Biseda të përgjuara – pjesa 13: Parcelat e kryeministrit 2

Parcela e Gruevskit si Olimpi- mbi të askush të mos ketë. Foto: Meri Jordanovska- Prizma

Nikolla Gruevski e dëgjon rrëfimin e Mile Janakieskit se deri ku ka arritur me procedurat për parcelat e Gruevksit, kërkon që të lëvizet një rrugë që të mos dëmtohet parcela, bisedohet se si merret prona shtetërore q[ e njëjta të privatizohet, Flet edhe për atë se si e ka gënjyer Fiat Canoski për rastin “Kosmos”, tallet me gjendjen private të investuesit, ndërsa bën edhe plan për presion të ri psikik ndaj tij, gjithashtu jep edhe instruksione që të gjinden probleme të reja në të gjithl procedurën e Canoskit

Gjashtë bisedat e para të cilat u prezantuan në këtë konferencë për shtyp janë mes Nikolla Gruevskit dhe Mile Janakieskit. Në të parat Gruevski kërkon informacione që deri ku ka arritur Janakieski me atë  “tek VT” dhe nëse ka gjetur parcela që të kompletohet parcela të cilën e kanë planifikuar; dëgjohet se si duke i pritur prurjet e reja të PPU-së pyet nëse Mile ka kryer punë ose nëse duhet të shitet- tashmë ka gjetur blerës; si kërkon që rruga të rivendoset “nga sipër” që të mos dëmtohet shumë parcela, si “ajo me blu”, e cila është pronë shtetërore do të merret që të riformohet parcela. Dëgjojmë si gëzohet që e ka marrë të gjithë vendin deri në kufijtë e paraparë të PPU-së, dhe nuk mund të ndodh më pas dikush më lartë të marr tokën dhe të ndërtoj, që do të thotë parcela e Gruevskit do të jetë më lartë; dëgjojmë në vijim si e paralajmëron Janakieskin të mos harroj për parcelën ” tek VT”, për shkak se PPU-ja së shpejti do të shkoj në anketë publike, dhe të merret që të mos ndodh që ajo pjesë të shkoj në duar të dikujt tjetër; dhe më pas dëgjojmë si kërkon sërish zhvendosje më lartë…

TALLJA ME FIJAT CANOSKIN

Më pas vijojnë edhe tre biseda mes mes Janakieskit dhe Gruevskit, të dedikuara manipulimeve dhe  trukeve që ja bëjnë Fijat Canoski. Gruevski së pari tregon si Canovski me dokumente të publikuara ka të drejtë në lidhje me “Kosmos”, ndërsa Gruevski i ka thënë që nuk e di për shkaka se puna vonohet. Pastaj me përqeshje flet për gjendjen e Canovskit dhe për punët private që i ka ditur… ndërsa Janakieskit i thotë të mendoj ndonjë arsyetim pse e vonojnë- ndërsa gjatë bisedës e përgatisin gënjeshtrën të cilët duhet të ja prezantojnë investitorit të pafat. Gruevski në fund të bisedës së parë sqaron që e gjithë këtë e bën për shkak të “e ka sulmuar” dhe ka dashur ta “mbyll”, ndërsa Gruevski i ka “treguar” që pasojat dinë t’i thonë stop.

PLANI DJALLËZOR VAZHDON…

Në bisedën e dytë për Canovskin, Gruevski me keqdashje thotë që do ta lë Canovskin “të mendoj deri në mbrëmje”, gjegjësisht do ta kontaktoj në orën 23-30. Më pas do t’i thotë që situata është komplikuar, që ka problem me Kadastër… dhe i thotë Janakieskit të nënshkruaj të mërkurën paradite për shkak se paradite do të ketë votime, dhe Canovski mund të bëj problem…

Në bisedën e fundit Gruevski i tregon Janakieskit që është takuar me Canoskin, dhe që i ka thënë t’i ndihmojnë, por ka bërë disa gabim. për këtë shkak punët janë komplikuar. Canovski ka thënë që do ta padis kryetarin e komunës së Shkupit dhe të Gazi Babës, dhe do të ju kërkoj dëmshpërblim. Gruevski jep instruksione që të bëhet diçka, që mos dalin fajtor Toni dhe Koce, të cilët kanë qenë të shqetësuar nga kërcënimet e tilla.

 

 

 Të gjithë “bombat” i gjeni këtu.

 

Konferencë për shtyp nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, Shkup 23.03.2015

 

Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.