Fotografia provokuese me raketa hipersonike iraniane në Teheran nuk është i ri, por i muajit qershor

Фото: Принтскрин ФБ пост

Fotografia e një posteri që tregon një raketë hipersonike iraniane është e vjetër. Megjithëse pretendohet se përfaqëson një incident të fundit në Teheran, kryeqyteti i Iranit, fotografia është në fakt nga qershori i këtij viti, disa muaj përpara se grupi palestinez Hamas të sulmonte Izraelin.

 

Një postimFacebook shpërndan foto që tregon një poster që pretendon se ishte vendosur në Teheran pas fillimit të konfliktit të fundit izraelito-palestinez. Kjo nuk është e vërtetë, fotografia është nxjerrë jashtë kontekstit dhe nuk përfaqëson një ngjarje të fundit.

Posterat që reklamojnë raketat hipersonike të Iranit po ngjiten në Teheran:

400 sekonda në Tel Aviv, thuhet në reklamë.

Në ditët që kur militantët e Hamasit nisën sulmin e tyre ndaj Izraelit më 7 tetor, dezinformimi në internet ka shtrembëruar faktet rreth konfliktit. Imazhet dhe videot e vjetruara dhe të fabrikuara janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe paraqiten si rezultat i konfliktit Izrael-Gaza dhe si përshkrim i ngjarjeve të fundit.

Kështu është edhe fotoja e shpërndarë në këtë postim në Facebook. Pretendohet se është një incident i kohëve të fundit në Teheran, kryeqyteti i Iranit, por fotografia është në fakt nga qershori i këtij viti, pak muaj para sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.

Irani ka vendosur një billbord provokues në Teheran që tregon një raketë hipersonike të quajtur Fatah dhe një mesazh ogurzi që lexon “400 sekonda në Tel Aviv”, duke kërcënuar drejtpërdrejt qytetin më të madh të Izraelit.

Por posteri nuk u postua tani, siç pretendon postimi, por më 7 qershor dhe nuk përfaqëson reagimin e Iranit ndaj përshkallëzimit të fundit në marrëdhëniet midis Izraelit dhe Gazës. Posteri u shfaq në rrugët e Teheranit një ditë pas ceremonisë së zbulimit të raketës hipersonike të supozuar të prodhuar nga Irani, të quajtur Fatah, e cila u zhvillua më 6 qershor të këtij viti.

Ky billboard, i cili mbart një mesazh kërcënues në persisht dhe në hebraisht, synon të frikësojë Izraelin, duke intensifikuar situatën tashmë të paqëndrueshme në rajon në atë kohë.

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, mori pjesë në ceremoninë e zbulimit të raketës Fatah (“Pushtuesi”), e cila pretendohet të ketë një rreze veprimi prej 1400 kilometrash dhe aftësinë për të udhëtuar me shpejtësi deri në 15 herë më shumë se shpejtësia e zërit. Me aftësinë e tij të supozuar për të anashkaluar sistemet e mbrojtjes ajrore, Irani pretendon se raketa Fatah mund të godasë çdo rajon në Izrael. 

Sipas televizionit shtetëror iranian, raketa hipersonike e zbuluar rishtazi mund të anashkalojë edhe sistemet më të avancuara të raketave anti-balistike të SHBA-së dhe siç thotë ai është “regjimi sionist”, duke përfshirë sistemin e mbrojtjes Iron Dome të Izraelit.

Në përputhje me mesazhin e banderolës, komandanti i Forcave Ajrore të IRGC, gjeneral brigade Amir Ali Hajizadeh vuri në dukje gjatë një ceremonie zbulimi më 6 qershor se një raketë Fatah mund të arrijë Tel Avivin në vetëm “400 sekonda”.

Teherani ka një histori të kërcënimeve të tilla, siç ishte rasti në nëntor 2022, kur ushtria iraniane lëshoi ​​paralajmërime të ngjashme pasi njoftoi zhvillimin e suksesshëm të një rakete balistike hipersonike të aftë për të manovruar brenda dhe jashtë atmosferës.

Raketa e re – e quajtur Fatah ose “Pushtuesi” – u zbulua pasi Irani tha se do të rihapte postet e tij diplomatike në Arabinë Saudite, pasi kishte arritur një lehtësim të tensioneve me Riadin pas vitesh konflikti.

Postimet e posterit të datës 7 qershor 2023 mund të shihen edhe në rrjetin social X (ish Twitter), dëshmi e mëtejshme se posteri nuk u publikua si rezultat i konfliktit të fundit.

Posteri është i vërtetë dhe është vendosur në Teheran, por nuk ndodhi tani dhe jo për shkak të sulmit që Hamasi i bëri Izraelit dhe më pas Izraeli kërcënoi me një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës. Por postimi manipulon dhe pretendon se posteri është publikuar tani, ndaj ne e vlerësojmë si dezinformatë të pjesshme. 



 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.