Është ndërtuar parku përkrah rrjedhës së lumit Vardar në Novo Lisiçe
Ndërtimi i parkut të ri të gjelbër përkrah rrjedhës së lumit Vardar, te shtëpia e futbollit, me sipërfaqe prej 25 hektar
Në bashkëpunim me qeverinë e RM dhe me qytetin e Shkupit do të ndërtohet një park i madh i gjelbër përkrah rrjedhës së lumit Vardar, te Shtëpia e futbollit, me sipërfaqe prej 25 hektar. (Afati: 2014-2015)
ARSYETIM:
Parku i gjelbër përkrah rrjedhës së vardarit në Komunën Aerodrom është ndërtuar dhe lëshuar në përdorim në korrik të vitit 2016. Ky është premtim i realizuar i kryetarit të komunës së Aerodromit Ivica Konevski, dhënë në programin e tij zgjedhor (2013-2017), Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Aerodrom më të mirë! (Urbanizim dhe mjedisi jetësor faqe 32).
Me 28 korrik të vitit 2016 kryetari i Shkupit Koce Trajanovski dhe kryetari i Komunës Aerodrom Ivica Konevski solemnisht hapën parkun e ri në lagjen Novo Lisiçe. Parku zë hapësirë prej 100.000 metra katror (rreth 90.000 metra katror sipërfaqe e gjelbër) është edhe parku i dytë më i madh në Shkup, pas Parkut të qytetit.
Bëhet fjalë për parkun më të madh në Komunën Aerodrom. Përkrah sipërfaqes së madhe të gjelbër dhe fidanëve, parku i ri ka edhe shtigje, çezma për ujë, ulëse, shporta për mbeturina, shtëpi prej druri, lule, fushë për sporte të ndryshme, dy vend për lojëra fëmijësh, rrjet uji, si dhe ndriçim me mbi 150 llamba. Në hapjen solemne të parkut, siç transmetuan mediumet, Konevski mes tjerash, tha:
Në ndërtimin e këtij parku, Komuna Aerodrom kyçet përmes vendosjes së pajisjeve urbane dhe ndriçimit. Në parkun e ri janë vendosur rreth 150 llamba për të cilat komuna ndau 9 milion denarë. Ajo çka më gëzon me të vërtetë është transformimi i kësaj hapësire në këtë park të mrekullueshëm, i cili deri para disa vitesh ishte një hapësirë deponimi dhe e parregulluar. Përndryshe, ky projekt i realizuar është edhe një fakt më tepër për bashkëpunim të shkëlqyer mes Komunës dhe Qytetit te Shkupit (Ivica Konevski)
Realizimi i projektit filloi në shkurt të vitit 2015 dhe në të sipas informacioneve të publikuara në mediume, deri në korrik të vitit 2016 janë investuar 44 milion denarë nga Qyteti i Shkupit dhe 9 milion denarë nga Komuna Aerodrom.
BURIME:
- Извор: Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ за локалните избори 2013 година – „Нови дела за нов напредок, нови дела за подобра Општина Аеродром“, (Урбанизам и животна средина стр. 32). [Пристапено: 05.04.2017]
- Тајм.мк (28.07.2016): Ново Лисиче доби нов парк, втор по големина во Скопје [Пристапено: 05.04.2017]
- Утрински весник (28.07.2016): Ново Лисиче доби нов парк, втор по големина во Скопје [Пристапено: 05.04.2017]
- МКД (28.07.2016): Пуштен во употреба најголемиот парк во општина Аеродром [Пристапено: 05.04.2017]
- Билд (28.07.2016):Градот Скопје ги отвори портите за „Рајската градина“ [Пристапено: 05.04.2017]
- Тајм.мк. (03.02.2015): Се уредува нов парк покрај Вардар во општина Аеродром [Пристапено: 05.04.2017]
- Билд (03.02.2015): Се уредува нов парк покрај Вардар во општина Аеродром [Пристапено: 05.04.2017]
Vlerësoi: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari