Biseda të përgjuara – pjesa 1: „Duhet të dihet kush është pushtet këtu!“
Si realizohen punësimet partiake dhe cilat nga ato janë më urgjente, si “fshatarja” nga Strumica i nxjerr prej kontrolli ministrat, por edhe si përgatitet furnizimi “mercedesit” të shtrenjtë të kryeministrit – këto janë disa nga gjërat që i kuptojmë nga përmbledhja e parë e “bombave”.
Në konferencën e parë për shtyp në të cilën u fillua me publikimin e incizimeve të bisedave të përgjuara të cilat kanë arritur tek ai, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i prezantoi incizimet nga nëntë biseda.
E para është nga një bisedë ku ai jep deklaratë për një gazetare nga Radio Evropa e Lirë për problemet me donacionet nga Ministria e arsimit për komunat, pastaj vijon një konsultim i Zaevit me drejtorin e ndërmarrjes publike “Komunalec” nga Strumica, si dhe bisedë e Zaevit me nënkryetaren Radmilla Sheqerinska për incidentin me 1 qershor 2011, pas kthimit të saj nga një tubim në Prilep, ku vetura e saj u godit me shishe të plastikës.
Më pas Zaev publikoi incizime të bisedave private mes tij dhe vajzës së tij, me çka u lëshua një bisedë e gjatë mes Zoran Stavrevskit dhe Gordana Jankullovskës.
URDHRAT E KRYEMINISTRIT PËR PUNËSIME PARTIAKE REALIZOHEN ME URGJENCË
Në emetimin e bisedës së pestë, ministrat dhe bashkë partiakët flasin për iniciativën e Tito Petkovskit në komision parlamentar për kërkimin e përgjegjësisë politike nga ai, por edhe për interpelacionin e Jankullovskës. si dhe për atë se si të zgjidhet problemi me deputetët e më hershëm të VMRO-DPMNE-së, gjegjësisht si të punësohen ato dhe si kjo të kaloj nëpërmjet partisë dhe Ministrisë së Financave, e cila duhet të jep vendim për punësim. Stavrevski këtu tregon që angazhohet që të gjithë kërkesat për punësim që do arrijnë të marrin përgjigje pozitive. Pastaj dëgjohet që punimet partiake që vijnë nga kryeministri realizohen urgjentisht.
MENDOHET PLANI PËR “MERCEDESIN” E RI
Njëkohësisht Jankullovska dhe Stavrevski e diskutojnë sjelljen e deputetes së VMRO-DPMNE-së “katundares nga Strumica”, siç thuhet “е thekur nga koka”, e cila mendon, sipas tyre, se është eurodeputete, dhe duhet të vendos pa mbrojtje, në mënyrë diplomatike, për dallim nga Pavle Sozdov, për të cilin thonë se i zgjedh punët ” pa doreza”. Stavrevski më pas thotë që deputetja “duhet të shkelet sa herë që të jetë e mundur”, dhe pastaj thotë ” asaj nuk i shkon mendja sepse është në klimaks”.
Në bisedë tregohen edhe detaje nga biseda ndërmjet Jankullovskës dhe Gruevskit për blerjen e veturës dhe si të realizohet procedura, gjegjësisht si të bëhet prokurimi. Më pas bisedojnë edhe për marrëveshjet me norvegjezët dhe me izraelitët, si dhe për disa punë tjera për të cilat duhet të konsultohen me Jançevskin dhe të “mbarohet punë me Vllajkon”.
Pastaj vazhdon biseda e Ali Ahmetit dhe një person i quajtur Fatmir, i cili paraqet një konsultim për një problem shëndetësor, më pas vijon biseda e Menduh Thaçit me një mik të tij, në të cilën kryetari i PDSH-së informohet për udhëtimin e personit në fjalë.
Në bisedën tjetër të Rufi Osmanit me një person të quajtur Bujar, me siguri gazetarë, së pari flitet për një deklaratë në gjuhën maqedonase e cila është dashur të incizohet, ndërsa më pas bisedojnë për atë se cilat nga materialet e incizuara mund të përdoren për një reportazh në televizonin A1, me çka Bujari tregon që është me Naimin ( sipas të gjitha gjasave, Vrenezi). Osmani, thekson që do të fshi “etiketën tek maqedonasit që janë kundër maqedonasve”… nuk ka asgjë nga ajo”.
Biseda e fundit është e Lubçe Georgievskit me një person tjetër, ku të dy merren vesh për një takim.
Të gjitha “bombat” i gjeni këtu.
Konferenca për shtyp e Zoran Zaev, kryetari i LSDM në Shkup, (09.02.2015)
Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari