Biseda të përgjuara– pjesa 30: Nikolla Mlladenov

Dhjetë dyshime të reja për fatkeqësinë. Foto; Igor Banskoliev-Nova Makedonija

 

 Bisedat e përgjuara të prezantuara në këtë përmbledhje tregojnë që arsyetimi i qeverisë për vdekjen e Nikolla Mlladenovit “nuk pi ujë”, tha Zaev në konferencën për shtyp në të cilën e prezantoi këtë përmbledhje. Këtë e vërejmë edhe nga biseda e Ivica Kotevskit i cili thotë që një gjykatësi hetues ka hasur vështirësi në hetim – por kjo sipas tij nuk duhet të tregohet në opinion

Kjo përmbledhje e bisedave të përgjuara ngre dyshime të mëdha për sa i përket versionit zyrtar për aksidentin e gazetarit Nikolla Mlladenov, kuptojnë që hetimi ka shkuar keq, dhe se shumë informacione të rëndësishme për fatkeqësinë, që mund të japin kuptim tjetër, janë fshehur. Nga bisedat kuptojmë se është vështirë të merret si e vërtetë ajo që u shfaq si version zyrtar i aksidentit: që nuk ka shenja të ndeshjes me veturë tjetër; që në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur llogari fiskale; që trupi i Mlladenovit është gjetur 7 metër larg veturës; që arsye për fatkeqësinë është shpejtësia e papërshtatshme e veturës me kushtet e rrugës, theksoi lideri i LSDM-së në këtë konferencë për shtyp.

 

 LËSHIMET NUK KANË GUXUAR TË DALIN NË OPINION

Dy bisedat e para janë ndërmjet Gordana Jankulloskës dhe Martin Portugjer.  Në të parin Protugjer kërkon nga MPB të mos dilet me asnjë informacion në opinion; në të dytin dëgjojmë konfirmim të qartë nga ministrja që trupi dhe “mercedesi” janë gjetur me lokalizimin e telefonit të Mlladenovit, ndërsa zyrtarisht informacionet e publikuara nëpër mediume ishin që telefoni i Mlladenovit nuk është gjetur. Që trupi është lokalizuar me ndihmën e lokalizimit të celularit dëgjojmë ehe në bisedën mes Vllatko Mijallkov dhe një personi të panjohur.

Në bisedat që i dëgjojmë në vijim konfirmohet që gjykatësi hetues, i cili ka qenë i caktuar ta udhëheq rastin e Mlladenovit, për herë të parë ka punuar një rast të tillë dhe nuk ka pas përvojë. Ndihmësi i Jankulloskës, Ivo Koteski, thotë që gjykatësi hetues ka bërë disa lëshime gjatë hetimit, ish gjykatësi nuk është i aftë, por ajo, sipas saj, nuk duhet t’i tregohet opinionit. Ivo Koteski pranon që në MPB janë të pa koordinuar dhe që DSK aspak nuk bashkëpunon me gjykatësin hetues dhe që gjykatësi hetues nuk e ka ditë as ku ta dërgoj veturën e Mlladenovit për hetim.

 

“IDIOTI TOMÇE” ME LLOGARIT FISKALE DHE GJYKATËSI I FRIKUAR SI LEPUR

Pastaj vijon bisedë e Jankulloskës dhe Protugjerit, në të cilën ai e informon ministren që ka pranuar mesazh nga Zhoro ( Zoran Dimitriovski, asokohe kryeredaktor i “Nova Makedonija”, i cili e ka informuar që ka prova për fatkeqësinë e Mlladenovit që janë marr nga vendi (llogari fiskale, të cilat i ka gjetur gazetari Tomisllav Kezharovski). Të dy vendosin ta udhëzojnë Dimitrovksin drejt gjykatësit hetues ose prokurorit, Jankulloska ofrohet të lë takim me prokurorin në detyrë, ndërsa mundet edhe “me Markon drejtpërdrejtë”, duke menduar për Zvrlevskin.

Në bisedën më pas, mes Jankulloskës dhe Kotevskit, dëgjojmë që Kotevski i nervozuar nga “idiotët e Tomçes”, duke aluduar për Kezharovskin, i cili në “Nova Makedonija” ka publikuar fotografi nga llogaritë fiskale që i ka gjetur në vendin e fatkeqësisë. Për Jankulloskën llogaritë fiskale nuk janë relevante. Pastaj dëgjojmë për panikun që ka shkaktuar ky shkrim në “Nova Makedonija” tek Gjykata Themelore Shkup 1 dhe tek gjykatësi hetues, dhe fakti që disa policë kanë shpërndarë versione të ndryshme (me siguri edhe për punën e gjykatësit hetues), kështu që ka pas kërkesë MPB të bëjë demant për këto zëra… Kotevski dhe Jankulloska tallen me gjykatësin pa eksperiencë “dikush nga këto taze të sapo pranuar”, ndërsa Jankulloska thotë “nëpërmjet komunaleve”, duke aluduar në ndonjë Komitet Komunal të VMRO-DPMNE-së, nga ku janë dërguar lista të anëtarëve të partisë për punësime partiake.

 

PANIK PËR SHKAK TË NGJYRËS TJETËR

Në këtë bisedë zbulohen edhe prova tjera të rëndësishme për këtë rast, të cilat ngjallin dyshime serioze. Kotevski e informon Jnakulloskën që në pjesën e prapme të veturës së Mlladenovit ka pas, siç thotë, “një far ngjyre” të cilën hetuesit e MPB-së nuk kanë mundur të tregojnë sa është e vjetër. Ai thotë “mos dashtë Zoti informacioni të del, e hëngrëm, shko dhe sqarohu pastaj ti…”. Pastaj bisedojnë çfarë të ju përgjigjen gazetarëve që pyesin pse nuk është ngritur nga vendi i ngjarjes. Dëgjojmë shqetësim që nuk janë ngritur të gjithë gjërat, ndërsa për Kotevskin është me rëndësi që ka pas fotografi nga ato gjëra. Për Kotevskin dhe Jankulloskën gjetja e llogarive fiskale është informacion i parëndësishëm dhe trajektorja e lëvizjes së Mlladenovit nuk është informacion që duhet ta kuptoj publiku. Kotevski tregon që pas lokalizmit të stacioneve bazë, DSK e ka konfirmuar të gjithë trajektoren e lëvizjes së Mlladenovit. Jankulloska thotë që informacioni se ku ka lëvizur Mlladenov nuk është “për t’u bërë publik”. Pastaj nga Kotevski kuptojmë që nuk kanë punuar kamerat në pagesat rrugore, si dhe në hyrje të Shkupit, në lagjen Çento. Jankulloska thotë që kjo nuk është punë që gazetarëve duhet t’ju interesoj….

 

 KUSH E KA RADHËN NGA GAZETARËT?

Në bisedën e fundit nga kjo përmbledhje Koteski dhe Jankulloska, bëjnë humor të zi dhe zemërohen pse gazetarët i japin aq shumë lëvdata Mlladenovit, Dëgjojmë si Kotevski e angazhon Trendon e Goran Temenugovit të i dërgoj mesazh “Kush e ka radhën”. “A e pe çfarë ndodhi me Nikollën”. Ai më tej thotë që edhe gjatë komemoracionit të Mlladenovit dikush është dashur të pyes gazetarin Branko Gerovski a i ka të fryra gomat, që të mos guxoj të futet në veturë…

Në këtë bisedë dëgjojmë edhe një gjë “që ma treguan tanit, që nuk është për në opinion” – gjegjësisht ndjekja e lëvizjes së Mlladenovit sipas celularit sipas stacioneve bazë ka pas gjysmë ore pauzë në stacionin e aerodromit të Shkupit… Pastaj dëgjojmë kënaqësi të paparë që thirrja e fundit telefonike përpara se Mlladenov të dal nga shtëpia ka qenë nga Gerovski, tallen me këtë për “gazetarët që janë të orientuar për hulumtim” të ju tregojnë cili ka qenë njeriu i fundit, kështu imagjinojnë edhe titull “Çfarë i sugjeroi Gero përpara se ta dërgoj në vdekje”. Ose, thotë Jankulloska, Gero e dërgoi në vdekje, që ndiqet me të qeshura, ndërsa Kotevskit i vjen keq që ky mesazh nuk mund të del në publik, pasi mund të sigurohet vetëm me urdhër gjyqësor.

GRUEVSKI KA PAS INFORMACION PËR NGJYRËN TJETËR

Përndryshe, edhe Gruevski ka qenë i njoftuar për pjesën me ngjyrë tjetër të veturës së Mlladenovit. Zaev prezantoi edhe SMS porosi nga 3 prill të vitit 2013 dërguar Gruevskit.

“Sot në ora 14 do të vi hetuesi në MPB që t’i sqarojnë raportin e krim teknikës. Ka një çështje problematike, në veturë ka pak ngjyrë nga një veturë tjetër. Për bela për gjykatësin kjo ka qenë rast i parë dhe njerëzit tanë thonë që nuk po gjendet shumë mirë”, i shkruan Jankulloska kryeministrit Nikolla Gruevski.

 

Të gjitha “bombat” i gjeni këtu.

 

Pres konferenca e Zoran Zaevit, kryetar i LSDM, në Shkup, 07.05.2015

 

Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë. Qeverisjen e mirë dhe integrimin euro-atlantik më Evropën Jug-Lindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED dhe BTD.

Your email address will not be published.