Duke keqpërdorur detyrën zyrtare është ushtruar presion për të mbledhur vota

Me i dimë leternjoftimet tuaja, votoni për ne! Foto: KSHZ/google

Дали на локалните избори во 2013 година имало притисоци од највисоките кругови на ВМРО-ДПМНЕ, кон припадници на полицијата да гласаат за оваа партија и дали со тоа функционери во Владата ја злоупотребиле службената положба и овластувања, а злоупотребиле и лични податоци на граѓани?

 

 

A ka pasur shtypje nga radhët e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale të 2013, ndaj përfaqësuesve të policisë  që të votojnë për këtë parti dhe me këtë funksionarët e qeverisë e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe kompetencat, a i kanë keqpërdorur edhe të dhënat personale të qytetarëve?

Shkruan: Aleksandra Denkovska

 

Në katër muajt e parë të vitit 2013, sekretari gjeneral i qeverisë, Kiril Bozhinovski dhe ish ministrja e punëve të brendshëm Gordana Jankulloska, kanë kryer vepra penale duke i  keqpërdorë pozitat e tyre  duke mbledhur nga qytetarët të dhënat personale që në zgjedhjet e ardhshme të votojnë për VMRO-DMPNE-në. Së bashku me Bozhinovskin dhe Jankulloskën, në manipulime ka qenë i përfshirë edhe Mirosllav Jankoviç i punësuar në IT sektorin në “Makedonski Telekom”, thuhet në akuzën penale, e ngritur nga LSDM-ja opozitare në prokurorinë publike së bashku me 30 të tjerë që kanë qenë të përfshirë në vepra kriminale dhe manipulime për të cilët qytetarët kanë dëgjuar në bisedat e përgjuara.

Në aktakuzën penale të cilën LSDM-ja e ka paraqitur në gjykatën publike, Bozhinovski akuzohet për dy vepra penale dhe atë keqpërdorimi të detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 paragrafi 1 lidhur me nenin 23 nga Kodi Penal dhe për veprën penale Keqpërdorimi i të dhënave personale nga nenin 149 lidhur me me nenin 23 nga Kodi Penal

Në periudhën janar, shkurt, mars dhe prill të vitit 2013, i akuzuari i parë Krili Bozhinovski me qëllim e ka nxitur të akuzuarën e dytë Gordana Jakulloskën, ministre e punëve të brendshëm që ta shfrytëzoj kompetencat e saj dhe me tejkalimin e kufijve të kompetencave të saj zyrtare t’i jap informata për vendbanimin e me shumë personave,në atë mënyrë që i akuzuari i parë Kiril Bozhinovski i ka dhënë emrat dhe mbiemrat e një numri të madh personash të akuzuarës së dytë Gordana Jankillovsës, që më pas kjo e fundit duke shfrytëzuar bazën e të dhënave nga sistemi për evidentim, zyrtarët nga MPB i kanë detyruar këto persona që të votojnë për  VMRO-DPMNE -në  shkruan në akuzën e ngritur nga opozita.  

Ish ministrja po ashtu akuzohet për dy vepra penale, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 paragrafi 1 nga Kodi Penal dhe nja vepër penale nga nenin 149 në lidhje me nenin 23 nga Kodi Penal.

Jankulloska pas marrjes në pyetje nga Prokuroria tha se nuk ndjehet fajtore për asnjërën nga akuzat nga Prokuroria Speciale Publike dhe se detyrën e ka kryer me nder dhe me profesionalizëm.

Nuk ndjehem fajtore edhe pas akuzave të këtij rasti, as edhe pas akuzave të rastit të më hershëm të PSP-së. Përderisa isha ministër, detyrën e kam kryer me nder, me profesionalizëm dhe në interes të Republikës së Maqedonisë, unë pres prej PSP-së që të hap raste sepse ajo është detyra e tyre dhe ajo është agjenda e tyre politike. Nuk është në pyetje sa raste do të hapni, por sa dhe në çfarë mënyre do t’i mbyllni ato. Unë nuk kam kryer asnjë vepër penale në lidhje me rastet që PSP-ja veçse i ka lajmëruar me nisjen e hetimeve, as edhe në ndonjë tjetër të cilën mund ta konstruktojnë – tha Jankulloska.

I akuzuari i tretë, Mirosllav Jovanoviq,akuzohet që ka kryer një vepër penale edhe atë keqpërdorim të të dhënave personale nga neni 149 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi Penal.

Në periudhën janar, shkurt, mars dhe prill 2013 i akuzuari i parë dhe i dytë me qëllim kanë nxitur të akuzuarin e tretë Mirosllav Jovanoviq, i punësuar në shërbimet informatike në “Makedonski  Telekom” që të shfrytëzojë sistemin kompjuterik dhe të i’u jep informata për vendbanimin e më shumë personave, emrat dhe mbiemrat e të cilëve më parë i’a kanë dhënë i akuzuari i parë dhe i dytë. Nëpërmjet të punësuarve në MPB i kanë gjetur personat konkret, dhe i’u kanë treguar që në afatin e lartë përmendur të votojnë për partin politike VMRO-DPMNE – thuhet në aktakuzë.

Ashtu siç është paraparë me ligj, i punësuari i cili e keqpërdor pozitën e tij apo autorizimin, me tejkalimin e kufijve të autorizimit të tij ose mos kryerjen e detyrës së tij për interes të tij apo të dikujt tjetër apo t’i shkaktojë tjetrit dëm, do të dënohet me burg  prej 6 muajsh deri në 3 vite.

Avokati Zvonko Davidoviq thotë se praktika për sanksionim për keqpërdorim të detyrës zyrtare më parë në shtet ka qenë shumë e mirë.

Bëhet fjalë për vepër penale serioze në të cilën i akuzuari ka interes nga dëmi që i’a shkakton tjetrit. Më parë te na kishte praktikë të mirë, efektive. Edhe kjo vepër penale për të cilën tani jemi duke biseduar është serioze, por duhet të vërtetohet, dhe më pas të ngritet akuzë. Për keqpërdorim të të dhënave personale te ne nuk ka shumë praktik, atë më së shpeshti e udhëhiqte Drejtoria për mbrojtje të të dhënave personale – tha Davidoviqi

Përndryshe, para dy muajsh, presidenti Gjorgje Ivanov morri vendim për abolim të të gjithë personave që shfaqen në bisedat e përgjuara dhe që jepin përshtypja se kanë kryer ndonjë vepër penale. Bozhinovski dh Jankulloska janë në këtë listë për disa vepra, por mes të abolurëve gjendet edhe Jovanoviqi, i cili 3 vite pasi e ka kryer shërbimin Jankulloskës dhe Bozhinovskit , bëhet drejtor i sektorit të informatikës në “Makedonski Telekom”.

Pas shtypjes së madhe të ndërkombëtarëve, sektorit civil dhe partive opozitare, Ivanovi me dy kthesa e tërhoqi abolimin. Së pari e hoqi për politikanët, dhe më pas për të gjithë personat e tjerë në mesin e të cilëve është edhe Jovanoviq.

Në bombën të cilën e publikoi lideri i opozitës, Zoran Zaev, në sallën universale më 10 mars të vitit të kaluar, qytetarët mund të dëgjonin se si Bozhinovski dhe Jankulloska merren vesh që të dhënat për qytetarët’ t’i kërkojnë prej Jovanoviqit.

GJ: Po prej telefonave, të shohim ku jetojnë, kanë arrit marrëveshje…

KB: Po kjo është.

GJ: Sepse prej nesh, mendoj ne do t’i gjejmë por do të na jep adresën zyrtare që e ka të paraqitur, dhe më pas nuk e dimë…

KB:  Që i ka në listën zgjedhore.

GJ: Po de po, por ajo ty nuk do të kryej punë. Vetëm prej kompanive të telefonave, për shembull nëse ke blerë telefon mobil në Shkup, të paktën do ta dimë se je nga Shkupi, kupton.

KB: Me kë të bisedoj për këtë?

GJ: Nuk njohë ndonjë aty, ky Mirosllavi, që është në “Telekom” në sektorin e informatikës, Miro Jovanoviq. Pasi Miro duhet t’i nxjerrë…

KB: Ose Zhare?

GJ: Edhe Zhare mundet në nivel më të ulët të delegoj. Zhare sigurisht vet nuk do t’i kërkojë..dhe mundet Zhare të jep detyrë,

KB: Mirë, mirë, po, ide e mirë.

GJ: Më pas, nëse na duhet përsëri do t’i kryqëzojmë me bazën tonë …

KB: Ok, ok, dakord.

GJ: Pasi nëse ju japim DSK-së emra,të themi ju japim emër, ai dhe ai është nga Koçani, ashtu do ta gjejnë.

KB: Ashtu, po, po.

GJ: Tani atë dhe atë kërkojeni në Maqedoni, pak si…mund edhe ta gjejnë, por do të duhet më tepër kohë.ГЈ:

KB: Ke të drejtë.

GJ: Ndërsa ne nuk kemi shumë kohë.

KB: Dakord, do të shohim.

GJ: Mirë Kire, çao.

Nenet nga Kodi Penal me anë të të cilëve është ngritur akuza për vepra penale kundër Bozhinovskit, Jankulloskës dhe Jovanoviqit:

Neni 352 paragrafi 1

Personi që gjatë ushtrimit të  detyrës zyrtare duke shfrytëzuar pozitën ose autorizimin e tij, me tejkalim te kufijve të detyrës zyrtare ose me mos kryerje të detyrës së tij ka interes personal ose kryen shërbim për persona të tjerë ose i shkakton dëm dikujt tjetër do të dënohet me burg prej 6 muajsh deri më 3 vjet. 

 

Neni 23 nga Kodi Penal

Ai i cili me qëllim do të nxit tjetrin që të kryej vepër penale do të dënohet sikur ta ketë kryer vet.

Neni 149 prej Kodit Penal

(1) Ai i cili në kundërshtim me kushtet e parapara me ligj, pa pajtimin e qytetarit mbledh, përpunon dhe shfrytëzon të dhënat e tij personale, do të dënohet me dënim me të holla ose me burg prej 1 viti  (1)

(2) Me dënimin prej paragrafit 1 do të dënohet ai që do të hyjë në sistemin kompjuterik të të dhënave personale me qëllim të shfrytëzimit të tyre për vete apo për dikë tjetër që të realizojë ndonjë interes ose t’i shkaktojë dikujt ndonjë dëm.(2) 

(3) Nëse veprën nga paragrafët 1 dhe 2 e kryen personi zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës do të dënohet me burg prej 3 muajsh deri më 3 vjet.

BURIMET:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.