Biseda të përgjuara – pjesa 35: Shkupi barok

Gruevski ka dashur që të luaj edhe si arkitekt edhe si urbanist.

 Si idetë dhe kapriçet e Gruevskit janë përfshirë në projektin “Shkupi 2014”, thuajse çdo herë me keqpërdorime të mëdha instrumenteve shtetërore, si dhe sa Gruevski është është dashuruar në martesë dëgjojmë në këtë përmbledhje

Nikolla Gruevski urdhër dhënës i “arkitekti” i projektit shumë të shtrenjtë dhe të panevojshëm “Shkupi 2014”, mësojmë duke i dëgjuar bisedat e kësaj përmbledhje. Biseda e parë është në mes Gruevskit dhe Mile Janakieskit,  e cila i referohet ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme. Gruevskit i shpejtohet me vendosje në të, edhe pse ajo nuk është ende gati, për çka dhe interesohet tek Janakieski nëse është mundshme të jepet masë e përkohshme për përdorim, që Ministria e Punëve të Jashtme të vendoset, ndërsa në ndërtesën e deriatëhershme afër Entit për Statistikë të vendoset Minstria për Transport dhe Lidhje. Pasi që Janakieski i paraqet pengesat objektive për një gjë të tillë, Gruevski propozon ministria e Punëve të Jashtme në mënyrë të paligjshme të vendoset në ndërtesë, ndërsa ministri për Transport dhe Lidhje menjëherë pajtohet me këtë propozim. I pyetur nëse Ministria e tij do të bëj ndonjë problem për këtë çështje, Janakieski rikujton se edhe Muzeu i VMRO që nuk e di nëse se janë vendosur në të zezë. Gruevski duket se nuk është i njoftuar me këtë, ndërsa Janakieski thekson se nuk e di nëse muzeu ka leje për përdorim, por e di saktë se në ndërtesë janë vendosur në të zezë.

Në vijim, Janakieski hedh edhe një “bombë” më të fuqishme – thotë se gjysma e objekteve në të cilën është vendosur administrata shtetërore nuk janë të evidentuar në kadastër. Gjegjësisht janë ndërtim pa leje. Më pas të dy bisedojnë për pasojat nëse dikush lëndohet në ndërtesat pa leje.

 

 GRUEVSKI – ARKITEKT DHE URBANIST

Nga tre bisedat në vijim nga Gruevski dhe Janakieski, shohim se kush është arkitekti kryesor i “Shkupit 2014”. Gruevski riparon objekte – arkitektit i ka dhënë sugjerime për të shtuar ballkone, të riparoj shkallët.

Në bisedën e dytë dëgjojmë se Gruevski dëshiron që pas ndërtesës së ministrisë së Jashtme të ndërtohet fontanë me obelisk, dhe e pyet Janakieskin a mund të ju “imponoj” atyre që do të ndërtojnë ndërtesën në këtë parcelë. Dëgjojmë si Gruevski kalkulon me kompanitë të cilat kërkojnë të ndërtojnë ndërtesa – Banka Komerciale dhe EVN- dhe mendon të ju “imponoj” atyre fontanën për të cilën ai ka ide – gjegjësisht fotografinë e fontanës në Romë me obelisk. Për të plotësuar merakun, do të ndryshoj edhe plani Detajuar urbanistik që në parcelat ku ndërtohet projekti të shtohet një e tillë me obelisk të lartë prej 20 metrash.

Pastaj dëgjojmë si Gruevski bën marrëveshje që Janakieski të “futet” në 10 minuta në mes mbledhjeve të Gruevskit, që të dy bashkë me Martinin dhe “dy të tjerë” të zgjedhin vendim ideor në disa variante për kullën e Agjencisë për Elektro – komunikim në majën e Vodnos. Pastaj dëgjojmë se si urdhëron për garazhin me kate në qendër që të respektohet vendimi ideor në stilin barok ose klasicizëm. Me ç’rast është shumë i saktë se si të përgatitet vendimi ideor, dhe e mëson Janakieskin se një është barok e tjetër gjë klasicizëm. Këmbëngul për të vendos barok – të merren fotografi nga Viena, nga Praga, nga Parisi…

 

 TË KETË EDHE NGJYRË PORTOKALLI

Vijon biseda për dizajnimin e autobusëve dy katesh të rinj të cilët do të blihen për ndërmarrjen publike të komunikacionit. Dëgjojmë që Janakieski ka kërkuar ndryshimin e dizajnimit në motor, ai dhe kryeministri zgjedhin bile edhe dizajnimin e mbulesës së karrigeve. Gruevski dëshiron që në brendi të ketë diçka me ngjyrë portokalli “si simbol i kohës në të cilën janë furnizuar”. Gruevski është shumë i interesuar që në autobusë të ketë edhe hapësirë për reklama, “si në metrotë e Londrës me të cilat jemi vozitë”. Kërkon edhe “televizor”, sigurisht për reklamë… Interesohet a do të ketë edhe muzikë dhe si është zërimi, nëse Mile e ka dëgjuar, “të mos bëj zhurmë ndonjëherë”…

Vijon biseda mes Janakieskit dhe Martin Protugjerit, me hamendjen nëse të bëhet Aqua Park kur tanimë Pece (Naumovski) planifikon ta ndërtoj. Protugjer propozon të ndërtohet Diznilend, në mënyrë që të mund Mile të dërgoj djalin kur të rritet. Dëgjojmë se si Janakieski përgjigjet se Koce (Trajanovski) ka në plan të zgjeroj Parkun e lojërave ekzistues në dëm të gjelbërimit.

Në bisedë pastaj, Nikolla Gruevski në prezencë të ish kryetarit të Komunës Qendër, Vlladimir Todoroviç bisedon me Mile Janakieskin dhe zgjedh se çfarë ndërtese administrative duhet të ketë komuna qendër. Dëgjojmë që Janakieski ka paraparë ndërtesë të stilit barok prej 15 katesh, ndërsa Gruveski habitet se si është e mundshëm që ndërtesa me 15 kate të bëhet në barok. Pastaj kryeministri i mban një leksion të shkurtër Janakieskit për barokun dhe sa lloje të barokut ekzistojnë – që ka edhe “barok të zgjebosur”….

SHKALLËT SPANJOLLE TË RREZIKUARA NGA FITORJA E ZHERNOVSKIT

Pastaj dëgjojmë edhe një bisedë të Gruevskit me Janakieskin për shkallët spanjolle për sheshin Maqedonia. Nga kjo bisedë kuptojmë se cila është arsyeja pse shteti nuk e jep në qeverisje tokën ndërtimore komunës Qendër. Kjo ndodh për shkak të shkallëve spanjolle dhe të hotelit barok dhe hapësirës afariste e cila duhet të ndërtohet në sheshin Maqedonia. Biseda zhvillohet në vazhdën e zgjedhjeve lokale të vitit 2013, në periudhën para fillimit të mandatit të kryetarit të ri dhe këshillit të ri të komunës. Gruevski nuk do që ta lëshoj atë projekt, ndërsa Janakieski e bind se Zhernovski nuk mund ta frenoj, ngase “tek ne është pushteti”. Gruevski thotë që të mbajnë “maksimalisht” tokën në shesh të cilin do ta kërkoj Zhernovski, ndërsa Janakeiski thotë se do të bëj çdo gjë si ministër që të ndërpres çdo rrugë Zhernovskit.

Dëgjojmë që edhe Stevço Jakimovski do të përjashtoj më shumë se 100 të punësuar në Komunën e Karposhit, të cilët, siç ka dëgjuar Gruevski do të shkojnë tek Zhernovski, gjegjësisht në Qendër. Janakieski thotë që nuk do të jap pëlqim për punësime të reja, ndërsa këtë e kërkon edhe Gruevski.

Vijojnë edhe dy biseda. E para është në mes Nikolla Gruevskit dhe Mile Janakieskit, por në të kyçet edhe Elizabeta Kamçeska-Milevska. Në të, të dy ministrat i zbulojnë Gruevskit që shumë objekte të cilat kanë qenë nën mbrojtje si përmendore të kulturës ju kanë marr këtë status, me qëllim që siç thonë vet ata veprojnë siç duan ata. Ajo ka qenë lehtë deri kur  njeriu i parë i komunës qendër ka qenë, Vladimir Todoroviç. Por me ndryshimin e pushtetit në Qendër u krijon shumë telashe mu për këtë, megjithatë ato dëshirojnë që punët të shkojnë me të vjetrën, që të vazhdohet me fasadat baroke, me nënshkrimin e ministrit.

Më pas në bisedën tjetër Nikolla Gruevski debaton me Mile Janakieskin rreth ndërtesës afër Kishës nëse duhet të jetë barok apo klasicizëm.

 

JO MERMER, POR MALLTER – NUK KEMI PARA

Biseda në vijim mes Gruevskit dhe Janakieskit flet për atë nëse ndërtesat e reja duhet të jenë me mermer ose me mallter special që është imitim i mallterit, përveç asaj që kuptojnë që mermeri është më mirë ama shumë më i shtrenjtë, nga goja e kryeministrit dëgjojmë dhe që shteti më nuk ka para për të vazhduar me ndërtimet. Megjithatë, në ndërtesën e AEK, thotë të bëhet me mermer, sepse AEK ka para të paguaj këtë.

Në bisedën e fundit të kësaj përmbledhje, Gruevski bisedon me Silvana Bonevën e cila përgatit strategji për përfaqësim të deputetëve në seancën parlamentare për pyetjet e deputetëve në Kuvend. Në seancë pritet pyetje të vështira për ministren Elizabeta Kamçevska – Milevska, në lidhje me paratë të cilat janë harxhuar për Shkupin 2014. Gruevski vendos që Kamçevska – Milevska të mos paraqitet në seancë, që të mos ketë nevojë të përgjigjet për paratë e popullit të cilat i kanë harxhuar për luks. Siç thotë edhe vet Gruevski, nëse tregojnë sa para kanë harxhuar në Shkupi 2014, do të humbin. Është i përgatitur për gjithçka, vetëm që ta fsheh të vërtetën.

 

Të gjitha “bombat” i gjeni këtu.

 

Pres konferenca e nënkryetarit të LSDM-së Damjan Mançevski, në Shkup, 29.05.2015


Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.

=

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.