Biseda të përgjuara – pjesa 25: Qeni i policisë nuk dallon parti

Kanë gënjyer edhe për "Vizaris", "Sopot", dhe djalin e Veljanoskit. Foto: Skrinshot

Krime të ndryshme zbulon kjo përmbledhje e bisedave të prezantuara në Prilep. Dëgjojmë si VMRO- DPMNE dhe të dëgjueshmit në prokurori dhe gjykata mund të usin në paraburgim kë të dëshirojnë, dëgjojmë se si gazetare e cila e lavdëron qeverinë bën marrëveshje me peshë miliona në një tender. Dëgjojmë që ministrat dhe vetë kryeministri diktojnë vendime gjyqësore, por edhe kalkulojnë me to që të arrijnë ” paqe” në koalicion me BDI-në. Dëgjojmë që edhe Jankulloska dhe Gruevski menjëher kanë janë informuar që djali i Trajko Veljanoskit është zënë me drogë në Greqi.

Biseda e parë tregon sa e thjeshtë është kur e ke prokurorinë pas vetes për t’i kurdisur paraburgim dikujt. Thjesht bisedon me Zvrlevskin… Nëse ai ngec, atje është ministrja e Punëve të Brendshme që “të shtyj çështjen”. Këtë e shohim nga biseda e parë e kësaj përmbledhje, ku aktor kryesor janë Ilija Dimovski dhe Gordana Jankulloska.

MILIONI I IVONËS

Vijon biseda mes Dragan Pavlloviç-Llatas dhe Ivona Talevska. Me këtë bie në ujë të gjithë konstatimet e Ivona Talevskës se nuk qëndron pas kompanisë “Vizaris”,bien poshtë  të gjithë pretendimet se nuk ka përfituar më shumë se 1 milion euro. Kjo bisedë, nga fillimi i vitit 2013, zbulon se Talevska e ka ditur se “do të kaloj Vizaris” , edhe atë disa muaj më parë para se të realizohet prokurimi për zgjedhjen e kompanisë nga ana e ministrisë së Shëndetësisë. Ajo thotë se ” Në 2013, në fund, 1 milion e 300 mijë euro do të përfundojnë në llogarinë time, të Vizaris”, flet për skemat nëpërmjet Bobanit dhe Orçes. Deri sa ti përfundojnë të hollat në llogarinë e saj, thotë Talevska, do të jetoj si “arusha në shpellë”, dhe nuk do të bëj jetë luksoze, që të “mos shkaktohen tronditje”.

SOPOT” DHE GJYKATAT NË DUAR TË VMRO-DPMNE-SË

Biseda vijuese është mes Gordana Jankulloskës dhe Sasho Mijallkovit. Në këtë bisedë gjejmë edhe një dëshmi se VMRO-DPMNE, Mijallkov, kanë të drejtë të vendosin veto në gjyqësor, si dhe, siç thotë Mijallkovi, kanë “urgjenca në gjyqësor, sipas marrëveshjes me BDI-në”. Shohim se si disa aktgjykime gjyqësore sillen jashtë gjyqësorit dhe se aprovim për ato duhet të jap Nikolla Gruevski. Bisedohet për rastin “Sopot”. Mijallkovi thotë se gjatë formimit të qeverisë që diçka janë marr vesh rreth rastit gjyqësor “Sopot”. Pastaj dëgjojmë për kërkesën e re të partnerit të koalicionit – për aktgjykimet për liri. Mijallkov munde,siç thotë ai vetë, të bisedoj me gjyqësorin dhe mund të bëhet ” edhe kështu edhe ashtu”.

Mijallkovi dhe Jankulloska kalkulojnë për skenare të mundshme për aktgjykimin. Çka do të ndodhte nëse merren vesh të tërhiqet akuza dhe a mund në atë rast personat e interesua të iniciojnë padi. E shqyrtojnë edhe mundësinë për falje, për uljen e dënimit apo lirimin e parakohshëm. Vlerësojnë se aktgjykimi për lirim nuk do të tingëllonte mirë për gjithë gjyqësorin. Mijallkovi mendon se më mirë është që të sillet aktgjykim nga ana e gjyqësorit, pastaj të shkohet në falje. Në fund të bisedës Mijallkovi dhe Jankulloska përfundojnë se më mirë është të bisedojnë me Nikolla Gruevskin.

DJALI I TRAJKOS ËSHTË PROBLEMATIK

Biseda e fundit është në mes Jankulloskës dhe Gruevskit, në të dëgjojmë edhe një skandal – edhe Jankulloska edhe Gruevski e kanë ditur se djali i Trajko Veljanoskit është kapur me drogë gjatë hyrjes në Greqi. Edhe Jankulloska edhe Gruevski pajtohen se djali i Veljanovskit është problematik (ndërsa Gruevski thotë se edhe vajza e Veljanoskit është e tillë), dhe i tërë rasti është ” një skandal ashiqare”. Jankulloska thotë se “normal” djali i Veljanoskit e ka kaluar kufirin e Republikës së Maqedonisë pa u kontrolluar, ngase është djali i kryetarit të parlamentit, dhe aspak nuk paralajmëron se do të merr masa ndaj përgjegjësve.

Punët shkojnë edhe më tej dhe Jankulloska konstaton se nga ana “tonëve” të MPB-së, janë bërë përpjekje që të lirohet djali i Veljanoskit dhe askund të mos evidentohet. Nikolla Gruevski  nuk reagon, vetëm planifikon si ta lajmëroj Veljanoskin se është i njoftuar me atë që ka ngjarë, por pa mos i komunikuar se kush ja ka përcjellë informacionin.

 Të gjithë bombat i gjeni këtu.

 

 Konferencë për shtyp e Pançe Ivanov, kryetar i KK LSDM- Veles, (23.04.2015)

 

Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë. Qeverisjen e mirë dhe integrimin euro-atlantik më Evropën Jug-Lindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED dhe BTD.

Your email address will not be published.