naxhiskit për “Kyçjen e fshatit Ratevë në sistemin rajonal për furnizim e Komunës së Berovës me ujë”, e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar.

 

BURIME

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.