Fëmijët e prindërve të vetëm në Shtip me qëndrim pa pagesë nëpër kopshte

Në dy kopshte në Shtip është siguruar qëndrimi falas për fëmijët e prindërve të vetëm Foto: Kopshti për fëmijë "Vera Ciriviri Trena" Shtip

 

PREMTIM: Qëndrim pa pagesë i fëmijëve me prind të vetë, në kopshtet për fëmijë në Shtip

 

ARSYETIM:

Premtimi për qëndrim pa pagesë të fëmijëve të prindërve të vetalimentuar nëpër kopshte fëmijësh është premtim i realizuar i kryetarit të Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski. Projekti është pjesë e programit të tij parazgjedhor për zgjedhjet -lokale në periudhën 2017-2020 të titulluar si “Jetë në Shtip! Për të gjithë!” (faqe 12).

Me 14.03.2018, siç njoftuan një pjesë e mediumeve, fëmijët e prindërve të vetalimentuar në Shtip, do të qëndrojnë pa pagesë në kopshte e fëmijëve. Masën e promovoi kryetari i komunës Bllagoja Boçvarski.

Fjala është fjalë! Në fushatën parazgjedhor njoftuam se fëmijët e prindërve të vetëm në Komunën e Shtipit. Këtë sot e mundësojmë së bashku edhe me dy kopshtet në Komunën e Shtipit, “Vera Ciriviri Trena” dhe “Astibo”. Kjo do të thotë se Komuna  e Shtipit së bashku me dy kopshtet për fëmijë ju mundësojnë 52 fëmijëve të cilët vizitojnë momentalisht këto dy kopshte të kenë qëndrim papagesë”, theksoi kryetari Boëvarski, transmeton A1on

Mjetet për realizimin e këtij projekti, siç sqaroi kryetari i komunës, i ka siguruar Komuna, 351.000 denarë.

Lajmë u transmetua edhe në profilin zyrtar në Facebook të kryetarit të Komunës së Shtipit, Boçvarski, si dhe në ueb-faqen zyrtare në Komunën e Shtipit. Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të arrihet në përfundim se premtimi i Boçvarskit për qëndrim pa pagesë të fëmijëve me një prindër nëpër kopshtet e fëmijëve, është realizuar.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.