Ende numërohen personat pa dokumente identifikimi

Foto: mvr.gov.mk

 

Premtim: Do të miratojmë akt ligjo i cili do të mundësojë menaxhim të drejtë të librit amët pa dokument identifikimi. Ky problem është injoruar për shumë kohë, është potencuar edhe në raportet e BE-së për zhvillim të vendit. Organizatat qytetare vlerësojnë se numri i personave pa dokument identifikimi në vendin tonë rrotullohet mes 3 dhe 5 mijë, përderisa institucionet numërojnë 548 persona. 

[Burimi: Programi i LSDM-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare “Plani jetë në Maqedoni”   – Plani 180° Reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re në 6 muajt e parë – politika sociale” faqe 218 ]

 

ARSYETIM:

Premtimi i LSDM-së dhënë gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016, se në gjashtë muajt e parë të formimit të Qeverisë do të miratohet akt ligjor i cili do të mundësojë menaxhim të librit amë të personave pa mjet identifikimi, nuk është realizuar.

LSDM këtë premtim e vendosi në kapitullin e programit: “Plani 180° Reforma urgjente me prioritet të qeverisë së re në 6 muajt e parë”, në pjesën e politikës sociale, që do të thotë se premtimi duhet të realizohet në gjashtë muajt e parë pas zgjedhjes së Qeverisë.

Me 22 mars të vitit 2018, po thuajse një vit pas formimit të Qeverisë, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) filloi vetëm procesin e evidentimit të personave pa mjet identifikimi, sepse numri me të cilin disponojnë institucionet dallon prej numrit që kanë organizatat joqeveritare. Institucionet kanë të dhëna për rreth 550 persona, ndërsa organizatat joqeveritar pretendojnë se numri është rreth 3.000 persona.

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale dhe Drejtoria për menaxhim me librin amë në mars shpallën thirrje publike për mbledhjen e të dhënave për persona të paregjistruar në librin amë të të lindurve.

Në procesin e identifikimit të personave pa mjet identifikimi është angazhuar edhe sektori joqeveritar, ndërsa mbështetet edhe nga OBSE dhe UNHCR.

Ministrja për Punë dhe Mbrojtje Sociale, Mila Carovska njoftoi se procesi i zgjidhjes së problemit me personat pa mjet identifikimi do të zbatohet në disa gaza, ndërsa paralelisht me të edhe do të bëhet ndryshime edhe në Ligjin për procedurë jo gjyqësore, Ligjin për evidencë amë dhe Ligjin për kartë identiteti, vendbanim.

 Në këtë mënyrë do të vërtetohet numri i saktë të personave të paevidentuar deri më tani në territorin e RM-së, ndërsa me ndryshimet ligjore ato do të kenë të drejtën e numrit amë të përkohshëm ose numër regjistri të përkohshëm që të mund t’i realizojë të drejtat e tyre sociale, shëndetësore dhe arsimore, që të mos ketë persona të shkyçur prej sistemit. Po ashtu, më vonë do të ju jepet mundësia të ketë edhe numrin amë të tyre të parë. (Carovska)

Dy muaj pasi që filloi evidentimi i personave pa dokumente mund të merren informacione për atë se sa persona të atillë janë zbuluar në bazë të komunave, por nuk ka informacion për fillimin e procedurave për ndryshime të tre ligjeve të theksuara. Kjo mund të shihet edhe në faqen e Sistemit elektronik nacional për rregullore (ENER), ku publikohet iniciativa për ndryshime të ligjeve për të cilat edhe zhvillohen diskutime publike. Informacion për ndryshime të këtyre ligjeve nuk ka edhe në faqet e ministrive të cilat duhet t’i përgatitin – Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë. Nuk ka informacion për ndryshime të gatshme të këtyre ligjeve as në mediume, as më pak në faqen e Kuvendit.

 Sipas të dhënave në dispozicion, mund të përfundohet se premtimi zgjedhor i LSDM-së në gjashtë muajt e parë do të miratohet si akt ligjor i cili mundëson të drejtën e të pasurit një libër amë edhe për persona pa mjet identifikimi, nuk është realizuar.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Rada Isovska – Maenvska 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.