Faktoje: Ka skaduar edhe afati i dytë për lëshimin në përdorim të konvikteve
Shërbimi për verifikimin e fakteve Faktoje për herë të dytë analizoi premtimin e ministres për Arsim, Sport dhe Rini, Besa Shahini, që fillimi i akomodimit të studentëve në konviktet e reja në Vlorë, Korçë dhe Shkodër do të jetë i mundur deri në shkurt të vitit 2020, pasi afati i parë i dhënë (dhjetor 2019) ishte shkelur.
Sipas afatit të parë të dhënë studentët e tre universiteteve shqiptare duhej të hynin në konvikte në ditët e para të këtij viti, siç premtoi ministrja Besa Shahini, por procesi i prokurimit të mobilieve e shtyu akomodimin në hapësirat e reja. Pyetjes së Faktoje, në konferencë për shtyp të mbajtur para një muaji, ministrja Shahini si afat të ri për përfundimin e investimeve në konvikte dha fillimin e shkurtit.
Faktoje konstatoi se edhe afati i ri për rikonstruktimin e konvikteve ka skaduar. Më saktë, akoma nuk janë siguruar mobiliet për këto hapësira, dhe nuk ka as edhe një afat konkret se kur kjo do të ndodhë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari