Franca ekspozoi një fushatë të gjerë dezinformatash ruse
Image by S. Hermann & F. Richter from Pixabay
Fushata e dezinformimit u quajt “Hopeful Breaking News”, sipas emrit të një faqe interneti pro-ruse.
Franca ka ekspozuar një fushatë të gjerë ruse që synon minimin e mbështetjes perëndimore për Ukrainën, njoftoi agjencia shtetërore franceze Viginum, e cila synon të luftojë ndërhyrjen digjitale të huaja.
“Angazhimi i ambasadave dhe qendrave kulturore ruse, të cilat morën pjesë aktive në forcimin e kësaj fushate, përfshirë edhe profilet zyrtare në rrjetet sociale, është një tjetër ilustrim i strategjisë hibride që Rusia po aplikon për të minuar kushtet për debat demokratik, tha ministrja franceze e punëve të jashtme Catherine Colon.
Sipas raportit të agjencisë, fushata konsistonte në përhapjen e përmbajtjes pro-ruse; imitimi i mediave të njohura franceze si Monde, Figaro dhe Le Parisien, si dhe faqet e internetit të qeverisë, duke përfshirë ato të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Francës; krijimi i faqeve të lajmeve frankofone me këndvështrime polarizuese, koordinimi i profileve të rreme për të përhapur përmbajtjen e krijuar.
Fushata e dezinformimit u quajt “Hopeful Breaking News”, sipas emrit të një faqe interneti pro-ruse.
Kjo është vala e dytë e të ashtuquajturit Operacioni Doppelgänger i ekspozuar nga EU DisinfoLab dhe Meta vitin e kaluar.
Pavarësisht bllokimit të Russia Today dhe Sputnik, media të financuara nga Kremlini, dezinformatat ruse po përhapen ende në BE.
Tezat bazë të propaganduara nga fushata e dezinformimit janë joefektiviteti i sanksioneve kundër Rusisë, rusofobia e supozuar e vendeve perëndimore; mbizotërimi i supozuar i ideologjisë naziste te zyrtarët ukrainas; pasojat negative të pranimit së refugjatëve ukrainas nga vendet evropiane.
Në vitin 2021, Franca krijoi agjencinë Viginum për të ekspozuar manipulimin e informacioneve që vijnë nga jashtë. Agjencia është nën udhëheqjen e Sekretariatit të Përgjithshëm për Mbrojtje dhe Siguri.
Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari