Dy bulevardet e reja në Strumicë ngelen vetëm pjesë e programit të Zaevit

Rrugët nuk u "rritën" në bulevarde. Foto: Skrinshot nga Google Maps.

 

NDËRTIMI I DY BULEVARDEVE TË REJA

Strumica është qytet me bulevarde moderne dhe të bukura. Në periudhën e kaluar realizuam një numë të madh të projekteve investuese për ndërtim dhe modernizim të infrastrukturës rrugore. Në periudhën e kaluar arritëm që të lidhim të gjithë hyrjet e qytetit nëpërmjet bulevardeve, ndërsa u zgjeruam dhe modernizuam bulevardet ekzistuese (Leninova, Marshall Tito dhe Goce Dellçev). Investuam mjete në zhvillimin e infrastrukturës sepse pa një infrastrukturë të mirë nuk ka zhvillim të shpejtë ekonomik. Strumica, si rrallë komunë tjetër ka rrugë të rregulluara bukur dhe bulevarde për lëvizjen e njerëzve, mallrave dhe udhëtarëve. 

Për lëvizje më të lehtë, më të shpejtë dhe më të mirë rreth Strumicës në periudhën e ardhshme me përkushtim do të punojmë për ndërtimin e dy bulevardeve të reja:

- Ndërtimi i bulevardeve moderne me katër linja në komunikacion në Bulevardin Kliment Ohridski (prej Zhito Strumica deri te Terminali)

- Ndërtimi i bulevardit modern me katër linja i cili do të jetë në pjesën e kopshtit të fëmijëve në rrugën Bratsvo Edinstvo, do të kryqëzohet me Bulevardin Kliment Ohridski (te stacioni i autobusëve), ku do të vendosen semaforët, dhe përmes urës së sapo ndërtuat në lumin Vodoçnica do të përfundojë lidhja me rrugën në zonën Industriale, berza Agro (Agrofruktus).

 

 

ARSYETIM

Dy rrugë në Strumicë, prej të cilave njëra është më e frekuentuar, do të shndërrohen në bulevarde.Premtoi Zoran Zaev, kandidati i LSDM-së për kryetar në Komunën e Strumicës në zgjedhjet lokale Të vitit 2013. Premtimin në programin e tij zgjedhor është në faqen 41. Hetuam dhe konfirmuar se premtimi i tij deri më tani është i parealizuar.

Premtimet për bulevardin e ri, Zaev e dha në kohën kur luftoi për mandat të ri, që do të thotë se me siguri është i njohur me gjendjen dhe mundësitë për realizim të premtimeve. Por ajo nuk vjen.

Ashtu siç mundëm që të sigurohemi nga shikimi i fotografive satelitore të vendosura në Google Maps, gjegjësisht Earth, pamë se nuk është ndërtuat bulevardi në rrugën “Kliment Ohridski” nga fillimi i “Zhito Strumica” deri te Terminali, si dhe rruga “Bratstvo Edinstvo” po ashtu nuk është zgjeruar, gjithashtu nuk është vazhduar si bulevard kah zona Agro.

Kërkimet në ueb-faqen në Komunë e Strumicës, po ashtu nuk na çoi deri te asnjë informacion se janë realizuar premtimet e kryetarit të Komunës së Strumicës Zoran Zaev për dy bulevardet e reja në Strumicë, as që gjetëm informacione të reja se janë marr masa për realizim. Gjegjësisht, në fillim të Zhito Strumicës kah Terminali nuk ka vazhduar bulevardi në rrugën “Kliment Ohridski”, as rruga “Bratsvo Edinstvo”  nuk është shndërruar në bulevard dhe nuk është vazhduar deri te Zona Industriale kah Agro.

Vasil Pishev, deputet i VMRO DPMNE-së, banor i Strumicës dhe biznesmen, në konferencën për shtyp me 3 dhjetor të këtij viti akuzoi se nuk janë realizuar asgjë nga premtimet për bulevardet nga Zhito Strumica deri te Terminali.

daljet e kryetarit të komunës së Strumicës Zoran Zaevit me 26 tetor të këtij viti, kur flet për realizimin e buxhetit për vitin 2016 dhe premtimet kapitale, po ashtu nuk përmend dy bulevardet si të realizuara.

Kërkimet në internetit dhe ueb-faqen e Komunës së Strumicës për informacione, nuk arritëm deri te konfirmimi se këto bulevarde janë realitet. Sipas asaj, ky premtim kapital i Zoran Zaevit të dhënë në vitin 2013 është i parealizuar.

 

BURIME

 

Vlerësuar nga: Sasho Spasoski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.