Biseda të përgjuara– pjesa 7: Votues fiktiv, shtypje dhe kërcënime ndaj qytetarëve dhe kompanive
Zgjedhje të rrejshme me letërnjoftime të rrejshme, votues fiktiv, “heshtje dhe pohime me kokë” presion dhe dënime për kompanitë… Ndërhyrje në pikat blerëse, teledirigjim i votimit të mësuesve dhe të punësuarve në ndërmarrje publike dhe institucione, por edhe “blerje” nëpërmjet shpërndarjes së pensioneve. E gjithë kjo mund të dëgjohet në këtë përmbledhje të incizimeve.
Në pesë bisedat e para në këtë set dëgjohet për manipulimet në procesin zgjedhor që i ka bërë VMRO-DPMNE, për letërnjoftimet e përgatitura; për votuesit fiktiv dhe për atë se nga 50 njerëz janë vendosur në të njëjtën adresë banimi, gjegjësisht në të njëjtin apartament, dhe për atë se qeveria ka frikë se shumë shpejt do të zbulohen. Problem paraqet edhe ajo se disa komitete të komunave të VMRO-DPMNE-së nuk kanë lënë adresa të mjaftueshme për regjistrimiн e votueseve fiktiv, prandaj është dashur që në ato që i kanë të regjistrohen një numër i madh i votueseve fiktiv, ndërsa në Gazi Babë, votues fiktiv nga Shën Nikolla kanë votuar në më shumë vendvotime. Flitet edhe për një fshat me vetëm 40 votues, në të cilin në disa shtëpi janë të regjistruar nga 19, 22, 42 “fiktiv”.
Nikolla Gruevski në bisedë për rezultatet në komunën Qendër, konstaton se nëse do të ishin “banorë e Prespës”, do të kryenin punë. Jankuloska përsëri tallet me “fiktivët” duke thënë se “njerëzit shkojnë të votojnë dhe heshtin. Dhe luajnë kokën. Bëhet edhe marrëveshja që zgjedhje që në fillim të shpallen të lira, të qeta, përveç në Strugë, që më pas VMRO-DPMNE të shpallë fitoren.
Në setin e radhës prej 4 bisedave dëgjohen marrëveshjet për shtypje dhe manipulim me transportuesit, që të votojnë për ato, si dhe për mbledhje në të cilat do të “lahet” truri i qytetarëve ; më pas se si inspektori i DHP-së bizneseve të “shënuara” ju ka shkrua dënime prej disa mijëra eurosh; se si Janakieski jep urdhër që të merret taksi licenca e taksi kompanisë; për inspektimet në Strumicë që kanë urdhëruar të shkruajnë dënime; se si qeveria është në kërcënim nga protestat e bujqve.
“LËVRIM” TË PIKAVE BLERËSE DHE BUJQVE PËR SHKAK TË VOTAVE
Në pjesën e radhës prej 3 bisedave dëgjohet për disa ndërhyrje në disa qendra për blerje në Prilep, Radovish, Kavardarc, Negotinë, Rosman; për inspektorët e padëgjueshëm që kanë marrë guximin që të shkruajnë dënim kryetarit të komitetit të VMRO-DPMNE-së, për vizitat e anëtare të partisë që ju kanë bërë bujqve të cilët kanë marrë subvencione, gjatë së cilës u është kërkuar të deklarojnë se ata do të votojnë për VMRO-DPMNE-në.
Në gjashtë bisedat e radhës tema janë shtypjet dhe manipulimet ndaj marrësve të ndihmave sociale, gjegjësisht se si para zgjedhjeve kanë ra dakord që të bëhen lisa të njerëzve që marrin ndihmë ose përkujdesje të jashtme, që “më vonë” të përpunohen se si do të votojnë , të bëhen lisat të njerëzve, kryesisht Rom të cilëve do ju jepet ndihmë sociale për të votuar për qeverinë; gjatë të cilës disa herë dëgjohet se si puna duhet të përshpejtohet;Si përgatiten shuma parash të cilat duhet të ndahen për rastet sociale që të votojnë për VMRO-DMPNE-në, se si është premtuar që të shpërndahet miell në këmbim të votave te disa Romëve; se si për Kumanovën, Jankuloska është angazhuar që të përdoren dokumente të veçanta biometrike që VMRO-DPMNE të siguroj që romët do të votojnë për ato.
EDHE ARSIMTARËT TË “KALOJNË PROVIMIN” E DËGJUESHMËRISË
Në vazhdim janë biseda që zbulojnë shtypjen ndaj punonjësve të administratës – Janakievski propozon që në Mogila dhe Novac drejtorët t’i shtrëngojnë të punësuarit që të votojnë, duke theksuar një kompani dhe REK Bitola;Në komunën Qendër duhet t’i thërrasin të gjithë mësuesit dhe arsimtarët dhe gjithsecili të sigurojë edhe një votë më shumë për VMRO-DPMNE-në, gjithashtu flitet se si duhet kuadri i mësimdhënësve të pranuar gjatë mandatit të VMRO-DMPNE-së të binden se si të votojnë; se si ju kanë bërë shtypje të punësuarve në komunë që në Facebook i kanë dhënë like Zhernovskit, a mes tyre ka pasur edhe të punësuar të VMRO-DPMNE-së, se si është dashur ato që të rrethojnë fletushka me trekëndësh. Dëgjohet edhe se si janë “nxitur” të punësuarit në JKP, Parkingun e qytetit, Ujësjellësin, në Sallën Universale, Qendrën Kreative për Fëmijë, Muzeun e qytetit të Shkupit, shkollat e mesme, nëpër parqe dhe gjelbërime si dhe nëpër lagje dhe rrugë…
Vazhdon pjesa ku flitet për shtypjen që qeveria e VMRO-DPMNE-së e bëjnë ndaj mediumeve – se si Emil Stojmenov, pronari i Kanal 5 kërkon instruksione se si të sabotohet një emision i “papërshtatshëm”; se si merren vesh për materialet e lajmeve në televizionet e afërta me pushtetin dhe për intervistën e caktuar të Gruevskit në Sitel; se si Latasi së bashku me një ministër e fyejnë televizionin A1 dhe i gëzohen asaj se sa mirë ka shkuar intervista e kryeministrit në Sitel…
NJERËZIT TONË TË BËJNË SA MË SHUMË VOTA TË PAVLEFSHME
Ne vazhdim janë bisedat në të cilat shihet se si VMRO-DPMNE “sulmon” KSHZ-në dhe merr lista zgjedhore në të cilën janë të rrethuar njerëzit që kanë votuar; Gruevski propozon se si njerëzit e “tyre” të bëjnë sa më shumë fletëvotime të pavlefshme; se si Jankulovska i tregon Janakieskit se ku të anulohen votimet.
Në fund, në incizimet e emetuara në këtë pres-konferencë dëgjohet se si Irena Misheva kërkon që të ndalohen thirrjet e një numri telefoni që i përket një aktivisti të LSDM-së, me pretekst se ka lobuar për ato; si Jankulovska pranon se në MPB ka shtab zgjedhor të njerëzve të partisë nga Komiteti vendor në Qendër por edhe Call-center për nevojat e VMRO-DPMNE-së, ndërsa ambasadorët janë pranuar në një sallë më poshtë. Dëgjohet se si Janakieski propozon që të provokohen anëtarët e LSDM-së që të mund të “përpilon” kallëzim penal për LSDM-në; se si në MPB njerëzit e partisë e udhëheqin organizimin e zgjedhjeve; se si MPB nën udhëheqësin e Jankulovskës autobusët e mitingjeve të kundërshtarëve, posaçërisht të LSDM-së, i dërgon në kontroll teknik. Dëgjohet se si Jankuloska dhe Nikolla Todorov merren vesh se me çfarë “toni” duhet shkuar në zgjedhje, nëse ka pasur incidente, se si Gordana Jankuloska me Vasil Pishev janë marr vesh në Strumicë që të mos i nënshkruajnë procesverbalet aty ku është “ngushtë”, dhe në raundin dytë Romët do t’i nxjerrin “për veshi”, më pas me Sllave Goshev e përsërit të njëjtën. Ka edhe bisedë të Jankuloskës me Janakievskin për shpalljen e votave të pavlefshme në Qendër – sepse janë duke humbur.
Dëgjohet edhe kërcënimi me jetë ndaj Kryetarit të Federatës së Futbollit dhe familjes së tij, i cili mund të përfundoj në “hendek”.
Të gjitha “bombat” janë këtu.
Konferenca për shtyp e Zoran Zaevit, kryetari i LSDM-së, Shkup (06.03.2015)
Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari