Biseda të përgjuara – pjesa 22: Fshehja e pronës dhe shfaqja e urrejtjes

Të çmendurit e partisë në Shtip,, gjuhë shfarosëse,kurbet në Afganisetan, Foto: Skrinshot

Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip, është në “përdorim të lirë” të VMRO-DMNE-së, ish kryetari i komunës së Manastirit është sjell si “jeniçer”, ndërsa edhe ky aktuali nuk është shumë i vlerësuar në mesin e funksionarëve të lartë partiak, njëjtë si Nikolla Todorovi, dëgjojmë nga kjo përmbledhje bisedash. Në të zbulohen edhe manipulimet e partisë gjatë zgjedhjeve, jo vetëm në Shtip por edhe në të gjithë vendin, ndërsa VMRO-DMNE ka “recetë” për biznesmenët që nuk ju binden. Dëgjojmë edhe për shtëpinë e Milloshoskit, si dhe për qëndrimin të Peshevskit, dhe partnerit të koalicionit të BDI-së.

 

Kjo përmbledhje është dedikuar ndërhyrjes në autonominë e Universitetit “Goce Dellçev”, keqpërdorimi i tij për interesa partiake dhe personale të individëve në VMRO-DPMNE, dëgjojmë për presionet ndaj kompanive dhe biznesmenëve në Shtip që të punojnë për qeverinë.

Biseda e parë  është mes Antonio Milloshovskit dhe Sasha Mitrev, rektor në universitetin e Shtipit, me ç’rast dëgjojmë për personin që është thirrur te Milloshoski dhe ka kërkuar angazhim në Universitet. Bashkëbiseduesit merren vesh se si kjo punë të realizohet- së pari i interesuari do të jetë vullnetar, ndërsa më pas mund të vijë parasysh punësimi.

STUDIMET E BONEVËS DHE QËNDRIMI PËR ALEKSOVIN DHE ZAHARIEVIN

Biseda e dytë është mes dy deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Silvana Bonevës dhe Nadica Tançeva- Tulieva, me ç’rast merren vesh për regjistrimin e Silvana Bonevës në universitetin “Goce Dellçev”. Vetë Boneva deklaron se është turp, ndërsa përkundrazi Tançeva e bind se “do të kryhet puna”. “Regjistrimi” do të realizohet nëpërmjet njerëzve të pushtetit.

Pas kësaj përsëri dëgjojmë bisedë mes Bonevës dhe Tançeva, në të cilën kryetari i komunës së Shtipit, Zoranço Aleksov, e ka quajtur të çmendur. Që ai ka filluar të sillet si jeniçer dëgjojmë edhe nga biseda e Vanço Kostadinov, aktualisht zëvendës ministër i bujqësisë, ndërsa atëherë Drejtor i Regjistrit Qendror, dhe Vllatko Mijallkov. Sipas Mijallkovit, Aleksov është “njeri i çuditshëm” dhe, siç thotë, disa madje mendojnë se “nuk është tamam me mendjen”. Në bisedën e radhës, në mes të Janakieskit dhe Aleksandër Nikolloskit do të dëgjojmë që, sipas të dytit, Ilço Zahariev “është bandit i paparë”, dhe ka rejting të lartë, për çka Janakieski thotë se është ashtu për shkak se ai nuk zihet nuk është dinak dhe është “lëpifsh”.

GJATË ZGJEDHJEVE REGJIM I VEÇANTË PËR TË PAPËRCAKTUARIT, TË PENSIONUARIT DHE BIZNESMENËT

Në bisedën e radhës dëgjojmë si në ditën e zgjedhjeve lokale në vitin 2013, Nikolla Gruevski, nëpërmjet sekretares së tij, kërkon që në Shtip të përshpejtohet aksioni, posaçërisht me qytetarët e papërcaktuar, që “të gjithë të nxirren”, në përputhje me listat e VMRO-DPMNE-së.

Pastaj dëgjojmë si Vanço Kostandinov, si drejtor i Regjistrit Qendror, së bashku me Mile Janakieskin, bëjnë plan që pensionistët të dërgohen jashtë shtetit përpara zgjedhjeve lokale, dhe të ndalohen në kufi, vetëm që të mos votojnë në zgjedhje.

Vijon biseda në të cilën edhe njëherë tregohet si punësimet realizohen ekskluzivisht nëpërmjet partisë dhe si fillimisht bëhet lista me emra, dhe pastaj në bazë të asaj liste nga “kuadrot”shpallet konkurs për punësim.

Pastaj nga dy biseda të Kostadinovit dhe Janakieskit kuptojmë ato që nuk duan të përkulen përpara VMRO-DPMNE-së gjegjësisht, pronari i “Vago Petrol, Istatov” – gjegjësisht, pas një sërë paraqitesh nuk lëshonpe, dhe thuhet që  “do ta marrin”. Në bisedën që vijon, kryetari i komunës së Shtipit, Aleksov dhe Vlatko Mijallkov merren vesh cilët biznesmen në qytetin e Shtipit duhet të ju bëhet presion dhe cilët, siç thonë, duhet të shfarosen.

“CILËSITË” E TODOROVIT DHE JANAKIESKIT

Pastaj nga biseda e Jankulloskës dhe Stavrevskit kuptojmë se çka mendojnë ato për ministrin e shëndetësisë, Nikolla Todorov, por edhe për shëndetësinë në përgjithësi. Që Nikolla Todorovi ka bërë shumë gabime strategjike dhe se problemi më i madh i shtetit është në shëndetësi. Që Todorovi ka shkaktuar probleme të njëjta edhe në ministrinë e arsimit, por atëherë nuk ka pasur shumë kohë për të eskaluar. Stavrevski konstaton se ajo është problemi madh edhe për partinë- me çka pajtohet edhe Jankulloska, dhe pastaj Stavrevski komenton se si asnjë nga kreu i partisë nuk i shikon punët në mënyrë objektive, por problemet fshihen nën tepih. Pastaj dëgjojmë se si ai mllefoset nga se “Spire dhe Kire” i kurdisin të gjithë ministrat , ndërsa atij i takojnë më shumë përgjegjësi.

Urrejtja e ndërsjellët ka qenë përditshmëri për ministrat në qeverinë e Gruevskit, kuptojmë nga bisedat. Dëgjojmë çfarë mendimi kanë Stavrevski dhe Jankulloska për Mile Janakieskin, si dështojnë punët me TAV-in e Turqisë; si Janakieski është ” pleh i vogël”, “kopil, një kopje keqe është bërë nga ky Nikolla”, ka qenë në Kinë “kur ka qenë fëmijë”. Jankulloska thotë se është me karakter të dobët, thotë se ka tentuar ta fus në krim, duke kërkuar të intervenoj për të afërmit e tij.

Pastaj ajo dhe Janakieski flasin për Silvana Bonevën, e cila paraqitet te ministrat se murri i TPM-së është fajtor…

MILLOSHOSKI NDËRTON FSHEHURAZI, PESHEVSKI KA “LEHUR”

Pas kësaj bisede, vijojnë bisedat në mes Jankulloskës dhe Martin Protugjerit – në bisedën e parë thumbojnë Liljana Popovskën, ndërsa në të dytin flasin se Antonio Milloshovski fshehurazi ndërton shtëpi, në stilin mediteran. Protugjeri flet për mallverzimet nga ana e Milloshoskit lidhur me vendin në të cilin ndërtohet shtëpia por edhe rreth paraqitjes së banesës të Milloshovskit të fituar përpara fillimit të mandatit, a në realitet është blerë më pas. Të dy habiten pse Milloshovski fsheh ndërtimin e shtëpisë.

Pas kësaj dëgjojmë se si habiten që Sindikata e TPM-së e përkrah grevën e mjekëve, por edhe konkluzionin se ajo është ashtu për shkak se nuk ka “maçok të mirë” në ministri që t’i rregulloj. Pastaj Jankulloska dhe Stavrevski e përfolën edhe Vlladimir Peshevskin, gjegjësisht “Hipo” , i cili nuk e dinë ” ç’është Kumanova, ç’është Strumica”. Në bisedën që vijon, Stavrevski është tepër i mllefosur me Peshevskin i cili “ka lehur” për punët për të cilat janë marrë vesh që të ruhet si ekskluzive për t’u publikuar, në ngjarjet në tre Odat Ekonomike. Ministri i financave thotë poshtërisht  pikërisht Peshevski  shpejtoi i pari të tregoj se si do të kthehen borxhet ndaj Kompanive. Por ai zbulon se ka siguruar kredi të ri prej 250 milion eurosh, i cili do të shfrytëzohet për kompanitë dhe për qytetarët mu para zgjedhjeve, me qëllim që të “bindet opinioni” për masat pozitive të VMRO-DPMNE-së.”Ku ishte kopili për recensionet të jap deklaratë,ashtu i keq, i lig dhe i paedukuar”, thotë Stavrevski i mllefosur.

BDI-JA DHE AFGANISTANI 

Në bisedën në vijim me epitete “i nderojnë” politikanët e njohur të BDI-së, por edhe dëgjojmë që ata me fat që Gruevski do t’i zgjedh që t’i vizitoj do të fitojnë gjithçka çka të kërkojnë, ndërsa ato që në të vërtetë kanë nevojë për ndihmë harrohen dhe ngelin pa mëshirë.

Vijon biseda e cila zbulon që bile edhe pjesëtarët e njësive të forcave speciale të policisë duan që të shkojnë në Afganistan me pagesë dhe bëhen intervenime që të marrin leje, madje dhe kryetari Ivanov intervenon që pjesëtarë të sigurimit të tij të shkojnë në Afganistan. “Nuk do t’i ngjajmë një shteti serioz, ikin. Si do të arsyetohemi ne si parti politike, do të thonë madje edhe ato janë në këtë derexhe…”, thotë Stavrevski. Nga biseda kuptojmë që edhe vëllai i bashkëshortit të Jankulloskës i cili është punësuar me intervenime nga ana e tij, gjithashtu do të shkoj në Afganistan në “tezgë” dhe do të marr pushim pa pagesë.

 

 Të gjithë “bombat” i gjeni këtu.

 

Konferencë për shtyp e Vlladimir Milloshev, kryetar i KK LSDM-Shtip, Shtip,18.04.2015

 

Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.