Filloi rregullimi i Lumit të Vinicës

Rregullimi i shtratit të Lumit të Vinicës filloi në korrik të vitit 2017, thuajse tre vite pas afatit të projektuar zgjedhor për realizim (dhjetor 2014) Foto: Printscreen

Projekt:

Rregullimi i Lumit të Vinicës, për të cilin tashmë është përpunuar projekt dhe janë siguruar mjete për realizimin me vlerë prej 15.000.000 denarë (250.000 euro).

Afati: dhjetor i vitit 2014

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës së Vinicës, Emil Donçev për zgjedhjet lokale të vitit 2013 (si kandidat i VMRO-DPMNE-së) qytetarëve të saj u premtoi rregullimin e shtratit të Limit Vinica. Në programin e tij zgjedhor, të titulluar si “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Vinicë më të mirë”, Donçev premtoi së deri në vitin 2014 do të përfundojë me rregullimin e Lumit të Vinicës, duke potencuar se tashmë është përgatitur projekti dhe janë siguruar mjete.  Sipas verifikimit të “Vërtetmatësit” ky premtim i tij zgjedhor është realizuar pjesërisht. Rregullimi i shtratit të lumit të Vinicës filloi me 12 korrik të vitit 2017 – pothuajse tre vite pas afatit zgjedhor të menduar për realizim ( dhjetor 2014), si dhe siç është lajmëruar, duhet që të përfundojë në nëntor të vitit 2017.

Me kërkimet në internet merret informacioni se kryetari i komunës, Donçev në dhjetor të vitit 2015 ka lajmëruar se në vitin 2016 “me mjetet nga programi IPA do të rregullohet shtrati i lumit të Vinicës”, por përkundër këtyre planeve, projekti filloi këtë verë (korrik 2017). Sipas përfaqësuesit të Qendrës për zhvillim në Rajonin Lindor:

Bëhet fjalë për projekt me vlerë prej 4.657.986 denarë prej ku 3.626.440 denarë janë mjete nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale të siguruar përmes Zyrës për zhvillim rajonal të balancuar. Komuna e Vinicës në realizimin e këtij projekti kapital merr pjesë me mjete që kapin vlerë prej 1.011.544 denarë, 

Me rastin e fillimi të punëve për rregullimin e Lumit të Vinicës, siç transmetuan mediumet, Donçev është shprehur optimist për atë se projekti do të finalizohet për katër muaj.

Punët do të përfundojnë për 120 ditë dhe shpresojmë se do të arrijmë që në fazën e dytë të sigurojmë paratë për rregullimin e tërësishëm të lumit (Donçev).

Проектот за уредување на речното корито на Виничка река, според она што е наведено во програмата, требало да чини 15 милиони денари, меѓутоа, но во најавите на локалната самоуправа се споменува многу помала сума што сугерира дека зафатот на уредувањето на речното корито, веројатно,  нема да биде во предвидениот обем. Според објавата на А1.он  од 1.08.2017 година (дваесетина дена по почетокот на изведбата на проектот), која информира дека интензивно се одвиваат работите за регулација на коритото на Виничка Река, се појаснува и дека, всушност, станува збор  за втора фаза од уредувањето на коритото: Projekti për rregullimin e shtratit të Lumit Vinica, sipas asaj që thuhet në program, është dashur që të kushtojë 15 milion denarë, por në lajmërimet e vetëqeverisjes lokale përmendet një shumë më e vogël,që përfshinë rregullimin e shtratit dhe me siguri nuk do të realizohet me intensitetin e parapamë. Sipas publikimit të A1.on me 1.08.2017 (njëzetë ditë pas fillimit të realizimit të projektit), e cila informon se punët për rregullimin e shtratit të lumit të Vinicës zhvillohen në mënyrë intensive, sqarohet edhe se, në të vërtetë, bëhet fjalë për fazën e dytë të rregullimit:

 Në suaza të fazës së dytë nga projekti për rregullimin e rrjedhës së lumit të Vinicës, do të ndërtohet i gjithë shtrati prej urës te Bojaxhiski bunar deri të Çezma e Epërme, 

Në të njëjtën artikull thuhet se me rregullimin e shtratit të Lumit të Vinicës do të rregullohet rrjedha e lumit dhe nuk do të ketë dalje si dhe vërshime në sipërfaqe të caktuara dhe shtëpi në afërsi të shtratit të lumit. Për informacione më të detajuara nëse projekti për rregullimin e shtratit të Lumit të Vinicës a do të realizohet në tërësi, gjegjësisht në pajtim me atë që është premtuat ose pjesërisht, iu drejtuam personave përgjegjës për informim në Komunën e Vinicës, por prej atu deri më tani (09.08.2017) nuk morëm përgjigje. Asnjë informacion rreth rregullimit të shtratit të lumit të Vinicës nuk gjendet në ueb-faqen zyrtare të vetëqeverisjes lokale. Andaj, duke u nisur nga informacione që janë të disponueshme, këtë premtim të kryetarit të Komunës së Vinicës, Emil Donçev, i cili realizohet me vonesë të madhe dhe në prag të zgjedhjeve lokale, e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Jugosllava Dukovska 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.