Është duke u ndërtuar ujësjellësi i ri në Komunën e Zhelinës
Premtim: Angazhim për ndërtim dhe mirëmbajtje të ujësjellësit
Buxheti: 350 mijë euro, 150 mijë euro (Komuna e Zhelinës)
[Programi zgjedhor për zgjedhjet lokale (15 tetor 2017) i kryetarit të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu]
ARSYETIM:
Në programin parazgjedhor të kryetarit të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, në pjesën “Infrastruktura“, është dhënë premtimi: “Angazhim për ndërtim dhe mirëmbajtje të ujësjellësit”. Ky premtim i kryetarit Sejdiu është duke u realizuar.
Me 07.05.2018 duke informuar opinioni për ndërtimin e ujësjellësit në Komunën e Zhelinës deklaroi:
Bëhet fjalë për projekt që është duke u realizuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve përmes grantit financiar të Bankës Evropiane për Investim. Projekti kap shumën prej 650.000 eurove, nga të cilat 550.000 euro janë paraparë për realizimin e këtij projekti, ndërsa pjesën tjetër prej 150.000 eurove e siguron Komuna e Zhelinës nga buxheti i Komunës.
Për ndërtimit të ujësjellësit informuan edhe mediumet:
Deri në çerekun e parë të vitit që vjen, 18 vendbanimet e komunës së Zhelinës do ta zgjidhin problemin me furnizimin me ujë të pijshëm. Investimi kap vlerë prej 665 mijë euro, para këto të siguruara nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI).
Atëherë (07.05.2018) Komunën vizitoi edhe ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski i cili potencoi se projekti është shumë i rëndësishëm për gjithë Komunën, në të cilën prej 18 vendbanime vetëm në një vend është rregulluar ujësjellësit më tërësi. Me këtë rast ministri Sugareski deklaroi:
Përmes këtij projekti do të krijojmë kushte që ta zgjedhim këtë problem që të mundësojmë në periudhën e ardhshme vendbanimet e tjera normalisht të furnizohen me ujë, tha Sugareski. Ekzekutuesit dhe mbikëqyrësit informuan se ndërtimi rrjedh në pajtim me afatet e dhëna dhe presim që të përfundojë në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm.
Ministri shtoi se ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në Zhelinë është pjesë e programit të Qeverisë për sigurim të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në nivel të lartë duke përfshirë të gjithë territorin e Maqedonisë.
Duke pas parasysh këto informacione, dhe prej asaj që vërejtëm gjatë verifikimit tonë në terren, ky premtim i kryetarit të Komunës së Zhelinës, Sejdiu: “Angazhim për ndërtim dhe mirëmbajtja e ujësjellësit”, e vlerësojmë “duke u realizuar”.
BURIME:
- Изборна програма за локалните избори( 15 октомври 2017) наградоначалникот на Општина Желино, Блерим Сејдиу [проверено на 18.06.2018]
- Телеграфи (07.05.2018) Продолжува градежнте равоти за водоводот во Општина Желино [проверено на 18.06.2018]
- А1on.мк (07.05.2018) Се гради нов водовод во Желино, инвестиција од 665 илајди евра [проверено на 18.06.2018]
- Официјален веб-сајт на Општина Желино (07.05.2018) Градоначалникот Блерим Сејдиу и министерот Горан Сугаревски ги следеа одблиску градежните работи за изградба на водоводот и главниот резервуар во Општина Желино [проверено на 18.06.2018]
Vlerësoi: Drilon Saliu
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari