Dy risi në metodologjinë e ndjekjes së mediumeve gjatë kohës së zgjedhjeve
Metodologjia e Agjencisë së Mediume për ndjekje të tyre gjatë kohës së zgjedhjeve (ASHVM), sjell dy risi në raport me metodologjinë e deritanishme të cilën e emëroi ky trup – ndryshim të modelit francez për kohën e ndarë për opozitën jashtë kampanjës zgjedhore dhe përcaktim sasiorë prej 10 artikujve në afat prej 10 ditësh para se të të caktohet ndonjë masë paraprake
Shkruan: Teofil Bllazhevski
Diskutimi publik për metodologjinë e re të Agjencisë së mediume për monitorim para dhe gjatë kohës së zgjedhjeve, që u mbajt sot në ndërtesën e Agjencisë , tregoi se pikërisht dy risi të cilat u sollën, shkaktojnë më së shumti debat – për shembull i ashtu quajturi modeli francez për balancim dhe numri prej 10 artikujve në afat prej 10 ditësh në emisionet qendrore informative, para se të caktohet ndonjë masë paraprake.
Risia e parë, ashtu siç qëndron në Metodologjinë përshkruese, është kërkesë e operacionalizuar për balancim në informim të shtuar në nenin 75 paragrafi një nga Kodi zgjedhor, e elaboruar në vazhdim:
Koha e ndarë në lajme për partitë politike nga opozita parlamentare, partive të tjera parlamentare dhe deputetëve të pavarur të cilat shfaqen si opozitë, mbajtës të funksioneve në organet qendrore qeveritare dhe në nivel lokal, në organet udhëheqëse dhe ndërmarrjeve publik nga radhët e tyre, partitë jashtëparlamentare të cilat veprojnë si opozitë, koalicionet, asociacionet, organizatat civile dhe të ngjashme të cilat përkrahin opozitën, duhet të marrë së paku gjysmën e kohës së ndarë për partitë politike që përbëjnë shumicën parlamentare, mbajtësit e funksioneve në organet qeverisëse në nivel qeveritar dhe lokal, në organet udhëheqëse dhe ndërmarrjet publike nga radhët e tyre, kryetarin e shtetit si dhe partive jashtëparlamentare, koalicione, asociacione, organizata civile dhe të ngjashme të cilat përkrahin qeverinë.
Kjo ndarje i referohet kohës prej 100 ditëve para mbajtjes së zgjedhjeve dhe prej saj është marr koha e ndarë për shefin e shtetit dhe e mbajtësve të funksioneve edhe të qeverisë edhe të opozitës, vetëm nëse temat e tilla nuk “aktualizohen në kontekstin e debatit politikë të brendshëm – dhe ato do të hyjnë në kohën për vlerësim të baraspeshës.”
Disa pjesëmarrës në debat reaguan se as modeli nuk është aplikuar deri në fund, as, nuk është respektuar gjysma e kohës së marrë nga koha e partive me shumicë parlamentare. Rritjen e kohës për ndjekje të opozitës e kërkoi Zoran Stefanovski, ish njeriu i parë i Këshillit të Agjencisë, si dhe anëtari i tanishëm i Këshillit, Zoran Fidanovski. Sipas FIdanovski, duke pasur parasysh praktikën në Maqedoni, dispozita minimale 50 do to shndërrohet në maksimale, dhe se dispozita duhet të dal e dyfishtë në favor të opozitës, që të mundet të arrihet në fund ndonjë praktikë e balancuar.
PETREVSKA KAMENJAROVA: DHJETË ARTIKUJ NUK PËRBËJNË PROBLEM
Risia e dytë i referohet ndjekjes së informacioneve gazetareske në periudhën prej 100 ditëve para zgjedhjeve, të cilat iu referohen aktiviteteve të funksionarëve të qeverisë. “Mediumet në periudhën prej 100 ditëve para ditës së votimit mundet të informojnë aktivitete të rregullta të organeve të qeverisë, por gjatë asaj të kenë kujdes me mënyrën se si informojnë, të mos jetë në funksion të paraqitjes zgjedhore mediale të partive në qeveri“, thuhet në Metodologjinë.
Agjencia tani shton një masë të re sasiore për atë se si do t’i numërojë sjelljet favorizuese të transmetuesve:
Vlerësimi se nëse ndonjë transmetues informon në funksion të paraqitjes mediatike zgjedhore të cilës do parti politike do të bëhet nga emisionet informative – ditore qendrore të emetuara në afat prej 10 ditësh;
Që të caktohet masa, në periudhë prej 10 ditëve duhet më së paku dhjetë shembuj të tillë;
Shumë nga pjesëmarrësit gjatë diskutimit ngritën pyetjen se si erdhën deri te numri i dhjetë shembujve. Sipas tyre, kjo di të mundej që mediumeve tendencioze që të bëjnë shkelje me 9 shembuj të shënua në dhjetë ditë, dhe më pas të bëjnë pushim.
Sipas Emilija Petrovska Kamenjarova nga Agjencia, e cila i prezantoi risit në Metodologjinë, deri te ai numër erdhi përmes përvojës së deri më tanishme nga monitorimi, dhe se Agjencia vlerësoi dhe duhet të ketë shembull konkret dhe relevant si sasi e cila do të tregojë në notë relevante. Ajo potencoi se nëse numri do të ishte tetë shembuj, po ashtu do të kishte akuza se mediumeve ju jepet mundësia që të bëjnë 7 shembuj të regjistruar dhe t’i ikin masës së caktuar. Përvoja nga monitorimi që u bë në fillim të vitit tregoi se ato televizione të cilat u këshilluan nga Agjencia kanë pasur më shumë se 10 shembuj të tillë në afat prej dhjetë ditëve, tha Petrevska Kamenjarova.
Ajo i shpjegoi edhe pyetjet për shpalljet gjenerale dhe mes shpalljeve, të cilat sipas tekstit të Metodologjisë nuk merren për vlerësime cilësore dhe sasiore. Sipas pretendimeve nga Agjencia, edhe pse ajo nuk është e shkruar në mënyrë decide në tekst, në atë moment që do të fillojë shpallja e ndonjë aneksi apo ç’lajmërimi, ajo në mënyrë të prerë do të hyjë në vlerësimin e balancimit edhe sasior edhe cilësor.
MIRÇEVSKI: MATJE CILËSORE E “ALARMIT ARTISTIK”
Diskutimi hapi edhe pyetje të tjera dhe vërejtje për metodologjinë. Ivan Mirçevski, drejtori i i televizionit Kanal 5, në emër të AMM-së, asociacioni i pesë televizioneve nacionale, kërkoi që internet portalet detyrimisht të futen në listën për monitorim, dhe rol më të madh të trupit ad-hoch në procesin monitorues.
Në lidhje me ndjekjen e internet portaleve, drejtori i Agjencisë Zoran Trajçevski përsëriti se ekzistojnë arsye teknike, ndërsa njëra nga më kryesoret është edhe ajo e cila në kontakt me trupat rregullues evropian erdhën në përfundim se një praktik e tillë nuk ekziston në Evropë.
Në emër të televizionit Kanal 5, përsëri, Mirçevski shprehi jo pajtueshmëri me vlerësimin cilësor kur bëhet fjalë për balancin dhe objektivitetin. Për Mirçevskin, vlerësimi për inkurajimin e lëndës apo rregullimin e tonit të informimit është “Alarm artistik për raportin gazetaresk”, ashtu që kërkoi balancimi të rregullohet vetëm me matje sasiore. Për dallim nga “Kanal 5”, për “Telma” për shembull, matja në aspektin cilësor duhet të qëndrojë dhe ajo është pjesa e cila shfaq fotografinë reale për një informim gazetaresk.
PËRSËRI SEKTORI CIVIL PËRBËN PROBLEM
Mirçevski përshëndet vendimin e Agjencisë ku theksohet që personat të cilët do to marrin pjesë në monitorim duhet të nënshkruajnë deklaratë të noterizuar se nuk janë pjesë e asnjë partie politike, por janë të detyruar që të shtojnë se nuk do të jenë as anëtarë të ndonjë shoqate civile, sepse së fundmi shumë shoqata kanë vepruar nën ndikime partiake.
Drejtori Trajçevski u përgjigj se do ta rishikojnë kërkesën. Por ndaj kësaj reagoi drejtori i SHGM-së, Dragan Sekullovski, i cili ju kujtoi që të dyve që anëtarësimi në shoqata civile është liri e garantuar me kushtetutë dhe se në bazë të atij kriteri askush nuk mund askujt t’i ndalojë që të kryejë ndonjë punë, siç është monitorimi i mediumeve, ndërsa rikujtoi edhe detyrat e Maqedonisë nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës.
Diskutimi për Metodologjinë përfundon sot, ndërsa të premten duhet të vërtetohet nga Këshilli i Agjencisë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari