Drejtori i “Gazetës Zyrtare” nuk mban përgjegjësi për publikimin e Ligjit për gjuhët

 

VMRO-DPMNE dha komunikatën/deklaratën, në lidhje me publikimin e Gazetës zyrtare në RM për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, pa nënshkrimin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, gjë që e konsiderojmë si të pavërtetë: 

Paralajmëruam drejtorin e Gazetës zyrtare, Martin Kostovski, se publikimi i ligjit për gjuhët në Gazetën Zyrtare është vepër penale e cila nuk skadon dhe për të cilën merret dënimi me burg dhe e merr drejtpërdrejtë drejtori i Gazetës Zyrtare, dhe më pas përfshihen të gjithë. Të gjithë personat e përfshirë do të mbajnë përgjegjësi për shkelje të ligjit me dhunë, procedurave dhe Kushtetutës gjatë miratimit të ligjeve të njëjta. 

[Burimi: A1ON– VMRO-DPMNE paralajmëron:…, data: 14.01.2019]

 

ARSYETIM:

Pretendimi i VMRO-DPMNE-së është i pavërtetë, pa bazë, dhe parë formalisht konstruktimin e fjalisë se “publikimi i ligjit (pa nënshkrim të Presidentit të RM-së) është vepër penale që nuk skadon dhe për të cilën merret dënim me burg”…

VMRO-DPMNE në paralajmërim në komunikatën/deklaratën, nuk thuhet se për çfarë vepre penale bëhet fjalë. Janë të paktë veprat penale në Kodin Zgjedhor (KP) që nuk skadojnë. Nëse mendon për Keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit, neni 353 nga KP, kjo vepër skadon, sepse dënimet janë prej gjashtë deri në mushë vite edhe atë me kusht që të dëshmohet se nuk ka qëllim për ndonjë përfitim.

nenin 112 të KP janë të theksuara saktësisht se cilat vepra nuk vjetrohen në kuptimin e përndjekjes penale dhe vuajta e dënimit dhe se këto vepra janë shënuar si “vepra penale gjenocid dhe krime lufte”. Sipas kësaj, është e qartë se nëse lexohet formalisht komunikimi i shëruar i VMRO-DPMNE-së, pretendimi në të është i pavërtetë.

Konsultuam ekspert ligjor dhe ligji i vetëm i cili rregullon këtë materie, është Ligji për publikim të ligjeve dhe rregulloreve tjera dhe akteve në Gazetën Zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Këtu ka të bëj, sipas interpretimi të një prej ekspertëve ligjor, me dy nene të ligjit:

Neni 5, paragrafi një:

Për publikimin e ligjeve dhe rregulloreve dhe akteve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë kujdeset sekretari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Për publikimin e rregulloreve dhe akteve të tjera të presidencës së Republikës kujdeset shërbimi i presidentit të Republikës së Maqedonisë. Per shpalljen e rregullave dhe akteve tjera te Qeverise se RM kujdeset sekretariati i Qeverise se Republikës së Maqedonisë.

Si dhe paragrafi i këtij neni:

Urdhër për publikimin e ligjeve dhe rregulloreve dhe aktive jep personi përgjegjës i cili kujdeset për publikimin e ligjeve dhe rregulloreve dhe akteve në “Gazetën zyrtare në Republikën e Maqedonisë”. 

Avokati Aleksandar Georgiev, të cilin e konsultuam për çështjen nëse drejtori ka përgjegjësi, është decid se ky neni i Ligjit, përndryshe ligj kryesor i cili rregullon punën e publikimit të ligjeve në Gazetën Zyrtare, është i qartë dhe për të nuk ka dyshime se si kuptohet.

Sipas këtij neni drejtori nuk ka të drejtë të interpretojë se çka do të publikojë ose jo, pa marr parasysh nenit të 18 të cilin e përmendëm, ku thuhet se është përgjegjës si kryeredaktor.

Sapo merr urdhër për publikim, ndërsa urdhrin e merr nga personi i cili kujdeset për publikimin, siç thuhet në nenin 5, është e qartë se ligji duhet të publikohet. Ligji publikohet në numrin e parë të ardhshëm të Gazetës zyrtare – në mënyrë decide përfundon Georgiev.

Është e vërtetë se bëhet fjalë për rast të parë të publikimit të ligjit, gjegjësisht dekret për zbatimin e ligjit pa nënshkrimin e presidentit të shtetit, sqarojnë edhe ekspertët e tjerë ligjor me të cilët u konsultuam, të cilët thonë se “procedura duhet të respektohet, por në sigurisht në procedurë nuk shkruan “çka nëse…”, siç nuk është paraparë as në Kushtetutë se çfarë ndodh me ligjin të cilin Presidenti nuk e nënshkruan dy herë”. 

Mendim të njëjtë në lidhje me urdhrin për publikim e ka thënë më herët edhe profesor i të drejtës kushtetuese Svetomir Shkariq, për të cilin nuk është kontestues se ligji mund të publikohet. Por, procedura nëse dikush dëshiron të kontestojë publikimin, gjegjësisht de fakto se ligji është në fuqi ligjore, do të kalojë në Gjykatën Kushtetuese.

Kryetari i Kuvendit mund të nënshkruaj Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe ta dërgojë deri te Gazeta zyrtare me arsyetimin se kryetari i Maqedonisë shkel Kushtetutën, edhe pse ai si folës në Shtëpinë legjislative është i detyruar ta dërgoj ligjin në publikim, sepse çdo qytetarë, përfshirë edhe Ivanovi-n, ka për detyrë të respektojë Kushtetutën. Por, edhe pse me të nuk është zgjidhur problemi, për atë se vjen pengesa më e madhe në lidhje me hyrjen e Ligjit në fuqi, që është Gjykata Kushtetuese. Nëse Ligji publikohet me defekt në dekret, Gjykata Kushtetuese do të mund të del se me një akt të tillë nuk mund të marrin në procedurë për shqyrtim, sepse nuk është Ligj – deklaroi Shkariq në intervistën për emisionin Faktor magazin në TV24. 

Për shkak të arsyetimeve të përmendura më lartë, mund të jepet vlerësimi se pretendimi i VMRO-DPMNE-së është i pavërtetë, se drejtori i Gazetës Zyrtare ka kryer “vepër penale e cila nuk vjetrohet dhe për të cilën merret dënim me burg”.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.