Faktoje: Rama padashje shpërndanë dezinformatë në Facebook
Shërbimi për verifikimin e fakteve “Faktoje” analizoi videon e publikuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në të cilën shihet se si policia me dhunë ka shpërndarë kalimtarët, ndërsa Rama pretendoi që kjo ngjarje ka ndodhur në Spanjë. Ky publikim u përhap ne shumëmediume të tjera, madje arriti edhe nëpër lajmet e stacioneve televizive, para se të kuptohet, siç edhe pranoi vetë kryeministri, se pa dashje ka plasuar dezinformatë, me të cilën ai shpërndau panik dhe lajm të rrejshëm.
Në publikimin në “Facebook”, të shtunën me 21 mars, Rama i paralajmëroi qytetarët e shteti shqiptarë se policia do të intervenojë me dhunë nëse nuk respektohet rendi.
Këtë video nga Spanja ku vdes një njeri çdo katër minuta, po e postoj për të gjithë ata që do shkojnë të bëjnë pazar nga e hëna e deri në fund të luftës! u shpreh Rama.
Pas publikimit të Rama, ambasada spanjolle në Shqipëri demantoi këto informacione dhe njoftoi opinionin se këto ngjarje nuk kanë ndodhur në Spanjë. Më saktë, videoja është incizuar në Algjeri dhe bëhet fjalë për protestë politike. Kishte reagime edhe nga PD opozitare, e cila akuzoi se Ramën për shpërndarje të panikut dhe lajme të rrejshme.
“Faktoje” në këtë shkrim, përveç analizës që ia bëri dezinformatës, informoi qytetarët se përmes Google, veglës për imazh, mund të verifikojnë fotografitë, por edhe screenshot të video-materialeve që të mos bien pre e dezinformimit.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari