Edhe po të ketë qeveri të re, deri te reforma serioze mund të arrihet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të reja

Kot janë ulëset në qeveri. nëse nuk ka shumicë për reforma në Kuvend. Foto: META.

Ако влада формира ВМРО-ДПМНЕ не треба ниту да се очекува некој реформски напор плус, имaјќи го предвид досегашното нивно однесување. Ако СДСМ формира влада, откако ВМРО ДПМНЕ не би успеал во тоа, јавноста може да биде сигурна на влада со „ограничен суверенитет“, зашто за спроведување на клучни реформи, како што се судството или контрола на комуникациите, треба двотретински мнозинство. Оттука, нови избори со ново стабилно мнозинство се нужност

 

Nëse qeverinë e formon VMRO-DPMNE nuk duhet që të pritet ndonjë angazhim për reforma, duke pasur parasysh sjelljen e tyre të deritanishme. Nëse VMRO-DPMNE nuk do të ketë sukses dhe qeverinë do ta formon LSDM, do të ballafaqohemi me qeveri me “sovranitet të kufizuar”, sepse për zbatimin e reformave kyçe, për sa i përket gjyqësorit ose kontrollit të komunikimeve, duhet dy e treta e shumicës. Prej këtu, janë të domosdoshme zgjedhje të reja për shumicë të qëndrueshme

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

I gjithë opinioni maqedonas është i preokupuar me pyetjen se kush do të formoj qeveri në vend pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 11 dhjetorit, por shumë pak bëjnë pyetjen çka me atë qeveri, pa marr parasysh se kush e formon atë dhe a ka mundësi vendi të niset në rrugën e reformave me këto numra në parlament?! Përgjigja e kësaj pyetjeje, sipas këtyre rezultateve zgjedhore është negative. Maqedonia në asnjë variant të formimit të qeverisë, qoftë nga VMRO-DPMNE si bartëse, qoftë nga LSDM, nuk do të ketë mundësi që të futet thellë në reforma. Thjeshtë kjo është produkt i rezultateve të zgjedhjeve, që është 17 mijë vota më shumë në favor të partisë qeverisëse, ndërsa me mandate, dy më shumë.

 

REZULTATI MË I NGUSHTË NË HISTORINË E MAQEDONISË

Një rishikim i zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni në 18 vitet e fundit edhe atë në ato cikle zgjedhore të cilat vlerësohen si të padiskutueshme dhe të vlefshme, tregon se deri më tani nuk ka pasur ndonjë rezultat kaq të ngushtë.

Dallimi i ulëseve të deputetit në zgjedhjet parlamentare në vitin 1998, kur erdhi deri te ndryshimi i partisë qeverisëse, ishte 22 deputet në favor të VMRO DPMNE-së dhe partnerit të atëhershëm nga blloku maqedonas Alternativa Demokratike. Partneri i koalicionit të Ljubço Georgievskit dhe Vasil Tupurkovskit  ishte i ndjeri Arben Xhaferi si lideri i PDSH-së, me çka qeveria kishte shumicë të qëndrueshme dhe sipas nevojë përmbushte dy të tretën e shumicës pa problem.

zgjedhjet e radhës të vitit 2002 dallimi në mandate mes LSDM-së triumfuese dhe VMRO DPMNE-së humbëse ishte 16 mandate, së bashku me bllokun shqiptar, Ali Ahmetin dhe partin e tij PDSH, LSDM kishte shumicë të qëndrueshme dhe pa problem siguronte, dy të tretën e shumicës,

Zgjedhjet e radhës në vitin 2006 i fitoi përsëri VMRO-DPMNE dhe është në qeveri deri më sot, dhe ata janë zgjedhjet e para kur, edhe pse me 12 mandate më shumë, VMRO-DPMNE kishte shumicë të ngushtë në Kuvend falë evitimit të koalicionit me BDI-në, e cila përsëri ishte fituese në bllokun shqiptar dhe koalicionit me PDSH-në e  Menduh Thaçit. Ky koalicion dhe kjo shumica e votave të cilat u morën me ndihmën e shtatë deputetëve të PRSD-së së Tito Petkovskit dhe një pjesë e grupit të deputetëve të VMRO-së popullore të Ljubço Georgievskit, si dhe nga një deputet të cilin e kishin DOM dhe PAE. Por, së bashku nuk kishin dy të tretën e shumicës, dhe përsëri, treguan se mund të “notojnë” në Kuvend dhe të funksionojnë si përbërje e tillë, madje dhe në sjelljen e ligjeve.

Rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2016 (më precizet në faqen e KSHZ-së), janë unike sipas votave të mara, por përvoja e vitit 2006 tregon se teknikisht është e mundur që cila do nga këto parti mund të formojë qeveri dhe të merr shumicën e ngushtë, mirëpo me frikë që çdo ditë, dikush mos t’jua merr atë shumicë në rrethana të caktuara dhe raste specifike. Dallimi minimal mes mandateve dhe votave, de jure tregon se ka një fituese, por de fakto, fitues do të jetë vetëm ai i cili do të arrijë të ketë shumicën.

 

REFORMAT E PRIBES DHE QEVERIA E RE

Kjo do të thotë se qeverinë do ta formoj VMRO-DPMNE ose LSDM. Por, në të dy rastet, numri maksimal i deputetëve që do të qëndronte prapa asaj qeverie është 71 (edhe atë në teori), nga 120 në Kuvend.

Në lidhje me reformat urgjente me prioritet mbi baza të Raportit të Rajnhard Pribes nga qershori i vitit 2015, një qeveri e tillë ose një shumicë parlamentare e tillë do të thotë shumë pak.

Në raportin e Pribes-së u theksuan problemet në fushat në vazhdim: 1) kontroll i komunikimeve; 2) gjyqësori dhe prokuroria; 3)mbikëqyrja e jashtme nga trupa të pavarur; 4) mënyra e zbatimit të zgjedhjeve dhe 5) gjendja e mediumeve.

Këto pyetje, deri më tani përmes procesit të Përzhinos mbi baza të MarrëveshjesPërzhinos mund të vlerësohet si zgjidhje e vetëm një pyetjeje – mënyrës së zbatimit të zgjedhjeve, të cilat edhe pse këto zgjedhje treguan se ka ende dobësi sipas të cilave duhet të funksionojë ligji dhe praktika, veçanërisht kur bëhet fjalë për përbërjen e KSHZ-së dhe mënyrës së zgjedhjeve dhe trajnimit të komisioneve zgjedhore.

Të gjitha pyetjet e tjera janë të hapura dhe pothuajse të paprekura, nëse nuk merret parasysh ad-hoch zgjedhja për mediumet, e cila po ashtu u tregua joefikase. Por, një analizë e vogël e Kushtetutës tregon se përveç mediumeve, dhe mbikëqyrjen e pjesshme, për çështjet tjera është e nevojshme dy e treta e shumicës.

Kontrolli, gjegjësisht liria e komunikimeve bie në të drejtën e garantuar me kushtetutë dhe liri të qytetarëve, dhe secili ndryshim i ligjit, përfshirë këtu edhe atë ekzistues kërkojnë dy të tretën e shumicës parlamentare:

Neni 17

Garantohet liria dhe fshehtësia e dokumenteve dhe të gjitha formave të tjera të kumtimit.
Vetëm në bazë të vendimit gjyqësor, mund të shmanget nga parimi i pacenueshmërisë së fshehtësisë së dokumenteve, nëse ajo është e domosdoshme për mbajtjen e procedurës penale ose atë e kërkojnë interesat e mbrojtjes së Republikës
Ligji ka të bëj me dy të tretën e shumicë së votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

E njëjta ka të bëj edhe me pyetjen më të dhimbshme të reformave urgjente me prioritet, dhe ai është gjyqësori:

Neni 98

Pushtetin gjyqësor e ushtrojnë gjykatat.Gjykatat janë të mëvetësishme dhe të pavarura. Gjykatat gjykojnë në bazë të Kushtetutës e të ligjeve dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara në përputhje me Kushtetutën. Organizimi i gjyqësisë është unik. Ndalohen gjykatat e jashtëzakonshme.
Llojet, kompetencat, themelimi, suprimimi, organizimi dhe përbërja e gjykatave, si dhe procedura para tyre, rregullohen me ligj, i cili nxirret me shumicë me dy të tretat e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve..

E ngjashëm është edhe neni për Prokurorinë Publike, edhe pse aty përbërja e personelit mund të ndryshoj, por reformat më të thella në sistemin e prokurorisë janë të pamundura pa dy të tretën e shumicës:

Neni 106

Prokuroria Publike është organ unik dhe i mëvetësishëm shtetëror i cili i ndjek kryerësit e veprave penale dhe të veprave të tjera të ndëshkueshme të përcaktuara me ligj dhe kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj.
Prokuroria Publike funksionet e veta i ushtron në bazë dhe në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve.
Funksionin në Prokurorinë Publike e kryen Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë dhe prokurorët publik.
Llojet, kompetencat, themelimi, suprimimi, organizimi dhe funksionimin e Prokurorisë Publike rregullohet me ligj i cili nxirret me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve..

Siç mund të shihet, ajo e cila mund të realizohet me shumicë eventuale kaq të ngushtë prej 61 deri në 71 deputet, shihet nga lloji dhe mënyra e funksionimit të mbikëqyrësve të jashtëm mbi MBP-në dhe ndryshimet në sferën e mediumeve.

As reformat e qeverisë dhe organeve udhëheqëse nuk mund të nxirren pa dy të tretën e shumicës:

Neni 95

Administratën shtetërore e përbëjnë ministritë dhe organet e tjera të administratës dhe organizatat e përcaktuara me ligj.
Ndalohet organizimi dhe veprimi politik në organet e administratës shtetërore.
Organizimi dhe puna e organeve të administratës shtetërore rregullohet me ligj i cili nxirret me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Nëse merret parasysh se VMRO-DPMNE në praktik disa herë vërtetoi se nuk ka ndërmend të zbatojë Marrëveshjen e Përzhinos deri në fund, dhe nëse lexohen pikat e Shpalljes së lexuar para KSHZ-së nga ana e Gruevskit, për opinioni është e qartë që qeveria e e re e udhëhequr nga ato nuk do merret reformat urgjente me prioritet.

 

 QEVERIA E LSDM-SË ME “SOVRANITET TË KUFIZUAR”

Nëse hamendësohet se LSDM do të formojë qeverinë, nëse VMRO-DPMNE nuk do të kishte sukses, opinioni mund të ketë një qeveri me “sovranitet të kufizuar”, të themi ashtu, mbi bazë të reformave me prioritet, njëra nga më të rëndësishmet, për të mos thënë më e rëndësishmja, gjyqësori dhe kontrolli i komunikimeve do të ngeleshin të paprekur, sepse thjeshtë nuk ka shanse që të arrihet deri te 80 mandate në Kuvend.

Prej këtu, qeveria potenciale e formuar nga LSDM do të ishte me sovranitet të kufizuar dhe do të mund të mbështet vetëm një pjesë të ligjeve të cila do t’i ndihmonin Prokurorisë Speciale Publike (mbrojtja e dëshmitarëve, ligji për sinjalizuesit dhe propozimet e Venecias për ndryshim të ligjit për mbrojtje të privatësisë), por, nuk do të mund të realizohej asgjë në lidhje me vazhdimin e afatit të  të PSP-së (Ligji për PSP është ligj që kërkon dy të tretën e ulëseve), si dhe asgjë rreth formimit eventual të departamenteve speciale gjyqësore.

Nëse merret parasysh këto parakushte, është shumë e vështirë të pritet ndonjë marrëveshje të re politike, sipas pretendimeve, mund të krijohet qeveria e re, por për plotësimin e reformave kryesore, gjithsesi janë të nevojshme zgjedhje të reja dhe shumicë parlamentare më të qëndrueshme me të cilën lehtë do të arrihet dy e treta e nevojshme për reforma.

Për sa i përket pyetjes së gjuhës, për shembull, ose i çështjeve tjera që kanë të bëjnë me ndryshimet dhe rregullimet kushtetuese, gjithashtu nevojitet dy e treta e shumicës parlamentare.

Prej këtu edhe pretendimet, qoftë nga ana e VMRO DPMNE-së ose nga ana e BDI-së zgjedhja e këtyre pyetjeve kushtëzohet me rezultat të ri zgjedhor.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.