Është implementuar pensioni social për persona më të vjetër që nuk kanë stazh pune

Foto: commons.wikimedia.org

Do të implementojmë pension social shtetëror për çdo person mbi 65 vjeç, i cili në 20 vitet e fundit ka jetuar në territorin në Republikën e Maqedonisë dhe që nuk i realizon kushtet për pension. Personat e tillë do të kenë të drejtë të pensionit shtetëror. Pensioni Social Shtetëror, në fillim, do të jetë në lartësi të 40 % të pensionit mesatar të pleqërisë.

[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM-së, (2016), „Plani për jetë në Maqedoni“ (faqe 5, faqe 109 dhe faqe 243);]

ARSYETIM:

Premtimi i LSDM-së për implementimin e pensionit shtetëror social dhënë gjatë zgjedhjeve parlamentare (dhjetor 2016), është realizuar. 

Premtimi i përmendur i socialdemokratëve është potencuar në programin e tyre zgjedhor: Plani për jetë në Maqedoni, ku përmendet në disa vende. Së pari, është vendosur në fillim të programit në kapitullin: “Paratë do t’i kahëzojmë në drejtim të qytetarëve – Pensioni shtetëror” (faqe 5), dhe më pas përmendet në kapitullin “Kushte fleksibile për pension”, (faqe 109). Premtimi i njëjtë është edhe në suaza të “Plani 24m – reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re në 2 vitet e para”, në pjesën “Mbrojtje sociale” (faqe 243). 

Me 21 maj të këtij viti Kuvendi miratoi Ligjin për siguri sociale për personat e vjetër, si pjesë e paketës së ligjeve për reforma sociale, me të cilat do të mundësojë kompensim mujor prej 6.000 denarë për personat me moshë mbi 65 vjet – të cilët janë shtetas të Maqedonisë më së paku 15 vjet dhe nuk pranojnë pension, përfshirë këtu edhe personat pa një dit stazh.

Paraqitja për pension social (parashtrimi i kërkesës) në qendra për punë sociale filloi në fund të marsit (29 maj). Së fundmi, (03 Nëntor) nga MPPS komunikuan se 2.631 persona kanë fituar të drejtën për shfrytëzimin e pensionit social të paraparë me Ligjin për siguri sociale të personave të vjetër.

Ligji definon si të drejtë kompensimi për personat më të vjetër dhe mund ta realizojnë: përderisa nuk kanë prona dhe të drejta prone prej të cilave mund të mirëmbahen, nëse nuk janë shfrytëzues të pensionit nga Maqedonia ose një lloji të pagesës në bazë pleqërisë, invaliditetin ose përjetimeve nga një shtet tjetër dhe nuk kanë realizuar të hyra sipas të gjithë bazave në tre muajt e fundit para parashtrimit të kërkesës.

Të drejtë të pensionit social mund të realizojë personi i cili me vendim të qendrës sociale për punë është vendosur më gjatë se 30 ditë  në një strukturë të kujdesit shoqëror ambulant, shëndetësor ose të një tjetër institucioni.

Për amvisëritë në të cilat burrat dhe gratë i plotësojnë kushtet për shfrytëzimin e sigurisë sociale, kompensimin do ta shfrytëzojnë si një anëtarë, siç sqaruan nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, bëhet fjalë për të drejtën e mbrojtjes sociale dhe nuk është e lidhur me sigurimin pensional dhe invalidor.

Shfrytëzuesi i pensionit social ka të drejtë edhe të shtesës në para për shkak të mbulimit të një pjesë të kostove për shpenzime të energjisë shtëpiake, për muajt prej tetorit deri në mars.

Lartësia e shumës mujore të të drejtës sociale për personat e vjetër, do të përputhet me rritjen e shpenzimeve për jetë nga viti paraprak, publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës në janar të viti ekzistues.

 

 

*******

“Vërtetëmatësi” ju rikthye këtij premtim në fillim të vitit 2018, në periudhën kur kishte njoftime se masa për pension social do të implementohet deri në vitin 2020. Por, gjithsesi, siç është theksuar më lartë, ka filluar këtë vit (maj 2019), me çka është premtim i realizuar brenda afatit të dhënë në Programin zgjedhor – në 2 vitet e para të mandatit të Qeverisë.

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.