Filloi të ndërtohet ura e re mes Aerodromit dhe Qeramidnicës

Foto: Printscreen kolazh - skopje.gov.mk

Kryetari i Shkupit, Petre Shillegov në fillim të mandatit njoftoi ndërtimin e urës së re në bulevardin “ASNOM” te hoteli Rusia, përmes Vardarit, nëpër lagjen Qeramidnica, deri te udhëkryqi te panairi i Shkupit,

Qyteti i Shkupit filloi procedurën për ndërtimin e korridorit për lidhjen e Aerodrom, Gazi Babë dhe Qendër. Ndërtimi i këtij korridori do të jetë një komponentë ekskluzive e qytetit dhe i njëjti do të mundësojë udhëtimin më të shpejtë dhe më sigurt. Prej Novo Lisiçe deri te Saemi ose prej Autokomandës deri te QT Biser me veturë do të arrihet vetëm për 5 minuta. Koha e lëvizjes me biçikletë dhe këmbësor, po ashtu do të ulet në mënyrë drastike – tha Shillegov. 

[BURIMI: Netpres,  data: 23.03.2018]

 

ARSYETIM:

Premtimi i kryetarit të komunës së Shkupit, Petre Shillegov për ndërtimin e korridorit të ri dhe urës në lumin Vardar, e cila do të lidh komunat Gazi Babë dhe Aerodrom, është duke u realizuar. Këtë premtim kryetari Shillegov e dha disa muaj pas ardhjes në funksion (23.03.2018), në konferencë për shtyp në të cilën prezantoi projektin për të cilin tha se do të sigurojë kushte më efikase dhe komunikacion më të sigurt në Shkup.

Edhe pse atëherë u komunikua, projekti i ri përveç urës përmes Vardarit parashihte edhe rrënimin dhe rikonstruktimin e bulevardit të vjetër, shtigjeve për biçikletë në të dy anët, shtigjeve për këmbësor dhe rrugicat. Ndërtimi i këtij korridori me urë është paraparë të përfundojë në afat jo më të gjatë se 24 muaj nga fillimi i punëve ndërtuese.

Punët ndërtuese për urën në Aerodrom filluan në fillim të këtij muaji. Me 3 mars kryetari Shillegov së bashku me kryetarin e Komunës së Aerodrom, Gazi Babë dhe Qendër, Zllatko Marin, Boris Georgievski dhe Sasha Bogdanoviq, kryen inspektim në aktivitet e deritanishme në zgjerimin e bulevardit “ASNOM”. Me këtë rast Shillegov, duke përmendur detajet e urës së re e cila lidh këto tre komuna, tha:

Jemi të pranishëm në fillimin e përgatitjeve për ndërtimin e urës së re e cila lidh bulevardet “Vasko Karangellsi” në Aerodrom dhe rr. “Industrialja” në lagjen Qeramidnica në Komunë Gazi Bapë. Gjatësia e rrugës arrin rreth 450 metra, prej ku vet ura është e gjatë 150 metra, gjegjësish dy ura me gjashtë linja, si dhe shtigje për biçikleta dhe për këmbësor në të dy anët e urëstha Shillegov. 

Kryetari sqaroi tha se bëhet fjalë si ura Goce Dellçev” në Shkup. Vlera e marrëveshjes në këtë fazë arrin 365,5 milion denarë përfshirë edhe TVSH. Projekti parasheh të përfundojë për një vit e gjysmë.

Pas kësaj ure është paraparë është të ketë edhe linja të reja autobusëve me çka do të ulim trafikun. Me ndërtimin e kësaj ure dhe ndërtimi i korridorit të ri nga Novo Lisiçe deri te Pallati i gjykatës me vetura dhe autobus do të arrihet për rreth pesë minuta, ndërsa me biçikleta jo më tepër se 18 minuta, ndërsa në këmbë jo më tepër se 30 minuta, tha Shillegov. 

Ai, po ashtu, tha se ndërtimi i kësaj ure ekziston në dokumentacionin e planifikimit të qytetit që nga viti 1965.

Informacione dhe fotografi për punën janë publikuar në mediume dhe në ueb-faqen e Qytetit të Shkupit.

Duke pasur parasysh se janë ndërmarr aktivitet konkrete rreth ndërtimit të korridorit të ri me urë në lumin Vardar, ky premtim i Shillegov morri vlerësim “duke u realizuar”. 

 

BURIME:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.