Buteli ende pa kopsht të ri për fëmijët

Foto: Printscreen kolazh(pxhere.com)

Premtim: Ndërtimi i kopshtit të ri në Rasadnik 

[Burimi: Programi zgjedhor u Velimir Smilevski, kryetari i Komunës së Butelit, faqe 16: Afati: viti 2018 ]

 

ARSYETIM:

Premtimi i kryetarit të Komunës së Butelit, Velimir Smilevski, për ndërtimin e kopshtit në vendbanimin Rasadnik, është i parealizuar. Projekti është pjesë e programit të tij zgjedhorë në zgjedhjet lokale 2017-2021, të titulluar si: “Jetë në Butel! Për të gjithë.”

Në programin e Smilevskit theksohet se sipërfaqja e përgjithshme e kopshtit parashihet të jetë rreth 500 metër katror dhe se ndërtimi do të bëhet sipas standardeve botërore, me efikasitet energjetik, me qëllim që të krijohet hapësirë cilësore për qëndrim të më të vegjëlve.

 Kopshti mundëson hapësirë shtesë dhe kapacitet për vendosjen e fëmijëve, ndërsa qytetarëve të bashkësive urbane përreth do të ju kursej kohë dhe resurse dhe do të mund që fëmijët e tyre t’i regjistrojnë në këtë kopsht. Ky është një projekt kapital i cili do të ketë ndikim pozitiv për afat të shkurt kohor, ashtu edhe për afat të gjatë. Me kërkesë të qytetarëve, ndërsa në drejtim të përmbushjes së nevojave të banorëve më të vegjël, qeveria e ardhshme lokale do të ndërtojë kopsht të ri në lagjen Rasadnik. Me ndërtimin e këtij kopshti qytetarët e Rasadnik, si dhe vendbanimet përreth do të kursejn kohë dhe resurse banorëve të cilët deri më tani i çonin fëmijët në kopshte në distanca të mëdha, thuhet në programin e Smilevskit. 

Shtypi i lirë (Slloboden peçat) më 12.12.2019, një vit pas afatit të dhënë në program të Smilevskit për ndërtimin e kopshtit në Rasadnik, në tekstin “Çka premtuan, dhe çka (nuk)realizuan kryetarët e komunave”, mes tjerash përmend edhe këtë projekt si të parealizuar.

Kopshti në Rasadnik, adaptimi i hapësirës për kopsht fëmijësh në Ljubanici, ndërtimi i poliklinikës në Butel, vendosja e nxemjes qendrore në sheshin Butel 1, ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatrat Luboten dhe Ljubanci, janë një pjesë e projketeve të premtuara nga programi zgjedhor i Velimir Smilevski, por të parealizuara, shkruan Slloboden pecat. 

Nga VMRO-DPMNE opozitare me 01.09.2020 reaguan që kryetari Smilevski nuk ka përmbushur premtimin për ndërtimin e kopshtit të ri në Rasadnik.

Sot jemi në vendbanimin Rasadnik ku në vitin 2017 bashkëqytetarët tanë dëgjuan një prej disa gënjeshtrave të Velimir Smilevski. Këtu duhej të ishte një prej shumë kopshteve të premtuara. Këtu duhej të kujdeseshin për fëmijë e komunës Butel, por për fat të keq bashkëqytetarët tanë kanë mundësinë që të binden në premtimet e rrejshme të LSDM-së dhe Velimir Smilevski, deklaroi Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE, transmetoi Netpres

ueb-faqen zyrtare në Komunën Butel, nuk mund të gjendjen ndonjë informacion lidhur me ndërtimin e kopshtit në Rasadnik.

Duke pasur parasysh këtë, si dhe afatin për ndërtim të kopshtit në vendbanimin Rasadnik – viti 2018, pjesë e programit të Smilevskit, mund të arrihet në përfundim se ky premtim i tij zgjedhor është i parealizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Ana ANastasovska 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.