Është ndërtuar ujësjellësi në lagjen “Ballkanska” në Shtip
Kryetari i Komunës në Shtip, Bllagoja Boçvarski, gjatë zgjedhjeve lokale (tetor 2017), si kandidat i LSDM-së për kryetar Komune, në suaza të një projekti më të gjerë, mes tjerash, premtoi:
Ndërtimi i linjës së ujësjellësit në lagjen Ballkanska
[Burimi: Programi zgjedhor i Bllagoj Boçvarski në zgjedhjet lokale 2017, “Jetë në Shtip për të gjithë” (faqe 18), data: tetor 2017]
ARSYETIM:
Rrjeti i ujësjellësit deri në lagjen Ballkanska është ndërtuar dhe lëshuar në përdorim në fund të gushtit të këtij viti (2019), andaj premtimi i përmendur zgjedhor i kryetarit të Shtip, Bllagoj Boçvarski e vlerësojmë si të realizuar. Përsëri, duhet të theksojmë se kjo është bërë me vonesë prej disa muajsh duke pasur parasysh se afati për realizimin e tij ka qenë viti 2018. Ky premtim i Boçvarski është pjesë e programit të tij zgjedhor “Jetë në Shtip për të gjithë“, ku përmendet mes objekteve kapitale në kuadër të projektit “Ujë i pastër dhe i shëndetshëm për Çardalkija, Ballkanska dhe Makedonska” (faqe 18), me çka thuhet se “faza e parë përfshin ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit tranzit nëpër lagjen Ballkanska me gjatësi prej 1500 metrash dhe rrjete sekondare nëpër lagje”.
Me 22 gusht (2019) u lëshua në përdorim ujësjellësi në lagjen Ballkanska, ndërsa banorët pas 30 vitesh përfundimisht kanë ujë të pastër për të pirë nga ujësjellësi i qytetit. Deri atëherë, kjo lagje është furnizuar me ujë për pije nga puset e ish kombinatit të tekstilit “Makedonka”.
Në një pjesë të mediumeve u transmetua deklarata e ish kryetarit Boçvarski në të cilët ai thotë:
Sot kemi përfunduar fazën e parë, dhe ajo është kyçja e rreth 200 banorëve. Ujësjellësin në lagjen Ballkanska, gjë do të thotë se sot kemi realizuar projekt prej 300 mijë eurosh dhe ujësjellës me gjatësi prej 2 kilometrash. Dua t’i përgëzojë të gjithë banorët e NP Isar, dhe gjithë ekipin udhëheqës me drejtor Zhivko Tasev, të gjithë të cilët kanë qenë të përfshirë dhe të angazhuar në punë dhe në realizimin e rrjetit të ujësjellësit pas 28 vitesh, këtu në Ballkanska.
Boçvarski atëherë njoftoi se menjëherë do të vazhdojnë me kyçjen edhe të amvisërive që gjenden në pjesën e sipërme të lagjes.
Informacioni dhe fotografitë lidhur me lëshimin në përdorim të ujësjellësit në Ballkanska janë publikuar edhe në ueb-faqen e Komunës së Shtipit.
BURIME:
- Изборна програма на Благој Бочварски за локаните избори 2017 година – „Живот во Штип за сите“(стр.24) [Пристапено на 25.09.2019]
- Ипортал.мк (22.09.2017): СДСМ Штип: Градиме водоводна линија за населбите Чардаклија, Балканска и Македонка [Пристапено на 25.09.2019]
- Тајм .мк (22.09.2019): Во Штип инвестиција во водоводната мрежа вредна 300 000 евра [Пристапено на 25.09.2019]
- Макпрес (22.09.2019): По 28 години жителите на штипската населба „Балканска“ ќе добијат чиста вода за пиење [Пристапено на 25.09.2019]
- Веб-страница на Општина Штип (22.09.2019): Пуштање во употреба на водовод во населба Балканска [Пристапено на 25.09.2019]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari