Faktoje: Nuk ka ndihmë dyfish më të madhe sociale, siç premtoi Rama

 

Këtë muaj 66 mijë njerëz në Shqipëri duhej të marrin dyfishin e ndihmë sociale, sipas premtimeve të cilat i dha kryeministri, Edi Rama. Këtë kryeministri Rama e premtoi në komunikim në rrjetet sociale me 24 mars (2020), ai tha që “shfrytëzuesit e ndihmës ekonomike gjatë kohës së “luftës me pandeminë” do të marrin dyfish më shumë ndihmë financiare nga ajo që zakonisht e marrin për çdo muaj”. 

Me 9 prill shërbimi shqiptarët për verifikimin e fakteve Faktoje”verifikoi nëse është realizuar premtimi i Rama dhe konstatuan se shfrytëzuesit e ndihmës sociale morën ndihmën e njëjtë, dhe jo dyfishin. Gjegjësisht, familjet që morën ndihmë sociale, në 10 ditët e para të muajit, morën pagën që ju takon me ligjin ekzistues. Të enjten, me 9 prill, u shpërnda ndihma sociale në të gjithë sportelet e postës shqiptare, por shfrytëzuesit morën vetëm pagën të cilën e marrin zakonisht, dhe jo dyfishin e premtuar. 

Duke pasur parasysh këtë verifikim, “Faktoje” premtimin e Ramës e vlerësoi si të parealizuar, njëkohësisht njofuan se në periudhën e ardhshme përsëri do t’i kthehen premtimit të tij për dyfishimin e ndihmës ekonomike. 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.