Diskurs i ri politik në mbrojte të “tefterërve të gjykatësve”

Duan të na bindin që opozita ushtron shtypje mbi gjykatën. Se si, nuk është me rëndësi. Foto: screenshot/kolazh

Во прислушуваните разговори има толку многу примери за партиските влијанија врз судството од страна на актуелната власт и тоа и кога станува збор за избор на судии и кога станува збор за судските одлуки, што е беспредметно да се тврди дека опозицијата е, всушност, онаа која би можела да има влијание врз судовите и судиите. А, токму во ова сакаат да не убедат претставници на власта во последните настапи на тема судството

 

 

 Në bisedat e përgjuara ka aq shumë shembuj për ndikimin e partive mbi gjykatat nga ana e qeverisë aktuale edhe atë kur bëhet fjalë për zgjedhjet të gjykatësve dhe për vendimet e tyre, prandaj është e pa bazë të thuhet se opozita, është ajo që mund të ketë ndikim mbi gjykatat dhe gjykatësit. Pikërisht për këtë duan që të na bindin përfaqësuesit e qeverisë në daljet e fundit me temë gjyqësorin

 

Shkruan: Stojançe MANEV

 

Tërheqja e plotë e vendimit për falje nga presidenti Gjorgje Ivanov, jo vetëm që rihapi proceset gjyqësore nga ana e Prokurorisë Publike Speciale (PSP), por edhe nxiti edhe retorikë kritike nga partia qeverisëse për gjendjen e gjykatave. Dyshimet e shprehura publikisht për hulumtime selektive dhe të motivuara politikisht nga ana e PSP-së, u shpërhapën, u shtuan deklaratat dhe qëndrimet të cilat vendosën në pyetje besimin në të gjithë sistemin gjyqësorë, dhe jo vetëm të disa pjesëve të cilat janë të lidhura me procesimin e akuzave prej Prokurorisë Speciale.

Konstatimet për patetizmin e sistemit të drejtësisë dhe ndërhyrjen politike nga qeveria, fakte të cilat dolën nga raporti i Pribesë, në të cilin në një në mënyrë mjaftë të qartë dhe precize janë shkruar vërejtjet për përzierje politike në nominimin dhe caktimin e gjykatësve, për atmosferën e shtypjeve dhe mos besimin në gjykata, nuk u pranuan si indikatorë relevant, të cilat meritojnë vëmendje dhe rindërtim të gjendjes së sistemit të drejtësisë në vend.

Nga ana e disa burimeve u njoftua se bëhet shtypje mbi gjykatën dhe ka mungesë besimi. Kjo shpjegohet edhe me publikimin e bisedave. Shumë gjykatës mendojnë se përparimi në suaza të gjyqësorit është i rezervuar për ato vendime të cilat favorizojnë një faktorë të caktuar politik – thuhet në raportin e Pribesë (Rekomandime prej grupit të ekspertëve për pyetje sistematike për qeverisje të së drejtës të shoqëruar me komunikimet e zbuluara të vitit 2015) në pjesën 1.2 e cila ju referohet gjyqësorit dhe prokurorisë.

Këto vërejtje konkrete, të cila ngritën dyshime mbi besueshmërinë e sistemit gjyqësor në tërësi të Republikës së Maqedonisë dhe aftësia e saj që të porosisë ligje dhe vendime penale, nuk ishin të mjaftueshme për zgjim të “vetëdijes së lartë për drejtësi” te partia qeverisëse VMRO DPMNE dhe lideri i saj Nikolla Gruevski. Caktimi i dënimit me arrest shtëpiak ndaj kryetarit të Komunë së Manastirit, Vlladimit Talevski, i dyshuar në rastin “Transporter”, theu heshtjen dhe diskursin politikë i cili vinte prej partisë qeverisëse, mbështetësve të saj dhe prej sektorit mediatik të përmbushur me qëndrime dhe deklarata kritike për gjendjen e sistemit gjyqësor.

 

 KUSH I BËN SHTYPJE GJYQËSORIT

Gjatë shënimit të ditëlindjes së 26 të VMRO DPMNE-së, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, mes tjerash, në fjalim e tij iu referua turbullirës së linjës demokratike mes politikës dhe të drejtës. Duke akuzuar për atë se ka aleancë politike mes PSP-së dhe LSDM-së opozitare, Gruevski para anëtarëve të partisë shfaqi habi dhe shqetësim për ndikimin politik dhe shtypjen që i bëhet gjyqësorit.

Ashtu siç tha një lider i një partie një ditë, PSP u bë partner i LSDM-së. Kur e panë se PSP nuk është e mjaftueshme, filluan të ushtrojnë shtypje mbi gjyqësorin. Kjo është strategjia e tyre. Ju kërcënohet haptazi, edhe atë vet lideri i LSDM-së me deklaratën e tij publike u shpreh se sikur të vinin në qeveri , dhe të panevojshmet do t’i largonin. Paramendoni, njerëz kampanja e të cilëve është liria dhe demokracia, shkojnë me kërcënim të hapur nga gjyqit. OJQ-ve dhe mbështetësve të saj as që ju pengon kjo, dhe nuk kanë asnjë reagim. Më pas, del zëdhënësi i LSDM-së dhe bën të ditur se kundër gjykatësve të cilët nuk kanë gjykuar sipas mënyrës së tyre do të ngrenë padi penale. Paramendoni, padi penale për ligj dhe vendim të gjykatës. Kjo asnjëherë më parë nuk ka ndodhur. Dhe përsëri heshtje nga OJQ-të, por edhe nga përfaqësuesve ndërkombëtarë. Kur këtë e bën LSDM, ajo është demokraci. Nëse gjysmën e kësaj ta bënte VMRO-DPMNE ajo do të ishte totalitarizëm dhe regjim – tha Nikolla Gruevski në ditën e shënimit të 26 vjetorit të themelimit të partisë (19.06.2016) 

Vetëm një ditë pas qëndrimeve të dhëna dhe vendosjes së konturave të diskursit të ri politik për gjendjen e gjykatave “heshtjen e OJQ-ve” e thyen prej Lëvizjes qytetare për mbrojtje të Maqedonisë (LQMM), të cilët me deklaratën e tyre e paraqitën te Gjykata Themelore Shkup 1 dhe Gjykata e Apelit Shkup me të cilën iu drejtuan gjykatësve që si përfaqësues të vlerave morale të sistemit të drejtësisë në Maqedoni u kujtuan se janë të zgjedhur sipas “kapacitetit dhe integritetit personal”:

 Ju jeni të zgjedhur për shkak të kapacitetit dhe integritetit personal. Pavarësia e gjyqit nënkupton atë se as edhe një gjykatës nuk mundet që të merr vendime të drejta përderisa është e frikësuar, përderisa është lënde e kërcënimeve ose pret diçka në këmbim nga cila do palë. 

Mu për këtë nuk duhet të përkuleni përpara shtypjeve që vinë nga jashtë por as nga brenda. Të gjithë janë të barabartë para drejtësisë. Aspak nuk është e pranueshme që për disa të vlejnë ligjet, ndërsa për të tjerë të mos ketë asnjë lloj përgjegjësie – thuhet mes tjerash në deklaratën.    

Tone të tilla shqetësuese për politikë të motivuar seleksionuese nëpër gjyqe u rënduan pasi u kujtua se “Zoran Zaev deklaroi se do të bënte listë me gjykatës të cilëve do të ju hakmerrej në qoftë se vjen në qeveri“, për gjatë asaj duke inkurajuar gjyqtarët që të mos marrin vendime me porosi.

Disa ditë pas këtyre reagimeve, takimin mes kryetares së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë, Lidija Nedellkova dhe ambasadorit të SHBA-ve, Xhes Bejll, mediumet  e paraqitën si ndërhyrje në pavarësinë e gjykatës dhe fakt që vërteton pretendimet e Ivanov se ambasadorët e huaj kanë shëtitur nëpër gjyqe dhe ju kanë diktuar nëpërmjet telefonit se si duhet të veprojnë.

Prej momentin kur Gjykata e Apelit, në 29 qershor, e vërtetoi vendimin 30 ditë arrest shtëpiak për kryetarin e Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, njeriu i parë i degës së partisë qeverisëse në Manastir, Borçe Dimitrovski, në pres-konferencë, të dhënë me 30 qershor, vlerëson se bëhet fjalë për vendim të diktuar me të cilin vazhdon fushata kundër VMRO DPMNE-së.

Një vendimi gjykatës u bë arsye e mjaftueshme për promovim të diskursit politikë për ngritjen e vetëdijes juridike për raportin mes PSP-së dhe Gjykatës në suaza të “vendimeve të diktuara“, “gjykatësve të përshtatshëm dhe të papërshtatshëm“, “listë të gjykatësve“, përgjatë së cilës nxorrën përgjithësime të cilat vënë në pyetje pavarësinë kushtetuese dhe pavarësinë e gjykatave, si dhe t’i kryejnë detyrimet në bazë të Kushtetutës, ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare (Neni 98, Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë). I njejti diskurs i mbushur plot me tone shqetësuese dhe peripeci nuk u shfaq për praktikën e njëanshme me vendimet për kërkesat e PSP-së në procesin ku përfshihet shefi i administratës së pestë në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim në suaza të MPB-së, Goran Grujevski, i dyshuari i parë në lëndën “Fortesa”. Këshilli penal i Gjykatës Themelore Shkup 1- Shkup në 1 prill, të këtij viti, duke vepruara sipas dëshirës së palës mbrojtëse, vendosi që të ndryshojë vendimin e gjykatësit të mëparshëm për njëjtën lëndë dhe caktoi masën arrest shtëpiak. Pas tërheqjes së vendimit për falje nga ana e Presidentit Gjorgje Ivanov, gjykatësi i lëndës së mëparshme, duke mos vepruar sipas propozimit të PSP-së për të caktuar masën paraburgim për Grujovskin, morri vendimin me të cilin e kundërshtoj propozimin e PSP-së dhe vetëm ju ndalua udhëtimi jashtë vendit duke ju marrë pasaporta. Vendime të ndryshme nga i njëjti sistem gjyqësorë, për të njëjtën lëndë. A janë vendimet e ndryshme për shefin e administratës së pestë pjesë e “strategjisë së vjetër”, të cilën opozita dhe ambasadorët kanë për qëllim ta rrënojnë?

 

VENDOSJA E RELACIONEVE MES POLITIKËS DHE GJYKATËS

Për të ardhur deri te përgjigjet e mundshme për atë se si konstruktohen relacionet mes gjykatës dhe politikës, gjegjësisht që të zbulohen elementet e “strategjisë së vjetër”, e cila në diskursin e ri të promovuar shfaqet si viktimë potenciale e lëndëve të ndërtuara me motive politike nga PSP-ja, do të mund t’ju referohemi përmbajtjeve të bisedave të përgjuara, të cilat sipas raportit të Pribesë paraqiten si fakte relativisht të pranueshme për gjendjen e sistemit juridik në Republikën e Maqedonisë.

Perceptimi është në lidhje me përparimin e pozicioneve më të larat gjyqësore, ndikimet politike mbizotërojnë dhe ka edhe fakte në bisedat e përgjuara telefonike të cilat mbështetin këtë pikëvështrim se këto perceptime janë të justifikuara – thuhet në raportin e Pribesë

Në 19 mars të vitit 2015, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, publikoi një dyzinë të bisedave telefonike, nga përmbajtja e të cilave dalin të dhëna për varësin e gjyqësorit ndaj interesit politikë. Në pres-konferencë Zaev tha se bisedat telefonike tregojnë se kush e kontrollon në tërësi sistemin e drejtësisë në Republikën e Maqedonisë dhe zbulon ndikimin politikë mbi gjykatën nëpërmjet diktimit të proceseve dhe ndërrimin e gjykatësve.

Në bisedën mes Filimena Manevska dhe Vlladko Mijallkov kuptuam se kryetarja e Gjykatës së Apelit paskësha qenë “tepër e jona” për shkak se më parë ka kryer punë për partinë dhe përsëri do ta bëj:

FM:  Ljupka Arsenievska, kryetarja e Gjykatës së Apelit. Ajo është tepër e jona.
VM: Aha
FM:  A nuk të kujtohet, përmes asaj përfunduam këtë, për Karanakov?

VM: E.., po, po, po, po, po, po, po.
FM: Përmes asaj, apo?
Vm:  Po, po, po.

Ish-ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jakullovska në bisedë me shefin e kabinetit të ish-kryeministrit, Martin Protugjer, zbulon se akuzat penale në komunikacion mund të hudhen poshtë, sepse prokurori punon sipas porosive.

MP: Për gruan e tij, tani edhe i kanë ngritur akuzë, që ka bërë ndeshje.
GЈ: Mi lësho të dhënat, të merrem vesh me prokurorin.
MP:  Po, po, po, do t’i lëshojë.
GJ:  Është okej nëse e kanë akuzuar, ama duhet të rrrëzohet padia penale.
MP: . Po, po, po.
GJ: A nuk u morëm vesh ashtu?
MP:  Ashtu është, ashtu është, ashtu është.

Për atë se si dikush që “kryen shumë punë” në qeveri për sistemin gjyqësorë bëhet më i rëndësishëm se sa ka qenë, mund ta kuptojmë mes bisedës së Gordana Jankulloska dhe Sasho Mijallko, në të cilin sipas urdhërit të ministres shtetërore shteti në Gjykatën Supreme “do të humb” procesin kundër branitellit të plagosur i cili duhet të kthej parat për dëmin e kryer.

GJ:Ka një njeri, Veliçkovski Sasho quhet, ne e kemi paditur, ai tani është në pension….
SM:Mirë.
GJ: …është plagosur në 2001. Dhe tani ne, si qeveri kemi pasur qëndrim që të tërheqim akuza…
SM:  Aha.
GJ:. …të gjitha ato punë, por ka pasur një pjesë të padisë të cilën nuk kemi mundur ta tërheqim, pasi kishte përfunduar gjithçka.
SM: Mirë
GJ: Dhe njeriu, lëndën e ka tani para Gjykatës Supreme, faktikisht sipas padisë sonë prej MPB-së, të kthej parat e dëmit. Ai na ka kryer shumë punë në terren me ato të Dostoinsvos…nuk ju shkëputet
SM:  Çka duhet të bëjmë ne?
ГЈ: Të humbim rastin ne të MPB-së në Gjykatën Supreme.

Mund të kuptojmë se si ish kryeministri Nikolla Gruevski është dashur që të informohet për kuadrin nëpër gjyqe, që para shpalljes së konkursit për gjykatës. Ish-kryetarja e këshillit gjyqësorë, Aleksandra Zafirovsak, paraqet deri te sekretarja e Gruevskit, Lençe Samarxhieva, që ka për qëllim të shpallë konkurs për gjykatës, sepse janë marrë veshë me “kryeministrin në mbledhjen e fundit” që ajo ta lajmëroj:

AZ: U morëm vesh në takimin e fundit, që ta informojë kryeministrin, kur….atë…të shpallë konkurs, do me thënë para se me shpallë konkurs për gjykatës.
LS:  Mirë.
AZ: Do me thënë, informoni se do të shpall konkurs për dy gjykatës në Gjykatën e Apelit Shkup…

Kjo pjesë e bisedave të përgjuara në zbulon se si Sasho Mijallkov dëshiron që Gordana Jankullovsk t’i vërtetojë se a ka kuptuar gjithçka se çka është folur në mbledhjen e partisë dhe se për cilat vende në gjyqe duhet të merren vesh:

SM:  Dua të më sigurosh për diçka. Se a është e vërtetë?
GJ  Po?
SM: Sonte diskutuam për gjykatat, për 1-shin dhe 2-shin, Supremin dhe atë të Krushevës, apo?
GJ:  Po.

Sistemi i së drejtës është temë kryesore edhe në një bisedë tjetër mes Jakulloskes dhe Mijallokovit, në të cilën mund të kuptohet se si merren vesh për prokurorët pas kërkesës së ministrit të atëhershëm të drejtësisë, Blerim Bexheti, gjatë së cilës ish-ministrja thekson se i ka treguar kolegut se nuk është ajo e cila i merr vendimet, por Mijallkovi:

SM: Gorde!
GJ: Ma thuaj Sasho?
SM: Blerimi më kërkon, dëshiron që të zgjedhim tre prokurorë në Gjykatën Penale…Në gjykatën penale publike.
GJ: . Po unë i thash. Ai u paraqit tek unë, dhe tha: tre, atë-këtë. i them: nuk kam kompetenca për atë punë, sepse apo, ju jeni marrë vesh për të gjithë paketën, i them nuk kam. Nëse e ke me ngut, dëgjohu me Sashon direkt.
SM:  Unë, mendoj sepse edhe ashtu duhet t’i informojmë, haj të jua zgjedhim, sepse të Hënën duhet të mbajmë këshill gjyqësorë, të zgjedhim gjykatës.

Ekzistimi i listave me gjykatës nga biseda e Jankulloskes dhe Mijallkovit kuptohet se ka qenë praktikë e njohur. Ish-ministrja ka bërë evidentim preciz të gjykatësve në “tefter”, të shënuar me plusa të cilët i ka propozuar për zhvillim karriere:

SM: …Të të pyes një gjë. Ne kur zgjodhem gjykatës në 1-shin..
GJ: Po.
SM:  Кој ја предложи неа? E kam të shënuar një këtu e 72-ta Lidija Petrovska. Kush e ka propozuar.
GJ: Pritë ta shohë tefterin
SM: Shihe.
GJ: Tani nuk më kujtohet për emri..vetëm…e kisha këtu në tavolinë, një sekondë, më fal…Për 1-shin ishte?
SM: Po, për 1-shin dhe aty e zgjodhëm. Unë e pashë, mua ma mbushi syrin, e mirë ishte. Më intereson shumë kush e ka propozuar. 
GJ:…Tani, tani, përderisa flas me ty shfletojë ..
SM:  Po.
GJ: ….nëpër lisat..2-shi, 2-shi, Apelit…ligji i Marfievit…1-shi sigurisht e kam kah fundi..ja arrita deri te 1-shi, vetëm ta shohë..këtu nuk i paskam të rrethuara, ja edhe një…Lidija Petrovska, Sashka e ka propozuar, numër 72…

(…)

GJ: Ajo ka edhe me dorë një plus të shënuar, pasi që kemi biseduar, do me thënë e kemi shënuar edhe me plus, mendojë sipas diskutimit që kemi mes nesh. Megjithatë është propozuar nga Sashka, dhe lartë në listë, edhe ti e ke të njëjtën, 72 është shkruar me dorë Lidija Petrovska.

Kuptojmë edhe se ngritja nëpër hierarkinë gjyqësore nuk lidhet me përmbushjen e kritereve objektive dhe kualifikimet profesionale, por me njohjen e njeriut “të duhur”. Në një bisedë Mijallkov informon miken e tij Sofija Laliçiq se puna është kryer dhe se është zgjedhur për gjykatëse. Biseda zbulon edhe situata të tjera “pikante” në lidhje me mënyrën se si zhvillohet rekrutimi i gjykatësve – duhet që të marrësh ryshfet nga “Svarovski”, me kupona kozmetike, të pish duhan, të japish ….

SL: Tallesh me mua?

SM: Po, urime.

SL:  Për kur?

SM: Të Hënën.

(…)

SLE din, ajo pinte duhan te Lidija çdo ditë i blen dhurata Svarovski. Dhe e bleu Lidijën për dhuratat tani…Të kam treguar për Tupançevskën që para një vitit, a të kam treguar për të, e mban mend.

SM:  Mirë nuk ka lidhej se e ka kushëri edhe unë kam kushëri që nuk i njohë.

SL: Mirë, dikush tjetër?

SM: Mjafton.

Sl:  Por ka tre vende.

SM: E treta është e lirë, deri të hënën.

SL:  Çka flet?

SM: Ma thuaj si është ajo?

SL: Tupançevski e ka kushërirë. Unë i ka shumë të mira raportet me të, shumë është korrekte. Por shumë thith,…, shumë artificiale është. Filloi të më qeras, gjëra kozmetike… 

SM: Tani, unë do ta ftojë, ta shohë, nuk mund të kalojë ashtu.

SL:  Ti nuk e di se çfarë bythë lëpirëse është. Mua më qeraste me kupona kozmetike për të më blejtë për këtë.

Kuptojmë se si Mijallkov rregulloi që të zgjidhet gjykatëse dhe të jetë e punësuar në DSK, ajo që i rregullon punën me provizionin e aparateve izraelite, gjë që mund të dëgjohet në bombën e 15-të. Ai informon Svetllana Kosotva se është e zgjedhur për gjykatëse:

SM: E desha të jua them një gjë tani. Të të zgjedhim për gjykatëse ose jo?

SK:  Si nuk do të më zgjidhni?

SM: Hë?

SK:  Unë do të doja që të më zgjidhnit.

SM:  Mirë, e rregulluam atë punë që të zgjidhesh.

SK:  Po a?

SM: . Po. Duhet të më qerasësh.

Sk:  Gjithë do të ju jem borxh.

. Se kjo biseda e fundit ka pasoja mbi sistemin juridik u vërtetua edhe nga seanca e këshillit gjyqësorë, të mbajtur në 30.03.2011, kur Kostova u zgjodh gjykatëse në Gjykatën e lartë Administrative, pa ndonjë përvojë të mëparshme.

Përmbajtja e këtyre bisedave prej “bombave” i zbulojnë konturet e tashmë strategjisë së vjetër të njohur në rregullimin e marrëdhënieve mes politikës dhe drejtësisë, ose më saktë, në vendosjen e sistemit juridik dhe krijimin e një sistemi që iu bindet interesave të caktuar që posedojnë fuqinë politike. Pikërisht këto elemente janë shfrytëzuar për t’u projektuar, si pjesë se diskursit të ri politik gjatë demostrimti të ngritjes së vetëdijes ndaj të drejtës, në raportin mes PSP-së dhe sistemit gjyqësorë.

Theksimi i” anëve tona të mira” dhe “anëve të tyre të këqija” në raport me sistemin e drejtësisë, dhe promovimin e shtypjes politike mbi gjykatën si “strategji e re” pa referenca dhe indikacione si propozim empirik për relacionet mes LSDM-së opozitare, PSP-së dhe ambasadorëve nga njëra anë, dhe gjykatësve të cilët veprojnë sipas lëndëve që i ka nis  Prokuroria Publike Speciale, nga ana tjetër, mund të trajtohet si refleks i frikës së mos funksionimit parcial të “strategjisë së vjetër” në rregullimin e raporteve politike dhe sistemit të drejtësisë. Ose më thjeshtë, lëndët prej PSP nuk preferohen të procedohen nga na e gjykatësve, të cilët nuk përmbushin as edhe një kriter: të jenë të evidentuar me plus në “tefterin e Jankullskes”, Gruevski të informohet për zgjedhjen e tyre, ose, të takohet me “personin e duhur” përpara zgjedhjes së tyre.

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.