Biseda të përgjuara – pjesa 14: Negociatat me të “verdhët”

 

Prokurime të rregulluara në TEK “Bitola” që të fitojnë shefat e mediave besnike dhe ortakët e tyre, si janë marrë vesh për “hekurudhat”, si është dashur të shkelen ligjet që qendrën ta marrin njerëz të afërt të Gruevskit që të “ngjajë” në barok, por edhe si janë përgatitur “tenderët” për autostradat e reja – gjithë këtë e dëgjojmë në këtë përmbledhje bisedash.  

Biseda e parë nga kjo përmbledhje është mes Nikolla Gruevskit dhe Vllatko Çingovskit, drejtori i TEK Manastir. Ata bisedojnë me shumë kode, por është e qartë që bëhet fjalë për trukim të prokurimit për nxjerrjen e thëngjillit TEK Manastir, a sipas asaj që thotë Zaev në konferencë për shtyp në të cilën i zbardhi këto biseda, duhet ta fitojnë Goran Jovanovski, pronar i Sitelit, por edhe biznesmeni Sead Koçan…

Në dy bisedat në vijim dëgjohet se si  hulumtohet hapësira për “hekurudhorët”, gjegjësisht për prokurimin i cili duhet të realizohet,  dhe Gruevski në kontekstin e katër ofertave të cilat janë pranuar nga katër vende të cilat ai dhe Janakieski i përmendin vetëm me shkronjën e parë, posaçërisht interesohen cilat janë gjasat për “të dytin”, e cila i ngjason në diçka që i është premtuar një ofertuesi…

QENDRA NË BAROKUN E GRUEVSKIT

Pastaj temë janë fasadat e EVN-së dhe të gjithë Galerive. Gruevski insiston te Janakieski që e gjithë puna të kaloj si gabim teknik, duke e bindur se nuk do të jetë ai i cili do të jetë i përfshirë në krim, që si “ajo” nga komuna Qendër do të ketë rol vendimtar, por nga ajo, gjithsesi, të fshehin që atë që po e bëjnë nuk është ligjore. E bind Janakieskin që as në ëndërr nuk do të donte ta shty në diçka për të cilën ai do të mbaronte në burg. Janakieski i kundërshton dhe i thotë se puna nuk mund të realizohet ashtu, ngase nuk ka asnjë mundësi ligjore. Me presionin e vazhdueshëm,  Gruevski nga Janakieski në fund detyron një “po” të vështirë.

Vijon biseda e cila është emetuar në konferencën e shtatë për shtyp në mes të Stavrevskit dhe Jankulloskës në të cilëm ministri i Financave, mikeshës dhe koleges së vet i tregon që Gruevski e ka detyruar Vlladon (Pesheski), Mile ( Janakaieski) të nënshkruajnë kontratë të paligjshme me Kinezët, ndërsa Stavrevskin e ka detyruar që të ndërmjetësoj me ata. Ai më tutje tregon për çka është kontrata- kompania kineze e cila duhet t’i ndërtoj rrugët nuk është zgjedhur me prokurim.

TË MERREMI VESH ME TË “VERDHËT”

Biseda më pas është përsëri për këtë çështje- Gruevski e pyet Janakieskin deri ku ka arrit puna me “të verdhët”, cilët kompani kineze janë në lojë, a njëkohësisht këmbëngul që ai të jetë në takim, nëse ajo nuk është e mundur atëherë ministri të anuloj takimin, deri sa Gruevski nuk lejohet të  marr pjesë në këtë takim.

Bisedat që vijojnë janë për ndërtimin e dy auto rrugëve – Miladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër.

Në bisedën e parë shohim si vlera e përcaktuar për auto rrugën Kërçovë-Ohër “kërcen” në 74 milion euro, pastaj si ka kërcyer edhe për të paktën 6 milion euro. Nga biseda në mes Gruevskit dhe Janakieskit pastaj dëgjojmë që provizioni prej 5 përqind do të thotë mes 15 deri 18 milion euro. Gruevski nuk është i sigurt që kompania do të jetë e gatshme të paguaj atë shumë, por thotë që Janakieski në fillim të kërkoj 15 milion, pa të shoh si do të reagojnë…

NJËRA OSE TË “DYJA”

Dëgjojmë se si kompanitë të manovrohen me qëllim që të fitohet çmimi i dëshiruar, por të fitoj pa u vërejtur kompania e “zgjedhur”, dhe  në këtë formë të fshihet manipulimi.

Biseda e fundit është në mes Mile Janakieskit dhe bashkëshortes së tij. Nga ajo që bisedohet nënkuptojmë që deri në orët e hershme të mëngjesit vendoset marrëveshja me Kinezët, ndërsa parashikohet që do të ngelen deri në ora 5. Me këtë, thotë ministri, do të përfundojnë mundimet e tij, që kanë zgjatur tërë javën.

 

 Të gjithë “bombat” i gjeni këtu.

 

Konferenca për shtyp e Zoran Zaevit, kryetar i LSDM-së, Shkup,26.03.2015

 

Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.