Është restauruar rruga lokale Kadino – Autostrada A4 në Komunën e Ilindenit

Foto: ilinden.gov.mk

 Projekt: Rikonstruktim e rrugës lokale Kadino – Autostrada A4

  [BURIMI:  Programi zgjedhor i Zhika Stojanovski për zgjedhjet lokale të vitit 2017 – “Një erë  për Ilindenin”  (faqe 17),  data: tetorë 2017]

 

ARSYETIM:

Në fushatën për zgjedhjet lokale (tetot 2017), kryetari i Komunës së Ilindenti, Zhika Stojanovski si kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar i Komunës, mes tjerash, premtoi edhe rikonstruktim të rrugë lokale Kadino – Autostrada A4. Ky premtim i Stojanovski, i dhënë në programin e tij zgjedhor “Erë e re në Ilinden” (faqe 17), në pjesën ku flitet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, është realizuar. 

Rikonstruktimi i rrugës lokale Kadino – Autostrada A4 është realizuar në verë (korrik 2019), ndërsa informacioni dhe fotografia janë publikuar në pjesën e mediumeve dhe në gazetën e komunës “Ilinden”.

Pjesa është e gjatë 1.600 metra, ndërsa sipas informacioneve të publikuara, edhe përkrah vendosjes së asfaltit të ri është bërë edhe rikonstruktimi i dy urave, ndërtimi i trotuareve, si dhe ndërtimi i kanaleve të hapura për derdhjen e ujit atmosferik. Projekti është realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave në kuadër të Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale dhe është financuar me kredi nga Banka Botërore. Vlera e proektit është afërisht 30 milion denarë.

Rehabilitimi dhe rikonstruktimi i kësaj rruge lokale është e rëndësisë së madhe për vetëqeverisjen lokale sepse paraqet në hyrje të Komunës së Ilindenit dhe lidhje kryesore me autostradën A4, korridori Shkup-Athinë dhe lidhja me rrugën rajonale P-103.

BURIME:

 

                           

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.