BE-ja u ka bërë thirrje rrjeteve sociale që të raportojnë përmbajtjen e krijuar nga inteligjenca artificiale

Si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të luftuar dezinformimin rus, BE-ja i ka kërkuar Facebook-ut dhe platformave të tjera që të vendosin më shumë burime në përmbajtjen e kontrollit të fakteve në Evropën Lindore, ku fushatat e dezinformimit rus shihen si kërcënim.

Kompanitë e mediave sociale, përfshirë Google dhe Facebook, janë nxitur nga BE “menjëherë” të fillojnë etiketimin e përmbajtjeve dhe fotove të krijuara nga inteligjenca artificiale, si pjesë e një sërë hapash për të luftuar lajmet e rreme dhe dezinformatat që vijnë nga Rusia, raporton “The Guardian”.

Në të njëjtën kohë, BE-ja ka paralajmëruar platformën Twitter se do të përballet me sanksione të shpejta nëse nuk respekton ligjet e reja të përmbajtjes digjitale që hyjnë në fuqi në të gjithë bllokun më 25 gusht.

Kompania në pronësi të miliarderit Elon Musk ka hequr dorë nga kodi vullnetar i BE-së për dezinformimin dhe mund të gjobitet deri në 6 për qind të të ardhurave të saj globale apo edhe të ndalohet në të gjithë BE-në nëse nuk respekton Aktin e Shërbimeve Digjitale të Unionit.

Si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të luftuar dezinformimin rus, BE-ja i ka kërkuar Facebook-ut dhe platformave të tjera që të vendosin më shumë burime në përmbajtjen e kontrollit të fakteve në gjuhët e pakicave dhe në Evropën Lindore, ku fushatat e dezinformimit rus shihen si kërcënim.

“Kjo nuk është një gjë e zakonshme – ajo që duan rusët është të minojnë mbështetjen e opinionit publik të qytetarëve tanë në drejtim të mbështetjes për Ukrainën. Thjesht duhet të mbrojmë interesat tona, demokracinë tonë”, tha nënkryetarja e Komisionit Evropian, Vera Jurova, duke bërë të ditur paketën e re.

Bashkimi Evropian konsiderohet një lider në rregullimin e kompanive të teknologjisë dhe aktualisht po zhvillon ligje të veçanta të intelegjencës aritificiale me një kod të veçantë të rënë dakord nga 44 kompani teknologjike, duke përfshirë TikTok dhe YouTube.

Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.