Është rikonstruktuar salla e fizkulturës në SHF “Dimitar Makedonski”
Projekt: Rikonstruktimi i sallës së sportit në SHF “Dimitar Makedonski”
Përshkrim i projektit: Rikonstruktimi do të përfshijë ndërrimin e dyshemesë, inventarin prej druri, rekuizitat sportive, rikonstruktim të instalimit elektrik dhe ventilimit dhe rikonstruktim i pllakave sanitare në të gjithë sallën. (Mjete: 2.000.000 denarë Burim i financimit: Buxheti i Komunës Afati: shtator 2013)
ARSIMIMI:
Projekti: Rikonstruktimi i sallës së sportit në SHF “Dimitar Makedonski”, është premtim i realizuar i kryetarit të Komunës Aerodrom, Ivica Konevski. Ky projekt është pjesë e Programit të tij zgjedhor me të cilin mori pjesë në zgjedhjet lokale në vitin 2013, Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Aerodrom më të mirë! Në gusht të vitit 2013 mediumet informuan se është në përfundim projekti për rinovim të sallave të fizkulturës në shkollat e Komunës Aerodrom. Atëherë u kumtua se
gjashtë shkolla fillore në Aerodrom deri në fillim të vitit shkollor (2013) do të kenë rikonstruktim të sallave të sportit, me çka komuna nga buxheti do të sigurojë 30 milion denarë.
Rikonstruktimi i sallës sportive në SHF “Dimitar Makedonski”, sipas informacioneve të publikuara në mediume, filloi në pranverën e vitit 2013, në suaza të projektit për rikonstruktim të sallave në shkollat fillore në Aerodrom (Dimitar Makedonski”, “Llazar Angellovski”, “Gjorgjia Pulevski”, “Ljuben lape”, “Braqa Milladinovci” dhe “Bllazhe Koneski”) Me 26.08.2013 gazeta në Komunën Aerodrom nr. 54 (faqe 7) dhe në ueb-faqen e Komunës është publikuar teksti në të cilin thuhet se ministri i atëhershëm për Arsim dhe Shkencë, Spiro Ristovski dhe kryetari i Komunës Aerodrom , Ivica Konevski ka lëshuar në përdorim rikonstruktimin e sallave sportive në shkollat fillorë në Komunë.

Nga Komuna Aerodrom për “Vërtetmatësin” vërtetuan se rikonstruktimi i sallave në shkollat e Aerodromit, përfshirë këtu edhe SHF “Dimitar Makedonski”, është realizuar para fillimit të vitit shkollor 2013.
BURIME:
- Извор: Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ за локалните избори 2013 година – „Нови дела за нов напредок, нови дела за подобар Аеродром“,(Образование и наука , стр.23) [Пристапено: 03.07.2017]
- Фактор (19.06.2013) Реконструираат спортските сали во Аеродром Реконструираат спортските сали во Аеродром [Пристапено на 03.07.2017]
- Точка (02.02.2013) Ќе се реконструираат спортските сали во основните училишта во Аеродром [Пристапено: 03.07.2017]
- Република (02.02.2013): Ќе се реконструираат спортските сали во основните училишта во Аеродром [Пристапено: 03.07.2017]
- Тајм.мк (26.08.2013): Салите реновирани, сега нема изговор за бегање од физичко [Пристапено: 03.07.2017]
- Прес24 (26.08.2013) ФОТО: Основците од Аеродром ќе вежбаат во реновирани спортски сали [Пристапено: 03.07.2017]
Vlerësoi: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari